20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

prej çdo fejet qё tё jenё, njё bashkim tё vёrtetё kombёtar e politik e me kёt bashkim mundohet pёr

mvehtёsinё, zhvillimin e pёrparimin e Shqypnies„. 293

Duke zhvilluar e sqaruar mё tej idenё rreth qёllimeve tё “Partisё Demokrate„ programi thekson se ajo

do tё punonte pёr “me shpёtue Shtetin prej shkatёrrimit dhe popullin prej çdo vuejtjeje e dani (dami –

R.M., H.K.), tue i dhanё fund çdo vepre ambicioze e shkeljeje„.

Nё program theksohet prerazi se ndёr qёllimet themelore tё punёs sё Partisё do tё ishte vendosja e

shtetit ligjor dhe institucionalizimi i tё drejtave e detyrave tё shtetasve. Kёtё proces politik ajo e

konsideronte tё domosdoshёm dhe si njё moment kthese nё jetёn politike tё Shtetit Shqiptar. Madje,

nё kёtё drejtim shprehej se do tё hapte njё periudhё tё re nё jetёn dhe praktikёn shtetёrore e shoqёrore

shqiptare. Prej qёllimeve rranjore (themelore – R.M., H.K.), tё “Partisё Demokrate„ – thuhej nё

program – asht tё hapi njё periudhё ligjore (nёnvizimi ynë –R.M., H.K.) tё premё e me themelue njё

konstitucion tё pёlqyeshёm e tё caktuem edhe me i veçue fuqitё qeveritare nga çdo ndikim tё çdo

fuqie tё pёrjashtme qё tё jetё e paligjshme„.

Pra, ёshtё fjala pёr ndarjen e pushteteve, tё pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqёsor dhe

pёrcaktimin e tё drejtave, tё detyrave e kompetencave tё secilit, duke mёnjanuar edhe ndёrhyrjet e

jashtme nё veprimtarinё e tyre. Koncepte tё tilla pёr kohёn kur parashtrohen, kuptohet ishin mjaft tё

pёrparuara. Pohojmё kёshtu, sepse aso kohe nё Shqipёri vepronin ligjet e trashёguara nga koha e

pushtimit osman, ende nuk ishin hartuar ligjet e reja tё Shtetit tё saporiformuar Shqiptar.

Nё sythin nyje themelore, i cili pёrbёhet prej tre nenesh, trajtohen qёndrimi i Partisё ndaj feve dhe

synimet, rrugёt e mjetet pёr pёrparimin e popullit e tё Kombit. Njihte lirinё e besimeve fetare, shteti

garantonte e mbronte lirinё e ndёrgjegjes e tё bindjeve fetare tё shtetasve dhe barazinё e besimeve

fetare. “Tё gjitha fetё e njoftuna nё Shqypnie do tё jenё tё lira e do tё ruhen nga çdo trazim (intervent)

– nёnvizonte programi – Tue mos hy nё tё drejtat tё feve tё tjera, çdo Shqiptar veçanёrisht ose

bashkёrisht, do mund tё shёrbejё pёr dobina tё fesё sё vet e tё ndёrtesave (institut), shkencore e fetare.

Tue mos i dhanё shkas lёvizjeve qё damtojnё njisien kombёtare (unitetin kombёtar – R.M., H.K.,) pёr

tё gjithё fetё nё Shqypnie„. “Partia Demokrate„ konsideronte “pёr krim mё tё madh dhe pёr tradhtie

kundra Atdheut çdo nisje (inisiative) pёr me prishё bashkimin kombёtar tue bamun pёr vegёl njanёn

prej fevet tё ndodhuna„.

Mbёshtetur nё nevojat e Kombit, nё aftёsinё e zotёsinё e shqiptarёve dhe nё nevojat e shekullit tё XX

– tё, Partia do tё punonte pёr pёrparimin e pёrtёritjen e vendit dhe tё popullit, madje, sikurse vihej nё

dukje nё program, ajo kishte “qёllim tё posaçёm që tё qesi (nxjerrë –R.M., H.K.) nё dritё njё pёrtrim

(texhedyt). Kёtё do t`a arrinte “tue i ruejt zakonet e bukura e tё pёlqyeshme kombёtare, tuj forcue

qёndrimin dhe vullnetin dhe tuj sigurue nisjen vetjake„ (inisiativё personale, inisiativёn e lirё – R.M.,

H.K.)

Nё sythin me titull Fuqija Ligjёvuese shtjellohen konceptet e parimet e Partisё pёr organizimin,

ndёrtimin, funksionimin e pushtetit legjislativ, tё drejtat e detyrat e tij, mёnyrёn e zgjedhjes sё

deputetёve tё Parlamentit apo Kёshillit Kombёtar, siç quhej atёherё, për hartimin e miratimin e ligjit

themelor të shtetit, Kushtetutës, etj.

Mund tё konstatohet lehtёsisht se: “Partia Demokrate„ pёr problemet e ndёrtimit e funksionimit tё

pushteteve nё Shqipёri kishte pёrqafuar konceptet moderne tё kohёs. Parlamentin e konceptonte si

institucion pёrfaqёsues e sovran, shprehёs tё vullnetit tё popullit, organin mё tё lartё tё administratёs

shtetёrore, i cili duke mbajtur e shprehur sovranitetin e popullit do tё ishte njёherazi edhe kontrolluesi

i punёs sё gjithё fuqisё ekzekutive dhe do tё garantonte mbrojtjen e tё drejtave tё pёrgjithshme tё

shtetasve.

“Fuqija Ligjvuese – thekson programi – e cila asht njana prej tri fuqivet tё Shtetit, do tё

pёrfaqёsohet nga ana e nji Kёshilli tё Kombit (parlament). Detyra e Kёshillit tё Kombit do tё caktohet

me ligjёn Themelore„ (Konstitucionale) – (Kushtetutёn –R.M., H.K.).

Duke parashtruar pikëpamjen e Partisё pёr tё drejtat, detyrat dhe funksionimin e parlamentit, nё

program theksohet: “Kёshilli i Kombit asht kontrolluesi i fuqies exekutuese dhe ruejtёsi i tё drejtave tё

293 Po aty. Mё poshtё, gjithё pjesёt brenda thonjёzave kanё tё njejtin burim.

~ 430 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!