20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Rudina MITA, Prof. DR. Hysen KORDHA: VËSHTRIM MBI PROGRAMIN POLITIK TË

“PARTISË DEMOKRATE”

Programi i “Partisё Demokrate„ pёrbёhet nga gjashtё faqe tё daktilografuara ku renditen njёri pas

tjetrit, nё mёnyrё suksesive 49 nene tё ndara nё sythe apo kapituj sipas fushave tё veprimtarisё

ekonomiko – shoqërore. Nё fund ai nuk ka as firmё, as vulё, siç paraqiten programet e partive tё

ndryshme tё asaj kohe. Kjo dukuri nuk duhet larguar nga vёmendja. Pse tё mos kёtё firmё e vulё? Tё

jetё vallё projekt i fomuluar nga njё individ dhe po ta pranojmё kёtё version, gjё qё nuk ёshtё pa bazё,

detyrohemi tё themi se ideator dhe formulues i tij ka qenё Hoxha Kadri Prishtina. Le ta shtyjmё

arsyetimin mё tej. Pёrderisa u gjet nё fondin e tij, pra tё Hoxha Kadriut, nuk ka pse tё mos na shtyjё

qё tё mendojmё e tё pranojmё se ai ka qenё autori qё e ka hartuar kёtё program. Edhe fakti qё

origjinali i programit ёshtё nё gjuhёn turke, gjuhё aq e pёrdorur nё tё gjithё dokumentacionin e Hoxha

Kadriut ёshtё njё tjetёr dukuri qё shёrben si argument e provё pёr tё mbёshtetur idenё e autorёsisё dhe

tё prejardhjes sё kёtij programi, nga dora e kёtij personaliteti politiko – historik tё asaj periudhe, roli i

tё cilit gjithsesi ishte i dorёs sё parё dhe i njohur nё opinionin politik e shoqёror dhe nё sferat e qarqet

e larta shtetёrore. Kёtё ai e dinte. Dinte edhe se fjala e mendimi i tij vlerёsohej e dëgjohej me shumё

kujdes, sidomos nga forcat pёrparimtare e demokratike, ndaj ai nuk mund tё rrinte pa e dhёnё

mendimin e tij nё ato momente kur vendi dhe populli kishin nevojё pёr njё gjё tё tillё.

Prandaj, nuk ka arsye tё kёrkohet gjetkё perjardhja e autorёsia e programit nё fjalё. Por edhe nё

qoftё se pёr njё moment pranojmё sikur ta ketё hartuar dikush tjetёr, gjё që me siguri do tё kishte

firmёn e tij apo tё tyre (nёse do tё ishin disa), dhe tё pranojmё e tё mendojmё se ia dёrguan Hoxha

Kadriut, si jurist kompetent e erudit nё fushёn e drejtёsisё e tё jurisprudencёs, pёr ta shqyrtuar me

syrin e specialistit kompetent dhe pёr ta bёrё rregullimet eventuale e tё nevojshme, ky do tё kishte

bёrё vёrejtjet e veta mbi kёtё program apo do tё pasqyronte vёrejtjet e mendimet e tij nё ndonjё

dokument tjetёr, gjё qё nuk rezulton gjёkundi deri tani. A nuk ёshtё edhe ky version njё tjetёr

argument e dёshmi nё tё mirё të sqarimit të prejardhjes së kёtij dokumenti pra, që sidoqoftë lejon të

pranosh autorёsinё e Hoxha Kadriut?!

Tani le tё kalojmё nё pasqyrimin e pёrmbajtjes sё programit dhe nё analizёn e tij sado tё shkurtёr.

Struktura dhe pёrmbajtja e Programit tё “Partisё Demokrate„

Nё pikёpamjen strukturore ka kёto sythe: shkaku dhe qёllimi i formimit (tё Partisё –R.M., H.K.)

(neni 1 dhe 2): Nyjet Themelore (nenet 3 – 5), Fuqia Ligjvuese (nenet 6 – 16), Punёt e Mbrendёshme

(nenet 17 – 25), Punёt e Drejtёsisё (neni 26), Politika e Pёrjashtme (nenet 27, 28), Arsimi (nenet 29 –

36), punёt e Ekonomisё (nenet 37 – 44), Vakufet dhe Shoqniet fetare (nenet 45 – 49).

Qysh nё nenin e parё, duke parashtruar shkaqet dhe qёllimin e formimit tё “Partisё Demokrate„,

nё program pohohet se ajo synon “pёr me renjue (rrёnjosё – R.M., H.K.) ndёrmjet gjithё shqiptarёve,

~ 429 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!