20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

zbraz. Deri sa të bahet organizimi nga ana e qeverisë provizore të Shqipërisë me qëllim që të ruhet

qetësia dhe të rregullojë punët, këtu -theksonte ai- provizorisht u formua një komision qeveritar

nacional dhe në emër të parësis filloj nga puna. Jeni të lutur edhe ju zotërinj të zgjidhni nga paria e

popullit njerëz të përshtatshëm dhe të formoni provizorisht një komision qeveritar nacional, rëndësia e

formimit të tij është emergjente sidomos në këto kohëra ku ruajtja e qetësisë është një nevojë e

domosdoshmëri. Lutemi përpiquni në një mënyrë të jashtëzakonshme që të mbahet nën kontroll vendi

për ndonjë ngjarje që mundet të prishi sigurimin publik. 272 Një pjesë e mirë e financës u përdor nga

Këshilli administrativ për të përmirësuar gjëndjen e vështirë gjatë viteve 1913-1914 në këtë

prefekturë. Konkretisht më poshtë po rendisim disa nga vendimet e marra jo vetëm brënda qytetit por

edhe për N/prefekturat, krahinat dhe për katundet e ndryshme të kësaj prefekture. Vendim i datës 4

maj 1913 273 për të ndihmuar ata që u janë shkatërruar shtëpitë nga serbët e grekët. Për këtë u morën

masa për përgatitjen e një liste mbi të gjitha dëmet e ndryshme të bëra nga ushtarët serbë në të gjithë

prefekturën. Kjo listë iu dërgua edhe Ministrisë së Punëve të Brëndshme për informacion por edhe për

ti kërkuar ndihma financiare për ti ardhur në ndihmë këtyre njerëzve fatkeq. U morën masa për

dërgimin e ndihmave në ushqime dhe në para për meremetimin e dëmeve të shkaktuara nga serbët në

fshatin Shtëpanj.

Prefektura e Elbasanit nëpërmjet një telegrami të dërguar nga popullsia e këtij katundi informohej për

djegien e këtij katundi, dëmet e shumta që i ishin bërë nga ushtarët serbë dhe për djegien e të dhjetave.

Ndihma nga kjo prefekturë por edhe nga Qeveria e Përkohshme iu dhanë edhe 11 katundeve të

Starovës që kishin pësuar dëme të shumta nga ushtarët serbë. 274 Ndihma financiare iu dhanë edhe

banorëve të katundit të Stërblevës për ndërtimin e shtëpive të tyre të djegura nga serbët. Shpenzime të

tjera u bënë në drejtim të ndihmave për të vobektit, për emigrantët e ardhur në këtë prefekturë, për

pagesën e shpenzimeve të gjindarmërisë, për marrjen me qera të zyrave e godinave të ndryshme, për

meremetimin e godinave qeveritare, për strehimin e disa familjeve të cilët kishin qënë të detyruar të

largoheshin nga shtëpijat e veta pas caktimit të kufijve dhe ku tokat e tyre kishin mbetur nën

administrimin serb duke i strehuar në Starovë dhe duke i dhënë ndihma në ushqime etj. Gjithashtu u

morën masa për ngritjen e një komisioni, i cili caktoi edhe ndihmat për të ardhurit nga Dibra.

Problem tjetër i kësaj periudhe ishte edhe fakti se mbas ikjes së ushtarëve serbë më prill të 1913 nga

Elbasani, një pjesë e tyre për shkaqe shëndetësore ishin të detyruar të qëndronin për kurim në spitalin

e qytetit. Madje shumë prej tyre u larguan nga Berati dhe u vendosën në Elbasan. Gjendja e këtyre të

sëmurëve ishte e mjerueshme dhe kushtet e spitalit ushtarak otoman ku ato kuroheshin ishin të këqija.

Pjesa më e madhe e tyre mjekohesh dhe ushqehesh nga mjekë serb.

Duke parë gjendjen e vështirë të tyre, ushqimi, mjekimi, apo varrosja e atyre që vdisnin dhe

pamundësinë e shpenzimeve (të ardhurat e pakta ) nga bashkia e qytetit, të sëmurët u morën përsipër

nga shteti i sapoformuar shqiptar për humanizëm. Me aprovimin e Ministrisë së Punëve të Brëndshme

u vendos marrja e 11.500 grosh nga arka e financës së shtetit shqiptar. 275 Populli i trevës së Elbasanit

ka kontribuar në mbrojtje të çështjes kombëtare duke dhënë ndihmesën e tij në mirëpritjen e dibranëve

të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre. Në shtator të 1913 shpërtheu kryengritja e Dibrës, si pasojë

e padrejtësive që u bënë në caktimin e kufijve, të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të

Londrës, masave të egra shtypëse të autoriteteve serbe ndaj popullsisë shqiptare. Mizoritë e masakrat e

serbëve në drejtim të fshatrave e të njerëzve të atyre zonave ishin të mëdha aq sa rreth 120 fshatra u

dogjën e u rrafshuan, e rreth 40000 shqiptarë u detyruan të largoheshin 276 . Numri i të larguarve ishte

në disa mijë vetë. Gjatë këtij viti qyteti i Elbasanit dhe trevat e tij dhanë një ndihmesë të madhe për të

strehuar e mirëpritur dibranët e shpërngulur nga shtëpitë e tyre për shkak të mizorive e masakrave

serbe.

272

Prefektura e Elbasanit, F. 71, d. 90 viti 1913, fq 1.

273

AQSH, Prefektura e Elbasanit, F. 271, D. 3, viti 1913, fq 4

274

Po aty, fq 34.

275

Po aty, fq 14.

276

Vlora, Eqrem bej, vep e përmend..., fq 24.

~ 425 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!