20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Në një korrespondencë nga Elbasani pasqyrohet situata e vështirë në të cilën ndodheshin të larguarit

dibranë nga masakrat e serbëve, ku pjesa më e madhe e të larguarve ishin pleq, gra e fëmijë të pa

strehë. Vetëm në Elbasan u strehuan rreth 4000 vetë. 277 U ngrit një komision i posaçëm për këtë

problem, që grumbulloi dhe dha ndihma për të ardhurit. Qeveria e Vlorës mori masa për të ndihmuar

pushtetin lokal në Elbasan, për dibranët, duke i dhënë ndihma në ushqime, veshmbathje dhe në para.

278 Sipas korrespondencës së Ismail Qemalit drejtuar Aqif Pashës në këtë kohë e njoftonte se: Irfan

Beut iu dorëzuan dyqind napolonat që dha Austria dhe një mijë e dyqind frangat, vlerë e pesëdhjetë

liravet që na dha komisioni anglez për dibranët. 279 Midis kryengritësve dibranë dhe prefektit të

Elbasanit Aqif Pashës gjatë vitit 1913 ka patur një telekëmbim të pasur, duke e mbajtur këtë të fundit

në djeni mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe duke i kërkuar ndihmë në armë dhe municione. 280 Fillimisht

Aqif Pasha do të mbante një qëndrim të rezervuar në ndihmë të dibranëve, kjo jo nga mungesa e

dëshirës për ti ndihmuar, por për të mos kompromentuar asnjanësinë e qeverisë së Vlorës. Synimi i tij

ishte për ti ndihmuar kryengritësit dibranë, në dërgimin e pushkëve e municioneve sa më shpejt duke

hedhur idenë e mbledhjes dhe blerjes së tyre nga vetë populli, duke mos i lënë vëllezërit e tyre në

mëshirën e fatit por, njëkohësisht duke mos implikuar drejtpërdrejtë qeverinë e Vlorës. Aqif Pasha

ruante gjatë kësaj kohe një telekëmbim të fshehtë me Ismail Qemalin, ku e informonte këtë të fundit

mbi sukseset e kryengritësve, por gjithashtu duke siguruar ndihma për to. Ai përpiqej që të

ndërmjetësonte me Ismail Qemalin me qëllim që qeveria e Vlorës të dilte në përkrahje të

kryengritësve të Dibrës. Ja ç’shkruante ai: “ Shkëlqësia juaj vallë ç’ mendon? Për të mos dështuar ky

marshim burrëror i këtyre heronjve dhe që të mos e humbasim këtë pjesë të çmuar të atdheut tonë

vallë a është e mundur të përgatiten armë nga ndonjë anë e të sillen? Si urdhëroni zotëria juaj? 281 Në

dokumentet e kohës nuk vërejmë një përgjigje të menjëhershme nga qeveria e Vlorës. Kjo lë shkak të

mendohet se ajo në veprimtarinë e saj politike ka treguar maturi kundër çdo veprimi apo preteksi, që

kërkohej nga serbët për më shumë territore në kurriz të shqiptarëve. Kjo prefekturë për t`i ardhur në

ndihmë popullsisë së krahinave të ndryshme të vendit mori masa për të dërguar ushtarë, oficer artilerie

e armatime për të mbrojtur këto krahina nga sulmet, plaçkitjet dhe masakrat e serbëve. Gjithashtu për

ti ardhur në ndihmë Dibrës iu kërkua ndihmë qeverisë për dërgimin e dy ose tre doktorëve, pasi

popullsia nuk mund ti përdorte ilaçet. Në të njëjtën kohë nga popullsia e kësaj treve u dërguan disa

telegrame dhe nota proteste për mizoritë e aktet ç’njerzore të ndërmarra nga serbët. Vetë Aqif Pasha iu

drejtua me një thirrje popullit anglez nëpërmjet gazetës “Morning Post” (Posta e Mëngjezit), për të

ndihmuar këtë popullsi që të shqyrtoheshin faktet e tyre, duke u mirëpritur nga komitetet e pavarura të

hetimit që ato të ktheheshin të sigurtë në shtëpitë e tyre dhe t’u kthehej pasuria. 282 Edhe Aubrey

Herberti në 8.10.1913 i shkruante Aqif Pashës “ jam në pritje të informatave tuaja mbi numrin e

fshatrave të shkatërruara nga serbët dhe për numrin e refugjatëve. 283 Nga burimet e kohës njoftohemi

se Aqif Pasha së bashku me patriotin tjetër Grigor Cilka, e kanë njoftuar gjërë e gjatë zotin Herbert

për situatën e vështirë në të cilën gjendej Elbasani pas shpërnguljes së kësaj popullsie nga shtëpijat e

tyre me dhunë, duke i kërkuar ndihmë urgjente për këto njerëz. Brënda një kohe të shkurtër Aubrey

Herbert do ti përgjigjej Prefektit të Elbasanit: “Nuk mund t’ju tregoj se si u pikëllova kur mora

njoftimin tuaj mbi barbaritë serbe. Këtë raport unë e kam dërguar për publikim në shtypin britanik.

Kam besim se ky vend është duke arritur një vlerësim të vërtetë për karakterin serb, besoj se nuk do të

jetë shumë vonë nga pikëpamja e shqiptarëve”. Gjithashtu zoti Herbert për të lehtësuar disi dhimbjen

që kishte pllakosur në këtë prefekturë, dërgoi 246 ndihma të grumbulluara nga ana e tij, duke premtuar

277

Gazeta, Liri e Shqipërisë, Sofje, nr 86, viti 1913, fq 2.

278

Gazeta, Liri e Shqipërisë, Sofje, 20 nëntor 1913.

279

AQSH, F. 71, D. 4. Dok. Nr. 12031, viti 1913, kopje, përkthim nga turqishtja

280

AQSH, F. 70, D. 273, Qeveria e Përkohshme..., viti 1913, fq 193-216.

281

Po aty.

282

AQSH, F. 68, D. 30, viti 1913, fq 2.

283

AQSH, F. Aqif Biçaku, D. 5, fq 44, viti 1913.

~ 426 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!