20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Rekomandimet e prodhuesit që mirëmbajtja duhet të realizohet pas çdo 5000 km, bazohen

nëse automjeti shfrytëzohet në këto kushte eksploatuese: ngasje në intervale të shpeshta dhe

të shkurta, ngasje në ambiente të ndotura, motori punon në shumicën e kohës me numër të

vogël të rrotullimeve (hapin bosh), ndryshimet klimatike në intervalet e temperaturave prej -

25°C deri 25°C dhe ndalje të shpeshta. [5]

Kur dihet fakti se automjeti punon shumë orë dhe kalon pak kilometra, ka shumë rëndësi që

të bëhet ndërrimi i vajit të motorit, filtrit të vajit dhe filtrit të ajrit. Çka do të thotë se motori

punon 60 min dhe rruga e kaluar e automjetit është 5 deri 15 km (sipas një studim rezulton se

shpejtësia mesatare e vozitjes në Prishtinë është 15 km/h) [1] e cila është shumë më e vogël

se te shtetet perëndimore. Për shembull në Gjermani nëse automjeti punon 60 min rruga e

kaluar me automjet do të jetë minimum 60 km deri në 100 km. Kushtet e ngasjes së

automjetit në Kosovë ndryshojnë jashtë zakonisht nga kushtet e ngasjes në shtetet

perëndimore, prandaj prodhuesit rekomandojnë se këto kushte eksploatuse janë kushte të

rënda (ekstreme).

Ndërsa intervali i rekomanduar i ndërrimit të filtrit të lëndës djegëse është për shkak të

cilësisë së dobët të lëndës djegëse në Kosovë dhe fakti se ngasësit e automjeteve vozisin me

sasi minimale të lëndës djegëse në rezervar.

Kur sasia e lëndës djegëse është minimale në rezervar, hapësira mbi nivelin e lëndës djegëse

është e mbushur me ajër. Dihet se ajri përbën një sasi të vogël të avullit (lagështisë) dhe kjo

lagështi e ajrit tenton të kondensohet brenda rezervarit të lëndës djegëse, sidomos gjatë

temperaturave të ulëta. Sasi e kondensuar e ujit mund të shkakton korrozion në pjesët

metalike të rezervarit si dhe të përzihet me lëndën djegëse në rezervar duke shkaktuar

zvogëlimin e efikasitetit dhe të jetëgjatësisë së sistemit të ushqimit me lëndë djegëse. Nëse

mbahet rezervari i lëndës djegëse i mbushur përplot, do të ketë më pakë ajër në rezervar,

prandaj ka më pakë mundësi që të kondensohet lagështia e ajrit. Kjo është një arsye e mirë që

të mos vozitet kur matësi i nivelit të lëndës djegëse tregon se në rezervar ka pak lëndë

djegëse. Një arsye tjetër që të mbahet i mbushur rezervari është që korrozioni i formuar nga

lagështia e ajrit tenton të zhvendoset poshtë rezervarit të lëndës djegëse duke e formuar një

shtresë të sedimentuar. Kështu që sedimentimi i formuar në fund të rezervarit dhe

papastërtitë tjera mund të mos thithen nga pompa nëse do të ketë sasi të mjaftueshme të

lëndës djegëse, por nëse niveli i lëndës djegëse do të jetë shumë i ulët, furnizimi i motorit do

të bëhet nga fundi i rezervarit dhe lënda djegëse e përzier me papastërtitë shkakton

zvogëlimin e përformansave të elementeve të sistemit të ushqimit më lëndë djegëse,

bllokimin e filtrit, bllokim të gypave, prishje të injektorëve, etj. Disa rezervarë kanë një filtër

që parandalon këto papastërti që të hynë në motor, por nëse vazhdimisht vozitet me rezervar

të zbrazët filtri mund të bllokohet.[6]

3. Ndikimi i filtrave në jetë gjatësinë e motorit

Shumica e ekspertëve të automjeteve janë të mendimit se pjesët të cilat kanë ndikimin më të

madh në jetëgjatësinë e motorit janë filterat, pra me një ndërrimë të rregullt të filtrave do të

mundësohet një jetëgjatësi më e madhe e motorit me shpenzime të vogla.[3] Ajri i

kontaminuar dhe pluhuri janë shumë abraziv (gërryes) dhe në shumicën e rasteve janë

shkaktarë kryesor të konsumit të elementeve në motor.

Në bazë të studimeve është konstatuar se 80% të prishjeve të motorit janë shkaktuar nga

konsumi. Në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i motorit është e nevojshme që të bëhen

përmirësime në sistemin e filtrimit. [3]

Në vazhdim është paraqitur përqindja e ndërrimit të filtrave për disa automjete gjatë

~ 414 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!