20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e-institucionet

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Figura 3: Qytetarët dhe e-institucionet

Për të rritur transparencën e cila ndikon drejtpërdrejt në demokraci, puna dhe aktivitetet e

institucioneve duhet që të pasqyrohet në mediume të ndryshme a në ueb sajtet e tyre si p.sh

duke publikuar vendimet, aktivitetet dhe transkriptet audio vizuale të takimeve që kanë të

bëjnë me jetën e qytetarëve. Që qytetarët të mund të krijojnë një mendim për një projekt të

caktuar, është më rendësi që të krijohen e-debate ku qytetarët do të mund të komunikonin me

politikëbërësit dhe të njoftoheshin me hollësisht ose edhe të krijohen pyetësorë online

përmes të cilëve qytetarët do jepnin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ajo çka është më e

rëndësishmja në tërë procesin e demokracisë është marrja e një vendimi. Në mënyrë që

qytetarët të japin mendimin dhe vendimin e tyre është e nevojshme që të ekzistojnë sisteme

të votimit elektronik, por duke u ruajtur fshehtësia dhe identiteti i votuesit. Një model i

arkitekturës së votimit elektronik është dhënë në [ HYPERLINK \l "Veh11" 6 ] dhe mbi këtë

model do të mund të ndërtohej modeli i marrjes dhe dhënies së mendimit nga ana e qytetarit.

4. Përfundim

Teknologjitë e reja kanë rol jashtëzakonisht të dobishëm për qeveritë dhe administratën

publike në promovimin e transparencës së aktiviteteve të tyre, duke stimuluar dhe rritur

interesin e publikut për atë që ndodh dhe duke ofruar mekanizmat për të ndjekur dhe për të

marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes. Nuk ka dyshim se pjesëmarrja qytetare në

politikëbërje sjell përfitime të shumta, jo vetëm për qytetarët si përfitues të drejtpërdrejtë,

por, edhe në përmirësimin e marrëdhënieve qeveri-qytetar. Prandaj, TIK-u mund të

kontribuojë në informimin e mirë të qytetarit rreth çështjeve publike dhe të lehtësojë në masë

të madhe debatin dhe marrëdhëniet në mes qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre. Prodhimi i

kartave biometrike të identitetit është njëri ndër hapet që duhet të ndërmarrin institucionet,

në mënyrë që qytetarët të mund të kenë qasje në sa më shumë sektorë të e-participimit si në

e-referendume, e-votime etj. Për zbatimin e shumicës së sektorëve të e-demokracisë nuk

nevojitet ndonjë nivel i lartë i financimit sepse në shumicën e institucioneve ekziston

infrastruktura teknike sidomos për fazën e informimit, por nevojitet përditësimi i

informacioneve.

~ 409 ~

Recensentë

Dr. tech. Blerim REXHA

Mr. Ali CAKA

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!