20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

se do të bënte të pamundurën për të dërguar edhe të tjera ndihma. 284 Solidariteti ndërkombëtar në

mbështetje të çështjes shqiptare dhe në mbrojtje të këtyre shqiptarëve të terrorizuar dhe të shpërngulur

me dhunë nga trojet e tyre etnike nuk ka munguar. Edhe gazeta më e madhe e botës “The Times” e

Londrës dha ndihmesën e saj morale duke ndihmuar çështjen shqiptare, duke dërguar në Shqipëri

gazetarin Bucher, i njohur në të gjithë botën në atë kohë. Detyra e tij mbasi do të vizitonte disa nga

qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë duke përfshirë edhe Elbasanin, do të pasqyronte në shtypin

ndërkombëtar, realisht situatën e vështirë në të cilën gjendej kjo popullsi e shpërngulur. Në udhëtimin

e tij në këto qytete ai u shoqërua edhe nga një nga sekretarët e Dhomës së Lordëve zotin Gomez. 285

Telegram iu dërgua edhe Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në të cilin i kërkon të ndihmohen

muhaxhirët e shumtë të grumbulluar në Elbasan. Në proçesverbalin e seancës së njëzetë të mbledhjeve

të këtij komisioni u vendos dhënia e një përgjigje duke njoftuar se “gjatë udhëtimit të tij të afërt nëpër

Shqipëri, ai do ta studioj shumë seriozisht propozimin tuaj”. 286 Nota proteste Aqif Pasha i ka dërguar

edhe Admiralit Cecil Burnev, Komandant i forcave ushtarake ndërkombëtare në Shkodër, të cilit i

kërkonte ndihmë për të ndikuar në ndalimin e masakrave të grekëve në jug lindje të vendit, dhe atyre

serbe në Dibër. 287 Një muaj më vonë Aqif Pasha i shkruante këtij admirali, duke e falenderuar për

ndërhyrjen e bërë nga ana e tij, për tërheqjen e grekëve nga 40 fshatrat e Starovës të njohur si Gorra.

Po në këtë letër ai i kërkon gjithashtu ndihmë edhe për ndërmarrjen e një veprimi tjetër por tashmë për

të ndaluar pushtimin e territoreve të tjera nga serbët. 288 Edhe dibranët e ardhur në këtë qytet mbas

sistemimit të tyre iu drejtuan me nota proteste Fuqive të Mëdha si autoritetit anglez të Konferencës së

Ambasadorëve në Londër zotit Eduart Grei dhe filoshqiptarit të njohur anglez Aubrey Herbert. 289 Vlen

për tu theksuar se këto nota proteste të dibranëve mbajnë nënshkrimin e patriotit të shquar elbasanas

Aqif pashë Biçakçiut. Për të ndihmuar këto refugjatë të ardhur nga Dibra kanë kontribuar, Konsulli i

Austrisë në Tiranë, i cili i kërkonte në mënyrë konfidenciale Aqif Pashës për ta njoftuar për numrin e

të plagosurve dhe të sëmurëve, duke i parashtruar mundësinë e sigurimit sa më shpejt të një vendi të

përshtatshëm për një spital 50 krevatësh të dhuruar nga Kryqi i Kuq Austriak. 290 Edhe konsulli Italian

në Durrës Dolfini i cili në 2 dhjetor të 1913 i shkruante Aqif Pashës se: “Kam nderin tju sjell në

Elbasan një mision mjeksor italian, i përbërë nga dy mjek kirurg dhe katër infermier. Misioni do të

jetë i pranishëm aty për tre ose katër javët e ardhshme. Puna e tyre do të konsistojë në shërimin dhe

përkujdesjen shëndetësore të refugjatëve dibranë. Kam besimin e plotë në mikëpritjen që do ti bëhet

këtij misioni nga ana juaj. Këto mjekë mbasi u vendosën në Elbasan dhe u njohën me situatën e

vështirë në të cilën gjendeshin këto refugjatë, dërguan shkrimet e tyre në Kryqin e Kuq të Austrisë dhe

Italisë për të kërkuar ndihmë për këto qindra dhe mijra njerëz që po vuanin nga barbarizmat e

serbëve. 291 Edhe shtypi i kohës i ka bërë jehonë të madhe kryengritjes së Dibrës apo organizimit të

shqiptarëve në luftë të përbashkët kundër serbëve dhe grekëve, duke i bërë thirrje mbarë popullit

shqiptarë: “ të lidhin besën e të bashkohen të gjithë, se vetëm bashkimi bën fuqinë”. 292 Në përfundim

theksojmë se populli i qytetit të Elbasani dhe i rrethinave të tij ka kontribuar në mbajtjen dhe

mirëpritjen e vëllezërve të tyre dibranë, jo vetëm moralisht, duke i ushqyer dhe strehuar por duke i

mbështetur ata me ndihma financiare, armë dhe municione, në luftën për të mbrojtur të drejtat e tyre,

kundër vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve së Londrës.

Recenzentë:

Prof.as. dr. Kujtim Bevapi

284

Po aty, fq 39-40.

285

Gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, Vlorë 30/12.10.13.

286

Arben Puto, “ Cështja shqiptare në Aktet Ndërkombëtare të Periudhës së Imperializmit, vëll II, Tiranë 1987, fq

463.

287

AQSH, F. Aqif Biçaku, D. 6, fq 6, datë 12.09.1913.

288

AQSH, F. Aqif Biçaku, D. 6, fq 8, datë 12.10.1913.

289

Gazeta, Liri e Shqipërisë, Sofje, nr 86, 20 nëntor 1913, fq 2.

290

AQSH, F. 68, D.5 fq 110, datë 4.10.1913.

291

AQSH, F. Aqif Biçakçiu, D. 5, dt 2 dhjetor 1913, origjinal nga frengjishtja

292

Gazeta, Liri e Shqipërisë, Sofje, nr 94, viti 1913, fq 4.

~ 427 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!