Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 donatorët (në rend të parë Komisioni Evropian) janë duke financuar një mori projektesh me qëllim të përmirësimit të efiçiencës së energjisë sidomos në ndërtesat e sektorit publik. Përmirësimi i efiçiencës së këtij lloji të ndërtesave është një nga rekomandimet kryesore në Direktivën e Shërbimeve Energjetike të BE-së. Elementet e politikës hulumtuese në fushën e Energjisë Bazat e politikës hulumtuese në Kosovë janë dhënë në Ligjin për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, Strategjinë për Zhvillimin e Arsimit të Lartë 2005-2015 dhe Programin Kombëtar të Shkencës (PKSH) Institucioni kryesor për krijimin dhe implementimin e politikave të përgjithshme hulumtuese në Kosovë është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë respektivisht Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë në kuadër të kësaj Ministrie. Një përparim i dukshëm në drejtim të identifikimit të nevojave të vendit për aktivitete hulumtuese është arritur me themelimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës (KKSH) në vitin 2007. Në programin e vet, të hartuar në vitin 2010, KKSH ka identifikuar 6 fusha prioritare në të cilat ka nevojë të përqendrohen aktivitetet kërkimore. Në këtë kuadër Burimet natyrore, Energjia dhe Mjedisi janë radhitur si prioritet i parë. Përveç kësaj në PKSH është prezantuar edhe plani përkatës i realizimit si dhe planifikimin afatmesëm i nevojave buxhetore. Infrastruktura dhe kompetencat kryesore në fushën e Energjisë Infrastruktura e hulumtimeve në fushën e energjisë në Kosovë përbëhet nga institucionet publike dhe private. Institucionet publike përgjegjëse për hartimin e politikave dhe financimin e aktiviteteve hulumtuese dhe zhvillimore janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik Institucioni publik kryesor i cili zhvillon aktivitete hulumtuese në fushën e Energjisë është Universiteti i Prishtinës, përkatësisht fakultetet vijuese: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë Institucionet private të involvuara në hulumtime në fushën Energjisë janë: Instituti INKOS, Instituti Riinvest dhe Universiteti Amerikan-AUK Në lidhje me kompetencat që posedojnë institucionet hulumtuese në Kosovës, duhet potencuar që pas vitit 1990 Kosova i ka pësuar ndryshime masive institucionale të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në sektorin e kërkimeve dhe inovacioneve. Ndryshimet e tilla kanë rezultuar në humbjen e disa kompetencave që kanë qenë të ndërlidhura me aktivitetet e përbashkëta hulumtuese dhe zhvillimore me vendeve të rajonit. Por, në anën tjetër, rritja e madhe e bashkëpunimit të institucioneve arsimore me institucionet përkatëse të vendeve tjera (në rend të parë nga BE-ja), mobiliteti i shtuar i shkencëtarëve të rinj në dekadën fundit si dhe implementimi i një mori projektesh zhvillimore, kanë rezultuar në fitimin e përvojave të caktuara edhe në fushën e energjisë. Si rezultat i zhvillimeve të tilla, kompetencat kryesore të cilat Kosova i disponon në fushën e Energjisë ndërlidhen me Teknologjinë e gjenerimit të energjisë elektrike, Burimet e ripërtërishme të energjisë, Efiçiencën e energjisë, Resurset energjetike si dhe me Prodhimtarinë e kombinuar të energjisë. SWOT analiza ~ 375 ~

Përparësitë: Korniza ligjore solide për arsimin e lartë dhe shkencën Korniza ligjore për fushën e energjisë pothuajse e plotësuar Programi Kombëtar i Shkencës i aprovuar Dobësitë: Buxheti i pamjaftueshëm Ndërlidhja e dobët e aktiviteteve shkencore me ekonominë KUMTESA Mundësitë: Përvoja e kufizuar në menaxhimin e projekteve Prioritetet hulumtuese në fushën e Energjisë Implementimi i planit kombëtar të shkencës Implementimi i strategjive dhe programeve energjetike Pjesëmarrja aktive në projektet hulumtuese të BE-së Rreziqet: ~ 376 ~ Shkurtimet buxhetore dhe rialokimet e buxhetit Koordinimi i dobët institucional në lidhje me aktivitetet hulumtuese Prioritete hulumtuese dhe zhvillimore në fushën e Energjisë duhet të jenë në funksion të përkrahjes së aktiviteteve që ndërlidhen me realizimin e prioriteteve të identifikuara në strategjinë e energjisë si dhe në vijë me kornizën hulumtuese të ofruar nga BE-ja në kuadër të FP7, Tempusit, projektit HERD etj. Prandaj, bazuar në këtë qasje, prioritetet hulumtuese të Kosovës duhet të jenë në fushat siç janë: Sigurimi i furnizimit me energji, Gjenerimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme, Përdorimi i burimeve të ripërtërishme në transport, ngrohje dhe ftohje, Aplikimi i teknologjisë për kapjen dhe ruajtjen e CO2, Përdorimi i rrjetave inteligjente të energjisë, Efiçienca e energjisë dhe ruajtja e energjisë termike. Integrimi i Kosovës në zonën evropiane të hulumtimeve në fushën e Energjisë Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën evropiane të hulumtimeve (ZEH) konsiderohet të jetë me rendësi vendimtare për politikat hulumtuese si të regjionit ashtu edhe të Unionin Evropian. Si partner i bashkëpunimit internacional, entitetet hulumtuese të Kosovës kanë mundësinë e aplikimit për projekte hulumtuese në kuadër të kornizës FP7. Në lidhje me këtë, Kosova ka organizuar disa sesione informuese dhe ka nominuar personin kontaktues për FP7. Në përgjithësi programet e mobilitetit nga BE-ja të fokusuara në arsimin e lartë dhe në hulumtim kanë kontribuar në rritjen e mobilitetit të shkencëtarëve. Mobiliteti i shkencëtarëve në vitin 2011 është përmirësuar dukshëm edhe nëpërmjet implementimit të PKSH.

Përparësitë:

Korniza ligjore solide për

arsimin e lartë dhe shkencën

Korniza ligjore për fushën e

energjisë pothuajse e plotësuar

Programi Kombëtar i Shkencës i

aprovuar

Dobësitë:

Buxheti i pamjaftueshëm

Ndërlidhja e dobët e aktiviteteve

shkencore me ekonominë

KUMTESA

Mundësitë:

Përvoja e kufizuar në

menaxhimin e projekteve

Prioritetet hulumtuese në fushën e Energjisë

Implementimi i planit kombëtar

të shkencës

Implementimi i strategjive dhe

programeve energjetike

Pjesëmarrja aktive në projektet

hulumtuese të BE-së

Rreziqet:

~ 376 ~

Shkurtimet buxhetore dhe

rialokimet e buxhetit

Koordinimi i dobët institucional

në lidhje me aktivitetet

hulumtuese

Prioritete hulumtuese dhe zhvillimore në fushën e Energjisë duhet të jenë në funksion të

përkrahjes së aktiviteteve që ndërlidhen me realizimin e prioriteteve të identifikuara në

strategjinë e energjisë si dhe në vijë me kornizën hulumtuese të ofruar nga BE-ja në kuadër

të FP7, Tempusit, projektit HERD etj. Prandaj, bazuar në këtë qasje, prioritetet hulumtuese

të Kosovës duhet të jenë në fushat siç janë:

Sigurimi i furnizimit me energji,

Gjenerimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme,

Përdorimi i burimeve të ripërtërishme në transport, ngrohje dhe ftohje,

Aplikimi i teknologjisë për kapjen dhe ruajtjen e CO2,

Përdorimi i rrjetave inteligjente të energjisë,

Efiçienca e energjisë dhe ruajtja e energjisë termike.

Integrimi i Kosovës në zonën evropiane të hulumtimeve në fushën e Energjisë

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën evropiane të hulumtimeve (ZEH)

konsiderohet të jetë me rendësi vendimtare për politikat hulumtuese si të regjionit ashtu edhe

të Unionin Evropian. Si partner i bashkëpunimit internacional, entitetet hulumtuese të

Kosovës kanë mundësinë e aplikimit për projekte hulumtuese në kuadër të kornizës FP7. Në

lidhje me këtë, Kosova ka organizuar disa sesione informuese dhe ka nominuar personin

kontaktues për FP7. Në përgjithësi programet e mobilitetit nga BE-ja të fokusuara në arsimin

e lartë dhe në hulumtim kanë kontribuar në rritjen e mobilitetit të shkencëtarëve. Mobiliteti i

shkencëtarëve në vitin 2011 është përmirësuar dukshëm edhe nëpërmjet implementimit të

PKSH.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!