Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 eksperimentojë në e-demokraci tek në vitin 2003. Megjithatë, ajo ka një koleksion të fuqishëm të projekteve në përgjithësi, si dhe një përqendrim jashtëzakonisht të lartë të aktiviteteve të orientuara drejt diskutimeve specifike. Në nivel kombëtar, Italia ka një organizëm të posaçëm të qeverisë të quajtur CNIPA (Qendra Kombëtare e Administratës Publike dhe Informatikës) 3] roli i të cilit është stimulimi, mbështetja dhe promovimi i përdorimit të TIK-ut brenda organeve publike. Në Itali, si në shumicën e demokracive perëndimore, çështjet kryesore me të cilat përballet komuniteti politik janë mungesa e interesit dhe publiku gjithnjë e më i painformuar. Për sa i përket e-demokracisë, Italia ka një ndarje digjitale të theksuar në mes veriut dhe jugut, ku pjesa jugore ka një mungesë të depërtimit të TIK-ut derisa në veri ai ka depërtuar në të gjitha poret e jetës. Përkundër këtyre pengesave, ka shembuj të ndritshëm që tregojnë se si e-demokracia lokale është duke u zbatuar në Itali. Në Komunën Argenta, një qytet i vogël në Emilia-Romagna, ka krijuar një hapësirë në internet, ku qytetarët për ngjarje të rëndësishme marrin pjesë aktive duke bërë propozime ose peticione me anë të formularëve të posaçëm ose nëpërmes dhomës së diskutimit online. Projekti bazohet në letërnjoftimin (kartën e identitetit), me veçori të kartelës smart, për identifikim të saktë të përdoruesit. 3. Roli i teknologjisë në e-demokraci Qëllimi kryesor i e-demokracisë është rritja e transparencës së proceseve politike dhe demokratike me përfitim nga përdorimi i TIK-ut dhe duke e sjell informacionin: për dhe tek qytetarët. Ekzistojnë dy lloje më të theksuara të iniciativave për transparencë. Lloji i parë thjesht siguron një burim qendror të informacionit në lidhje me qeverinë dhe aktivitetet të cilat i zhvillon ajo. Lloji i dytë i iniciativës së e-demokracisë, e cila punon për të rritur transparencën dhe, për t’i bërë sa më masive aktivitetet e qeverisë është përdorimi i TIK-ut e sidomos i ueb teknologjive. Kjo mënyrë shpeshherë paraqet informacionin e zgjedhur për qytetarin duke i paraqitur atij atë që ai dëshiron. Lloji i dytë i e-demokracisë promovon pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin qeverisës. Tek lloji i dytë ekzistojnë tri nën ndarje të mëdha. Lloji i parë është procesi i drejtpërdrejtë i votimit e që u lejon qytetarëve të votojnë online ose përmes votimit elektronik [ HYPERLINK \l "Veh11" 6 ]7]. I dyti, dhe deri tani më i zakonshmi është reagimi i qytetarëve ose e-konsultimi. Qytetarët përveç që marrin informacionet duhet që të krijojnë edhe një mendim dhe atë ta përcjellin tek qeveria, p.sh duke plotësuar pyetësorët e ndryshëm online për nivele të ndryshme të qeverisjes. Lloji i tretë u ofron qytetarëve mundësi të pjesëmarrjes aktive në proceset politike dhe është relacion i bazuar në partneritet, në të cilin qytetarët angazhohen aktivisht në procesin e vendimmarrjes. P.sh duke dhënë reagimin për alokimin e buxhetit, duke dhënë propozime për nene të caktuara të ligjeve, iniciativa të ndryshme online e kështu me radhë. Figura 2 jep pamjen vizuale të këtyre tri llojeve të e-demokracisë - ndërtimit të kapaciteteve të demokracisë. Një proverb i vjetër kinez thotë “Më thuaj, unë do të harroj, Më trego, dhe unë do të kujtohem, Më përfshij, dhe unë do të të kuptoj”, prandaj është me rendësi që shqetësimet e qytetarëve të thuhen (informimi), të tregohen (konsultimi) dhe të përfshihen(participimi). ~ 407 ~

Konsultimi Participimi Informimi KUMTESA Figura 2: Objektivat e e-demokracisë Sipas rekomandimit të Komitetit të Ministrave për Shtetet Anëtare të BE [ HYPERLINK \l "Cou09" 8 ], e-demokracia përfshin e-parlamentin, e-legjislacionin, e-drejtësinë, endërmjetësimin, e-mjedisin, e-takimin, e-votimin, e-konsultimin, e-pjesëmarrjen, epeticionin, e-iniciativën, e-fushatën, e-anketën etj. Akti më i lartë i Kosovës, Kushtetuta e saj, në Nenin 3, Pika 1 e përcakton Kosovën shtet demokratik i cili qeveriset në mënyrë demokratike 9]. Republika e Kosovës është duke e përafruar dukshëm legjislacion e saj me atë të Bashkimit Evropian duke e mbështetur zhvillimin e mirëfilltë të demokracisë. Për vendosjen e standardeve dhe shërbimeve të teknologjisë, Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative ka hartuar strategjinë për e-qeverisje 2009-2015 dhe planin e veprimit [ HYPERLINK \l "Qev12" 10 ]. Po ashtu janë miratuar ligjet që trajtojnë sigurinë e të dhënave personale dhe ligji për shërbimet e shoqërisë informative 11]. Kosova ka një demokraci të tërthortë parlamentare, me disa instrumente të tjera të demokracisë së drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se ligjet nuk bëhen nga njerëzit, por nga përfaqësuesit e zgjedhur, nga organet parlamentare. Prandaj është shumë e rëndësishme që këto organe të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve, ku qytetarët do të mund të merrnin pjesë aktive për të diskutuar rreth projekt ligjeve dhe rreth gjërave të tjera me rendësi, të cilat diskutohen në organet parlamentare. Portali qeveritar, ueb faqja e Kuvendit të Kosovës, ueb faqet e kuvendeve komunale dhe ueb faqet e ministrive japin informacione për disa nga aktivitetet e tyre, por jo gjithherë janë të përditësuara me informacione rreth aktiviteteve të fundit. Kur dihet që popullata e Kosovës ka një moshë të re dhe kjo rini është potencial i përdorimit të teknologjisë, atëherë institucionet duhet që të mundësojnë komunikim aktiv të qytetarëve me institucionin e tyre duke mundësuar qasjen përmes teknologjive dhe platformave të ndryshme. Komunikimi duhet të jetë dy-kahesh, Figura 3, ku qytetari do të komunikojë me politikëbërësit dhe anasjelltas. ~ 408 ~

Konsultimi

Participimi

Informimi

KUMTESA

Figura 2: Objektivat e e-demokracisë

Sipas rekomandimit të Komitetit të Ministrave për Shtetet Anëtare të BE [ HYPERLINK \l

"Cou09" 8 ], e-demokracia përfshin e-parlamentin, e-legjislacionin, e-drejtësinë, endërmjetësimin,

e-mjedisin, e-takimin, e-votimin, e-konsultimin, e-pjesëmarrjen, epeticionin,

e-iniciativën, e-fushatën, e-anketën etj. Akti më i lartë i Kosovës, Kushtetuta e

saj, në Nenin 3, Pika 1 e përcakton Kosovën shtet demokratik i cili qeveriset në mënyrë

demokratike 9]. Republika e Kosovës është duke e përafruar dukshëm legjislacion e saj me

atë të Bashkimit Evropian duke e mbështetur zhvillimin e mirëfilltë të demokracisë. Për

vendosjen e standardeve dhe shërbimeve të teknologjisë, Departamenti i e-Qeverisjes dhe

Proceseve Administrative ka hartuar strategjinë për e-qeverisje 2009-2015 dhe planin e

veprimit [ HYPERLINK \l "Qev12" 10 ]. Po ashtu janë miratuar ligjet që trajtojnë sigurinë e

të dhënave personale dhe ligji për shërbimet e shoqërisë informative 11]. Kosova ka një

demokraci të tërthortë parlamentare, me disa instrumente të tjera të demokracisë së

drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se ligjet nuk bëhen nga njerëzit, por nga përfaqësuesit e

zgjedhur, nga organet parlamentare. Prandaj është shumë e rëndësishme që këto organe të

rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve, ku qytetarët do të mund të merrnin pjesë aktive për të

diskutuar rreth projekt ligjeve dhe rreth gjërave të tjera me rendësi, të cilat diskutohen në

organet parlamentare. Portali qeveritar, ueb faqja e Kuvendit të Kosovës, ueb faqet e

kuvendeve komunale dhe ueb faqet e ministrive japin informacione për disa nga aktivitetet e

tyre, por jo gjithherë janë të përditësuara me informacione rreth aktiviteteve të fundit. Kur

dihet që popullata e Kosovës ka një moshë të re dhe kjo rini është potencial i përdorimit të

teknologjisë, atëherë institucionet duhet që të mundësojnë komunikim aktiv të qytetarëve me

institucionin e tyre duke mundësuar qasjen përmes teknologjive dhe platformave të

ndryshme. Komunikimi duhet të jetë dy-kahesh, Figura 3, ku qytetari do të komunikojë me

politikëbërësit dhe anasjelltas.

~ 408 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!