20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Msc. Sokol GJEVORI1 1 , Msc. Lira GJEVORI1 1 : RAJONI I ELBASANIT GJATE

INVAZIONIT SERB.

1

Universiteti i Elbasanit “A.Xhuvani”

Shpallja e pavarësisë që u finalizua me ngritjen e flamurit më 25 nëntor 1912 në Elbasan u realizua në

rrethana tepër të vështira kur ushtria serbe po përparonte me shpejtësi të rrufeshme e po i afrohej

Elbasanit. Ky akt u ndërmor me qëllim që autoritetet serbe të viheshin përpara faktit të kryer. Ky

eveniment do të pasohej më pas më 27 nëntor, në të cilën do të shpallte pavarësinë edhe Peqini e

krahina të tjera të Shqipërisë. Kongresi i Vlorës i zhvilloi punimet nga data 28 nëntor deri më 7

dhjetor 1912, dhe qeveria e dalur nga ky kongres kishte në përbërje të saj dhe patriotë elbasanas si:

Lef Nosin si ministër i Postë-Telegrafeve, Luigj Gurakuqin si shkronjës i parë, Shefqet Daiun si

shkronjës i dytë, Ahmet Daklin si këshilltar në ministrinë e financave. Kryetari i Beladijes (bashkisë) i

asaj kohe në Elbasan zoti Alush Saraçi në bashkëpunim me patriotin e shquar elbasanas Aqif pashë

Biçakçiun mbante korespondencë të rregullt me Ismail Qemalin, i cili uronte të gjithë popullin e

Elbasanit për shpalljen e aktit madhor dhe i rekomandonte patriotëve të trevës të mbanin rendin dhe

qetësinë. Rreziku që i kanosej qytetit të Elbasanit nga pushtimi serb në këtë kohë, nxiti autoritetet e

qytetit të lajmëronin Ismail Qemalin, i cili në emër të Qeverisë së Përkohëshme ndërveproi duke i

telegrafuar gjeneralit serb Metoviç, duke i thënë se: “ ...kemi informacion se tani fuqitë ushtarake që

komandoni ju po marshojnë dhe kanë vendosur të pushtojnë Elbasanin. Në parim, shkruante ai nuk

është e drejtë të pushtohen tokat shqiptare....kjo do të thotë të dhunosh një vend të pavarur, që nuk

është në luftë me Serbinë, prandaj protestoj për këtë veprim dhe lutemi të hiqni dorë....” 264 Ismail

Qemali e udhëzonte Prefekturën e Elbasanit për mënyrën se si të vepronte me forcat serbe të cilat

kërcënonin pushtimin e trevës. Autoritetet e qytetit të Elbasanit, të cilëve pushtuesit serbë u kishin

dhënë ultimatum të dorëzonin qytetin, Ismail Qemali i porosiste ti përgjigjeshin komandës serbe se

nuk ishte e drejtë “ të vazhdonte armiqësia e qeverisë serbe, kundër Shqipërisë që s’kishte provokuar

ndonjë farë armiqësie me qeverinë në fjalë”. 265 Në një telegram të kohës, që i dërgohej prefekturës së

Elbasanit nga nënprefekti i Peqinit Dervish Bej Biçakçiu vihet re se gjendja ishte e vështirë dhe

populli i Elbasanit dhe i Peqinit ishin të shqetësuar e në panik nga lajmet e këqia që ishin përhapur

nga çdo anë. Krahas ndihmës që Dervish Beu i kërkonte Prefekturës së Elbasanit ai i bënte thirrje,

Aqif Pashës, Shefqet Beut, Emin Haxhiademit, Hysen Hastopallit dhe kryetarit të bashkisë Alush

Saraçit për ruajtjen e gjakftohtësisë. 266 Populli i Peqinit në këtë kohë nëpërmjet një telegrami dërguar

ushtrisë pushtuese serbe kërkonte: “ në emër të popullsisë myslimane të qytetit tonë, që është një qytet

i Shqipërisë, ju lutemi mos ta shkeli ushtria fitimtare e serbisë, duke respektuar kështu indipendencën

tonë”. 267 Aqif Pasha në këtë kohë ka njoftuar edhe Konsullatat Italiane dhe Austriake në Durrës, mbi

pushtimin e tokave shqiptare nga serbët nga ku i kërkonte të ndërhynin për të ndaluar veprimet e tyre.

Shkëmbime telegrafike ka pasur edhe me mjaft qytete të tjera si Lushnja, Kavaja, Berati, Ohri, të cilat

264 AME, F 3, D 1, v 1912, fq 2.

265 Histori e Shqipërisë,vëllimi i II, Tiranë: Mihal Duri, 1965, fq 360.

266 Nosi, Lef, Dokumente Historike 1912-1918, Tiranë: 2007, fq 55.

267 AQSH, F. 71, D. 1, Dok. Nr. 8115, kopje e përkthyer nga turqishtja.

~ 423 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!