20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Fig. 2. Emisioni i komponentëve të ndotjes sipas kategorive të automjeteve

3. Treguesit për vlerësimin e emisionit të materive ndotëse ne të ardhmen

Mjeti motorik për shkak të fleksibilitetit të vetë paraqet mjetin më të popullarizuar për transportin

individual të personave, të mjeteve materiale për konsum të përgjithshëm, ngarkesave speciale etj..

Për popullaritetin e mjeteve motorike tregon rritja e numrit të mjeteve motorike të regjistruara në

Evropë për periudhën prej vitit 1990 deri ne vitin 2010 dhe supozimet për rritjen e tyre deri ne vitin

2030. Deri sa në vitin 1990 janë regjistruar 182.67 milion mjete motorike ne përfundim të vitit 2000

rritja e numrit të automjeteve të regjistruara ishte 226.869 milion.

Me urbanizimin në rritje dhe zgjerimin gjeografik të hapësirave të banuara në Evropë, pastaj me

përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e ekonomisë mjetet motorike si mjet për transport të

udhëtareve dhe të mirave materiale të çfarëdo forme me fleksibilitetin e vetë e zë vendin e parë në

sektorin e transportit të përgjithshëm (me 70% të transportit të tërësishëm të kryer).

Kjo rritje e mjeteve motorike në çdo aspekt do të kontribuoj dhe rritjes evidente të emisionit të

komponentëve ndotëse. Studimet e kryera nga OECD-i, me projektin MOVE (Motor Vehicle

Emissions) vërtetojnë mundësin e arritjes të efekteve pozitive nga aspekti i emisionit të komponentëve

ndotëse nga gazrat dalës të mjeteve motorike me ndihmën e dy skenarëve prej të cilëve njëri

parashikon aplikimin e masave më të rrepta dhe më të gjëra të kontrollit të emisionit të ndotëseve dhe

masat që do të bien deri të zvogëlimi i harxhimit të lëndës djegëse nga fosilet. Skenari i dytë bazohet

në kontrollin dhe para gjithash në zvogëlimin e madhësisë së rritjes të transportit prej 3% në vlerën

reale që mund të realizohet prej 2%.

4. Gjendja në regjionin e Prishtinës dhe ne republikën e Kosovës

Republika e Kosovës si një shtet i ri ende nuk ka në tërësi institucionet e organizuara të cilat në

mënyrë unike do të përcjellin të gjitha ngjarjet e lidhura me transportin qe zhvillohet me ndihmën e

komunikacionit rrugor, parimisht mendohet në emisionin e komponentëve ndotëse në nivelin e tërë

shtetit. Sipas shënimeve të cilat janë udhëhequr deri ne vitin 2009 numri i veturave të regjistruar në

Republikën e Kosovës ishte 380552 automjete.

~ 385 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!