20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

të caktuara financiare, financa, arsim etj. Ato pёrfaqёsonin pushtetin lokal dhe ishin pёrgjegjёse pёr

miradministrimin e çёshtjeve financiare, tё drejtёsisё, arsimore. “Krahinat – theksonte programi,-

numёrohen si pjesё shoqnore tё pamvarshme, tue randue çfarёdo dobie a dami mbi shpindё tё tyne„.

Prefekturat do tё njiheshin si “njё pjesё e veçueme pёr vedi dhe do tё ketё mvehtёsien nё punё botore,

tё bulqёsies, n`arsim sipas tё ardhunavet tё saj„. Pёr mbarëvajtjen e punёve dhe sanksionimin e tё

drejtave e detyrave tё nёnpunësve tё administratёs shtetёrore lokale nё prefektura, nёnprefektura etj.

“do tё hartohej njё ligj i posaçёm„ ku do tё pёrcaktohej mёnyra e tё ndarit e tё formimit tё

prefekturave e tё nёnprefekturave, mbi tё zgjedhmen e kёshillave administratore e mbi detyrat e

kёshilltarёve administratore „.

Rёndёsi tё madhe i kushtonte “Partia Demokrate„ zgjedhjes tё nёpunёsve tё administratёs

shtetёrore. Kriter bazё do tё ishte aftёsia, zotёsia e nёpunёsit. Pёr kёtё arsye nё program nёnvizohej

posaçёrisht ideja se “veç kushteve tё shёrbimit qё do tё shpjegoheshin nё ligjin themelor –

(Kushtetutёn –R. M., H.K.), pёr nёnpunёsit qё do tё kishte kushte tё tjera dhe besimi (fetar –R. M.,

H.K.) nuk do tё merrej parasysh. Vetёm do tё shikohesh zotёsia e aftёsia e nёnpunesit qi duhet tё ketё

mbas vendit e njёsies ku emёroheshin„. Duke vlerёsuar kёtё moment tё rёndёsishёm, parashikohej qё

sipas “rregullave tё drejta e tё arsyeshme do tё hartohej njё ligj e posaçme qi tё tregojё mёnyrёn e

zgjedhjes e tё emёrimit tё nёnpunёsve, rritjen (kualifikimin –R. M., H. K.) dhe qitmen nё pushim,

detyrat dhe gradat e pёrgjegjёsies sё tyne„. Çdo nёpunёs i administratёs shtetërore, i drejtësisë dhe

ushtarakët duhet të ishte i depolitizuar e i departizuar dhe t`i shёrbente me paanёsi popullit. Pёr kёtё

çёshtje programi shprehej direkt, qartё dhe prerazi. Madje, ndaj atyre qё nuk merrnin parasysh kёtё

orientim, parashikoheshin sanksione. “E papёrziemja e nёnpunёsve n`ato tё drejta qi i pёrkasin

popullit meqenё se asht pёr dobie e shpёtim tё Atdheut, gjith nёpunёsat e administratёs tё drejtёsies e

tё disiplinёs ushtarёt e oficerёt do tё lehen jashtё rrejedhjeve (partijave) tё politikave. Do tё bahet nji

ligjё e posaçme pёr punё tё ndёshkimit tё atyne nёnpunёsave tё qeverisё qё hynё nё ndonjё partie ose

nji shoqnie tjetёr„.

Nё sythin “Punёt e Drejtёsies„ parashtroheshin synimet e Partisё pёr kёtё fushё tё rёndёsishme tё

jetёs e tё veprimtarisё politike e shtetёrore. Thelbin e synimeve e pёrbёnte krijimi i legjislacionit tё ri

tё Shtetit Shqiptar, tё bazuar nё nevojat e zhvillimit politiko – social, tё shoqёrisё shqiptare dhe tё

mbёshtetur nё tё drejtën zakonore kombëtare. Qëllimi themelor i legjislacionit ishte mbrojtja e nderit,

frymës kombëtare, sigurimi e garantimi i jetës dhe i pasurisë së pronës të qytetarëve dhe mbrojtja e të

drejtave. “Partija – thuhet në program – ka – dalë – ka – dalë tue përmirësue e ngren (heqë –R. M.,

H. K.) gjithnjë ligjet që janë në pёrdorim, do të mundohet të shestojnë (krijojë –R. M., H. K.) e të

vejë në zbatim ligje qytetnore (civile) e ndëshkimore (penale), si mbas gojdhanës dhe venomeve

kombtare e mbas nevojave të klimës. Fundi i qëllimit në shestim (krijimit –R. M., H. K.) të ligjeve të

përmirësueme ka me qenë të ruejtuenit e shpirtit të nderës e të zotnimit dhe të sigurimit e të nxjerrmes

së drejtës në shesh„.

Principet e ndërtimit e të funksionimit të Shtetit Shqiptar, Partia Demokrate i kishte parime të

frymëzuara nga përvoja e shteteve më të zhvilluara të kohës, por që merrnin parasysh psikologjinë,

traditën dhe zakonet e, sidomos, doket e të drejtën zakonore shqiptare, si dhe nevojat e popullit

shqiptar. Në thelb ato përbënin një zgjidhje origjinale, me veçori specifike dhe me natyrë e frymë

demokratike, sepse, siç konstatohet, ato synonin të vendosnin shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, shtetin

që mbronte e garantonte liritë politike e të drejtat demokratike të qytetarëve të vet, që siguronte

pasurinë e tyre. Shtet që siguronte rendin e qetësinë, drejtësinë e zbatimit të ligjit para të cilit të gjithë

duhet të ishin të barabartë. Për kohën koncepte të tilla ishin mjaft të avancuara dhe zbatimi i tyre

presupozonte vendosjen e rendit demokratik në Shqipëri, pra, shënonte një hap të madh në zhvillimin

politiko – social të shoqërisë shqiptare. Kjo përbёnte një ndër kërkesat themelore të lëvizjes politike

që nisi në Shqipëri menjëherë pas Kongresit të Lushnjës, i cili shënoi një moment kthese në historinë e

Shqipërisë. Këtë, siç theksuam më lart, e kuptoi Hoxha Kadri Prishtina. Dhe jo vetëm e kuptoi, por me

intuitën e personalitetit, të politikanit e burrit të shtetit, të përkushtuar fateve të Atdheut e të popullit të

vet dha ndihmesën e tij për përcaktimin e nevojave e të drejtimeve të reja të zhvillimeve që duhet të

merrte procesi historiko – politik në Shqipëri. Kështu shpjegohet hartimi i këtij programi politik të

~ 432 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!