20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

demokracisë. Punimi karakterizohet me elemente shumëdimensionale duke trajtuar fuqinë

dhe rolin e teknologjisë në demokraci. E gjithë rëndësia dhe roli që ka teknologjia, e bën atë

një faktor të rëndësishëm në sistemin demokratik në përgjithësi e veçanti në sistemin

zgjedhor i cili merret si procesi kryesor i demokracisë. Procesi zgjedhor si proces tejet

kompleks dhe gjithëpërfshirës i cili ka ndikim të madh në përcaktimin e fatit të vendit dhe në

çështjet për të cilat zhvillohet, sot në shumicën e vendeve demokratike zhvillohet saktë,

shpejtë dhe si duhet mu falë teknologjisë e cila i përcakton mekanizmat për organizimin,

mbikëqyrjen dhe zhvillimin e procesit zgjedhor saktë e pa hile. Një ndër motivet kryesore të

këtij punimi është që të identifikohen faktorët kyç që garantojnë zbatimin e suksesshëm të

projekteve të e-demokracisë. Teknologjitë e reja dhe komunikimi në praktikë janë

jashtëzakonisht të dobishëm për qeveritë, në promovimin e transparencës së aktiviteteve,

nxitjen e interesit të publikut për atë që ndodh në parlamentet lokale dhe nacionale dhe

përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.

2. Gjendja Aktuale

E-demokracia përshkruhet si përdorimi i gjerë i TIK-ut për të rritur angazhimin e qytetarëve

në proceset demokratike [ HYPERLINK \l "Mil10" 1 ]. Zhvillimi i modeleve të ndryshme të

e-demokracisë është përfitues për të gjitha palët e interesuara. Së pari, për qytetarët, pasi ata

mund të shprehin dhe të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre për rritjen e ndërveprimit, duke e bërë

komunikimin sa më shumë horizontal. Së dyti, për partitë politike, sepse e-demokracia

kontribuon në uljen e deficitit demokratik dhe, në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në

proceset politike. Së treti, për qeveritë, pasi ato zbatojnë transparencën dhe llogaridhënien në

çështjet publike me aplikimin e modelit të qeverisë së hapur me të dhëna të hapura dhe

kanale të hapura të komunikimit 2]. Sot edhe vendet e vogla, me popullatë si Kosova,

mbështetin demokracitë e tyre në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimeve. Vlen të

përmendet Estonia, e cila me një angazhim të madh në e-demokraci është bërë shembull i

Bashkimit Evropian dhe, prej të cilës kuadri profesional i qeverisë së Kosovës ka përftuar

shumë. Institucionet demokratike në Estoni si në shumë shtete të reja, ishin të brishta dhe

besimi në qeverisje ishte tejet i ultë. Mirëpo, pas pranimit të saj në BE dhe NATO, Estonia u

përqendrua në përmirësimin e pjesëmarrjes si dhe nxitjen e reflektimit nga qytetarët. Ndër

problemet kryesore me të cilat u ballafaqua Estonia ishte brishtësia e strukturave të shoqërisë

civile, pjesëmarrja e ulët e votuesve dhe reputacioni i ulët i partive politike [ HYPERLINK \l

"Mic07" 3 ]. Për të kapërcyer këto pengesa, parlamenti estonez krijoi Konceptin e Zhvillimit

të Shoqërisë Civile me qëllimin e vetëm që të krijohen dhe të promovohen strategji të

përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes politike nëpërmjet përdorimit të TIKut.

Estonia u bë vendi i parë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme përmes internetit të

bazuara ligjërisht, me pilot projektin e zgjedhjeve komunale në vitin 2005. Sistemi

elektronik i votimit përballoi testin real dhe u shpall një sukses nga zyrtarët e zgjedhjeve të

Estonisë 4]. Ky sistem i votimit tashmë është përdorur në disa palë zgjedhje dhe është

treguar mjaft efikas, sidomos në rritjen e pjesëmarrjes së votuesve. Për këtë tregojnë edhe

statistikat nga faqja zyrtare e Komitetit Zgjedhor Kombëtar Estonian, ku në zgjedhjet lokale

të mbajtura në vitin 2005, përmes interneti kanë votuar vetëm 9,317 votues ose më pak se

0.9% e votuesve me të drejtë vote, kurse në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2011,

përmes interneti kanë votuar 140,764 votues ose rreth 15.4% [ HYPERLINK \l "Vab12" 5 ].

Edhe vendet me popullatë më të madhe se Kosova, e me një zhvillim më të madh nuk kanë

një traditë të madhe në e-demokraci. Marrim rastin e Italisë, e cila ka filluar të

~ 406 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!