20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

pёrgjithёshme. Prandaj ka tё drejtё tё pyesi e tё kёrkojё shkoqitje prej Kabinetit (Kёshillit Ministruer)

ose prej njanit ministёr, pёrmbi rrjedhimin e punёvet e pёr veprat e kryeme. Pёr pyetje e kёrkim

shkoqitjeve nuk ka nevojё pёr vendim tё shumicёs. Programi shkoqit në detaje mjaft tё drejta e detyra

tё Parlamentit. Vёmendje i kushton rasteve tё organizimit tё anketave.

Ai pёrcakton qartё se, kur dhe kush kish tё drejtё tё kёrkonte anketёn parlamentare, mёnyrёn e

organizimit, tё drejtat e komisionit parlamentar, detyrimin dhe zbatimin rigoroz tё tё gjitha kёrkesave

tё ligjit pёr kёtё çёshtje.

“E bamja e hetimeve ligjore (enchete parlamentaire), pёr ndonjё çёshtje mund tё ngjajё kurё tё

kёrkohet sё paku prej gjysёs tё Kёshillit tё Kombit. Kjo kёrkesё nё qoftё se pranohet prej Kёshillit tё

Kombit, atёher komisioni i emnuem pёr tё bamen e hetimeve ka tё drejtё tё marrin dije tё plotё dhe tё

shofin çdo akt tё zyrёs qё dёshirojnё. Po pa leje tё Ministrit tё gjegjёshёm nuk mund tё shifen aktet qi i

pёrkasin tё mёshefunave politike e ushtrijake„.

Ështё me mjaft interes tё gjykohet dhe vlerёsohet pёr kohёn koncepti pёr mёnyrёn e organizimit tё

zgjedhjeve tё deputetёve tё Kёshillit Kombёtar, ku i jep pёrparёsi elementeve qё garantonin,

shprehnin rrugёn dhe mjetet demokratike, lirinё e plotё tё tё zgjedhurit e tё zgjedhjes, mёnjanimin e

arbitrariteteve, zbatimin e vullnetit tё votёs sё lirё tё popullit, mënjanimin e ndёshkimin e ndёrhyrjeve.

“Tё zgjedhunit e deputetit asht nji e drejtё dhe detyrё e shenjtё pёr çdo bashkёatdhetar„. – theksonte

programi – Prandaj sikurse gjithёsejcili asht i detyruem tё zgjedhi deputet, çdo shqiptar mundet me u

zgjiedhё deputet nё çdo njanёn krahinё tё Shqipёnies„. Dhe mё tej vazhdohej: “Zgjedhja e deputetvet

do tё bahet me njё liri tё plotё, tue qenё larg çdo pёrzimje. Do tё ndalohet rrepsisht e bamja e

influencёs e nёnpunёsve tё shtetit tek zgjedhёsat. Ata nёnpunsa qi do tё pёrdorin influencёn e tyre nё

zgiedhje tё deputetёve, do tё hiqen nga puna dhe do tё ndёshkohen me ndёshkime tё ndryshme.„

Rёndёsi tё veçantё i kushtohej mёnyrёs sё pёrcaktimit tё formёs sё shtetit dhe miratimit tё ligjit

themelor tё tij, Kushtetutёs. “Partia Demokrate„ mbronte pikёpamjen nё kёto probleme themelore tё

jetёs politike e shtetёrore tё Shtetit Shqiptar tё zgjidheshin me rrugё demokratike, nёpёrmjet

mbledhjes sё Asamblesё Kushtetuese ku çdo nёnprefekturё do tё çonte si pёrfaqёsues tё saj dy

delegatё, tё cilёt do tё zgjidheshin “prej atyne qё i dinё nevojat e Kombit e tё kёtij shekulli„ – thuhej

nё programin nё fjalё. Me t`u mbledhur Asambleja Kushtetuese, Parlamenti do tё shpёrndahej dhe do

tё bёheshin zgjedhje tё reja.

Pas pёrcaktimit tё formёs sё shtetit dhe miratimit tё Kushtetutёs, Asambleja Kushtetuese do tё

shpёrndahej duke ia lёnё vendin Parlamentit tё ri, i cili do tё dilte nga zgjedhjet e reja.

Nё sythin: Punёt e Mbrendёshme, programi pёrcakton konceptet e Partisё pёr rregullimin e

funksionimin administrativ tё Shtetit shqiptar dhe pёr ndarjen territoriale administrative tё tij.

“Shqypnija – vinte nё dukje programi – do tё ndahet nё Prefektura e Nёnprefektura, tё mbramet do tё

jenё tё lidhura nё tё parat dhe kёto (ёshtё fjala pёr prefekturat –R.M., H.K.) me Ministrinё e Punёve

tё Mbrendёshme, e cila do tё pёrpiqet pёr pёrmbajtjen e njisies sё vendit. Por disa nёnprefektura do tё

organizohen simbas zakoneve tё tyne tё herёshme tue u marrё parasysh gjindja e veçante dhe

ndryshimi qё kanё me tё tjerat„.

Ndёrtimin e administratёs sё re tё shtetit e shikonte tё lidhur ngushtё me veçoritё e krahinave,

dukuri qё vёshtrohej doemos nё favor tё interesave tё zgjidhjes sё problemeve e tё detyrave qё

kёrkonin banorёt. Veç prefekturave e nёnprefekturave vlerёsohej posaçёrisht edhe organizimi i

krahinave (komuneve – R.M., H. K.), tё cilin e konsideronin si “themeli i organizimeve tё

administratёs„ dhe qё duhej shtrirё me kujdes “nё çdo anё tё Shqypnies„. Nё kёtё proces duheshin

marrё parasysh veçoritё krahinore, traditat, zakonet, lidhjet fisnore e krahinore si kushte pёr krijimin e

njё administrate efikase. Kёto parime dhe faktorё historikë, psikologjikë, shoqёrorë, gjeografikë,

etnografikë sugjerohej tё vlerёsoheshin pёr krijimin e çdo krahinё, veçmas pёr ato tё malёsive. “Nёr

vende ku pёrdoren ligjet e malёsinave (Kanuni i Lekё Dukagjinit ose Xhibali), - theksonte programi, -

krahinat do tё krijohen tue marrё parasysh lidhmia dhe e shkuemja qi kanё fiset njana me tjetrёn„. Nё

krye tё krahinёs do tё ishte njё krahinar dhe njё pleqёsi e zgjedhur. Gjithashtu nё administratёn e

krahinёs do tё vendosej njё sekretar, njё tagrambledhёs, disa xhandarё e roje pyjesh. Gjithё personeli i

administratёs sё komunёs varej nga pleqёsia e zgjedhur. Krahinat kishin një farë pavarёsie në çështje

~ 431 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!