20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Msc. Vehbi NEZIRI 1 : ROLI I TEKNOLOGJISË NË E-DEMOKRACI – RASTI I

KOSOVËS

~ 405 ~

1 Agjencia Kosovare e Pronës

Përmbledhje

Në vitet e fundit Kosova pati një rënie të dukshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset

politike në përgjithësi, e në procesin zgjedhor në veçanti. Nisur nga kjo, shihet se nevojitet

një veprim i përnjëhershëm në drejtim të gjetjes së mënyrave të reja të motivimit të

qytetarëve për të marrë pjesë dhe për të pasur rol në këto procese. Përhapja e shpejtë e

Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit-TIK në Kosovën e pasluftës mund të

shërbejë si bazë e mirë për zhvillimin e e-demokracisë e me theks të veçantë të procesit

zgjedhor. Se si, sa dhe në cilën fazë të sistemit zgjedhor përdoret o do të mund të përdorej

TIK-u në promovimin e demokracisë me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarit është

qëllim i këtij punimi. Në punim po ashtu diskutohet edhe roli i TIK-ut në proceset zgjedhore

demokratike dhe njëkohësisht jepen rekomandimet praktike të lehtësimit dhe të përmirësimit

të këtyre proceseve.

Fjalë çelës: teknologjia e informacionit, e-demokracia, procesi demokratik, proces zgjedhor,

proces politik

1. Hyrja

Zhvillimi i hovshëm shkencës dhe teknologjisë, sidomos ky i dhjetëvjetëshit të fundit,

vendeve demokratike ua ka lehtësuar proceset e komunikimit me qytetarët e tyre. Sot në

vendet demokratike marrëdhënia në mes qytetarëve dhe qeverive ka ndryshuar dukshëm dhe,

kjo kryesisht për shkak të rolit në rritje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve.

Tashmë, mund të thuhet se, teknologjia ka ndikim të madh në jetën politike, si mjet i cili

ndihmon dhe bën transparent veprimtarinë e përditshme politike. Shumë vende janë në

rrugën e ndërtimit dhe të praktikimit të sistemeve demokratike, megjithëse rruga drejt

demokracisë, qoftë asaj klasike qoftë asaj elektronike, është e mundimshme dhe e vështirë.

Vështirësive u kontribuon dhe përcaktimi i drejtë se çka është dhe çka përfaqëson

demokracia e vërtetë? Pjesëmarrja dhe gatishmëria, janë parakusht shumë i rëndësishëm i

ndërtimit të sistemit demokratik. Prandaj angazhimi i qytetarëve me pjesëmarrje të

drejtpërdrejtë aktive në jetën publike përmirëson dukshëm rolin dhe rëndësinë e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!