20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

automjeteve dhe pjesëve rezerve në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe të rregullativave.

Që të mund të përcillen ngjarjet rreth parkut te automjeteve në tërë Republikën e Kosovës

dhe të zgjidhen problemet e vërejtur, vetvetiu paraqitet nevoja për subjektin i cili do të ishte

në gjendje të përcjell ngjarjet në fushën e sektorit të transportit në përgjithësi në Republikën

e Kosovës por edhe në tërë botën, dhe të propozoj ligjdhënëseve masat përkatëse që do të

kontribuojnë në përmirësimin e pamjes ekologjike të sektorit të transportit si dhe

mundësinë konkurruese të transportueseve vendas në Evropë dhe botë.

Për shkak të numrit të madh të inovacioneve teknike dhe teknologjike në fushën e

industrisë të automjeteve në vitet e fundit paraqitet edukimi permanent të kuadrit ekzistues

por edhe atij të ardhshëm në fushën e transportit që do të paraqet bazën për përmirësime

nga aspekti i zgjidhjes së problemit të mbrojtjes të mjedisit jetësor të njeriut si dhe sektorit

të transportit në përgjithësi.

Përveç “ripërtëritjes” të parkut të automjeteve, që së pari pasqyrohet në shfrytëzimin e

teknologjive të reja të sistemit të injektimit të lëndës djegëse si te motorët dizel por edhe te

ata me benzinë dhe përpunimit shtesë të gazrave dalës në tubat dalëse të motorit, aktivitetet e

mëtutjeshme në zvogëlimin e emisionit të ndotëseve duhet të drejtohen në shfrytëzimin e

lëndëve djegëse konvencionale me kualitet më të lart si dhe lëndës djegëse alternative. Është

e sigurt se CNG (Compressed Natural Gas) sot paraqet lëndën djegëse alternative më të

rëndësishme me të cilin mundësohet realizimi i emisionit të ndotëseve mjaft me i ulët, në

rend të parë të NOx dhe grimcave.

Duke pasur parasysh situatën momentale ekonomike sigurisht që nuk pritet “ripërtëritja” të

parkut të automjeteve në një interval të shkurt kohor si dhe përdorimi i lëndës djegëse

alternative. Për këtë është e nevojshme të punohet në mënyrë paralele në ma tepër drejtime

që ndihmojnë përmirësimin e pasqyrës ekologjike të mjediseve urbane.

Si shembull këtu do të përmenden stacionet e monitorimit, të cilat në mënyrë te

vazhdueshme duhet të përcjellin ndotjen në pikat karakteristike të qytetit. Ato japin rezultatet

e emisionit të grimcave, dhe te komponentëve tjera ndotëse, ndihmojnë si të vlerësimi i

pasqyrës globale të ndotjes në mjediset urbane si dhe me rregullimin e rrjedhës së transportit

sipas drejtimeve përkatëse.

Është e sigurt se vetëm me aktivitete të vazhdueshme në të gjitha drejtimet e cekura mund të

arrihen rezultatet e dëshiruara në kontrollin dhe zvogëlimin e emisionit të ndotëseve në

mjediset urbane.

Përfundimi

Problemi i ndotjes të mjediseve urbane prej mjeteve motorike paraqet njërin prej problemeve

ma më rendësi me të cilin ballafaqohet bota bashkëkohore. Duke pasur parasysh pozitën

gjeografike të qytetit të Prishtinës dhe vendosjen e tij në afërsi te termoelektranave të

Kosovës, parkun e automjeteve me vjetërsi mesatare mbi 18 vite, problemit të ndotjes duhet

kushtuar vëmendje e rëndësishme. Analiza e ndotjes nga mjetet motorike në qytetin e

Prishtinës për vitin 2009 ka treguar se niveli i ndotjes momentale është në nivelin e ndotjes

mesatare të vendet e OECD – Evropa para 7 viteve.

Në punim është dhënë analiza e gjendjes së tashme të ndotjes së mjedisit nga ana e mjeteve

motorike, si në botë ashtu edhe te ne në Regjionin e Prishtinës. Ne bazë të trendëve të

veçantë për numrin e automjeteve, numrin e km të kaluar, kontrollit të emisionit të disa

ndotëseve etj., janë dhënë vlerësimet e pasqyrës ekologjike në botë nga mjetet motorike. Në

~ 389 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!