20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

interesoheshin për gjëndjen dhe për masat që duhej të merrnin. Qeveria e përkohshme i bënte thirrje

qytetarëve të vendit që të mos luftonin kundër ushtrisë serbe pasi e drejta e tyre do të zgjidhej vetëm

midis dy qeverive përkatëse. Pavarësisht nga kjo forcat serbe e pushtuan Elbasanin për një periudhë 9

muaj dhe 16 ditë nga data 23.6.1912 deri në 11 prill 1913, me premtimin se vinin miqësisht e

provizorisht, por zotimi i tyre nuk u mbajt kurrë. Okupacioni solli shumë dëme, jo vetëm në qytet por

edhe në fshatrat përreth. Të gjitha godinat qeveritare u okupuan nga ushtarët serbë, flamuri kombëtar

u ul, u plaçkitën dhe u shkatërruan zyrat qeveritare administrative, gjygjsore, të cilat u mbyllen dhe

nuk funksiononin më. Forcat serbe filluan të nxitnin urrejtjen e vëllavrasjen midis elbasanasve

ortodoksë e atyre myslimanë, për ti përçarë e për ta patur më të lehtë nënshtrimin e tyre. Pas shpalljes

së pavarësisë, gjatë viteve 1912-1913 në këtë trevë është bërë një luftë e ashpër dhe e vazhdueshme jo

vetëm ndaj forcave osmane që vazhdonin të qëndronin aty, por veçanërisht në drejtim të ushtrisë dhe

forcave serbe. Serbët gjatë viteve 1912-1913 e shtrinë sundimin e tyre edhe në krahina të tjera të

Elbasanit. Sipas një njoftimi drejtuar qeverisë nga N/prefektura e Gramshit ku parashtrohej problemi

emergjent i dorëzimit apo jo të kësaj N/prefekture me afrimit e forcave serbe rreth 2 orë larg saj. 268

Mjaft patriotë të zonave të Dumres, Grykëshit, kodrave të Pazhokut, të Shalsit, e të Gjyralës i pritën

pushtuesit me pushkë në dorë. Mjaft çeta që vepruan në trevën e Elbasanit gjatë periudhës dhjetor të

1912-1913 goditnin herë pas here trupat serbe duke i shkaktuar dëme të mëdha në aspektin ushtarak

duke i detyruar të largoheshin. Një kontribut të madh në luftë kundër pushtuesit ka dhënë çeta e zonës

së Belshit të cilët i shkaktuan mjaft dëme forcave serbe në Pazhok. Edhe populli i Peqinit e priti

pushtuesin serb me pushkë. Ceta e Ramazan Canit me rreth 30-40 vetë, nën drejtimin e patriotit Adem

Gjinishi, konfrontohej herë pas here me forcat serbe dhe ato turke në zonën e Peqinit. Forcat serbe si

pasojë e dëmeve të mëdha të shkaktuara nga këto forca kundërpërgjigjeshin duke përdorur forma të

ndryshme dhune si: arrestime, vrasje, djegie shtëpish e katundesh, grabitje ushqimesh dhe kafshësh

etj. Përmendim një ndër masakrat më të mëdha në trevën e Elbasanit të ndërmarrë në fshatin Xherije

të zonës së Dumresë, ku rreth 35 djem i vranë e i therën me bajonetë. Zonat e Shpatit e Shtërmenit,

Vërçës, Labinotit, Belshit u detyruan të viheshin në gjendje alarmi nga përplasja me trupat serbe, e

cila u bë në dhjetor të 1912 në fshatin Shtërmen ku u vranë 16 ushtarë serbë. Gjatë luftimeve aty vritet

edhe korrieri i Elbasanit që mbante lidhje me Vlorën Abdyl Haxhimusai. 269 Raste të përdorimit të

dhunës u ndërmorën nga këto forca edhe në drejtim të misionarisë amerikane me përfaqsues në qytetin

e Elbasanit zotin Erikson, i cili në këtë kohë bëri përpjekje për të realizuar ngritjen e një kolegji

amerikan në Krastë dhe të një shkolle bujqësore në këtë qytet. Për këtë iniciativë patrioti elbasanas

Lef Nosi mori përsipër që me anë të një telegrami të njoftoj edhe Ismail Qemalin. Por si pasojë e

situatës së vështirë, ëndrra e tij nuk u realizua, pasi shovinistët serbë e arrestuan dhe e burgosën. 270 I

detyruar të largohej në vitin 1913, për tu rikthyer në 1919 përsëri në Shqipëri me synim ngritjen e një

qëndre spitalore në Elbasan. Me cilësinë e prefektit, Aqif Pasha dha kontributin e tij duke evituar

masakrat e vrasjet që shovinistë serbë me në krye kolonel Haxhiç u munduan të kurdisnin fill mbas

shpalljes të pavarësisë në Elbasan.

Pas prillit të vitit 1913 me largimin e trupave serbe nga qyteti ekzistonte një lloj dypushteti, ai i

qeverisë së Vlorës dhe pushtetit ushtarak osman. Gjatë kësaj kohe qyteti i Elbasanit ishte pothuajse

tërësisht i zbrazët. Serbët u zëvendësuan ngs një shumicë oficerësh turq, të cilët nuk kishin harruar

kryenaltësinë e tyre të parë dhe vazhdonin të silleshin si zot shtëpie. 271 Rendi dhe siguria publike gjatë

kësaj kohe linin shumë për të dëshiruar për arsye të: ekzistencës së vjedhjeve të shumta,

çrregullimeve të ndryshme, problemeve ekonomike, dëmeve njerëzore e materiale të shkaktuara nga

pushtuesit serbë, përhapja e sëmundjeve infektive, si dhe problemet administrative ekzistuese. Në një

thirrje drejtuar përfaqësuesve më të lartë të disa kazave, Aqif Pasha me cilësinë e kryetarit të qeverisë

provizore të Elbasanit shprehej: “Ushtria serbe u nis për në Strugë dhe kësisoj Prefektura e Elbasanit u

268 AQSH, F. Prefektura e Elbasanit, D. 4/1, viti 1913, fq 101.

269 Elbasani Enciklopedi, Elbasan: Sejko 2003, fq 362.

270 Ne Panteon drejt Panteonit 2000, Elbasani-Enciklopedi, vëll 1 Elbasan: Silver 2000, fq 136.

271 AQSH, F. 32, D. 57, (sipas një letre dërguar Lef Nosit nga Elbasani, dt 25 prill 1913) fq 20,

~ 424 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!