20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

mbetur ajër nëpër pore të tyre i cili nuk mund të largohet gjatë këtij procesi. Për matjen e ujit

i cili filtrohet prej kampionit shërben ena prej qelqi në formë gypëzimi me diametër 4mm,

sasia filtruese lexohet në vijat e shënuara me saktësi për 0,02 cm³ ujë. Në kampion uji

filtrohet nga poshtë- lart nën shtypje hidrostatike. Leximi i vlerave të filtrimit bëhet

rregullisht në periodë kohore 24 orë dhe pastaj i shtohet ujë i pastruar (pa ajër) në enën

furnizuese deri në vijën e shënuar në të. Me kujdes bëhet kontrolli i gypëzimeve të furnizimit

me ujë që të mos vjen deri te ndonjë kontakt me jashtë. Paraqitja e ngjyrës së kaltër në këtë

rast ose e flluskave të ajrit janë elemente treguese se nuk është duke u zhvilluar prova pa

ndikim. Paraqitja grafike e vlerave të koeficientit të filtrimit prej llogaritjes në tabelë janë

bërë për vlerësim dhe përcjellje më të lehtë. Në abshisë kemi periodën kohore të zhvillimit të

procesit provues, ndërsa në ordinatë janë vlerat e koeficientit të filtrimit të llogaritura për

temperaturë të njëjtë. Gjatë vlerësimit të rezultateve për koeficientin e filtrimit në grupin e

parë të provave shihet në diagram (figurën 1) se në fillim kemi vlera të cilat sillen

përafërsisht prej 5,1 ◦10 -11 m/s, e të cilat janë më të lartat, mirëpo me vazhdimin e procesit

provues kemi ulje dhe stabilizim të lëvizjes së këtyre vlerave të filtrimit. Pas 100 h të

zhvillimit të procesit provues si shihet te diagrami i provës së filtrimit vlerat sillen në mes

2,5 - 1◦10 -11 m/s.

24

23

22

21

20

19

[ °C ]

[ h ]

18

0 100 200 300 400 500 600 700 800

Fig. 2: Grafiku i temperaturës së ujit gjatë zhvillimit të provës

Kjo mund të kuptohet që procesi i ngopjes së mineralit fillon që me futjen e kampionit nën

shtypjen e ujit me gradient hidraulik i=30 dhe kjo ngopje shkon duke ndikuar në bymimin e

brendshëm të molekulave të argjilës bentonit, të cilat njëkohësisht ngushtojnë poret

ekzistuese dhe e ngadalësojnë filtrimin e gjithëmbarshëm të mineralit. Temperatura është

faktor i cili mund të ndikoj në vlerat e rezultateve dhe për këtë arsye është matur vazhdimisht

pas çdo leximi të rrjedhjes së filtrimit në ujin pran provës dhe janë paraqitur grafikisht në fig.

2. Si shihet temperatura e ujit gjatë procesit të provës është shumë më e lartë se 10°C, e kjo

ndikon në koeficientin e filtrimit. Ndërsa, nga temperatura e ujit është llogaritur koeficienti ß

i cili është paraqitur me tabelë grafike në fig. 3, vlerat e të cilit sillen në mes 0,71 dhe 0,77.

~ 380 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!