20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shërbimet

Industria

Transporti

KUMTESA

Institucionet bazike për menaxhimin e sektorit të Energjisë në Kosovë janë Ministria e

Zhvillimit Ekonomik (më herët Ministria e Energjisë dhe Minierave) dhe Zyra e

Rregullatorit të Energjisë. Një pjesë e përgjegjësive sa i përket këtij sektori i takon edhe

Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë,

Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Një

mori dokumentesh ligjore të draftuara dhe që implementohen nga këto institucione synojnë

rregullimin e sektorit të Energjisë dhe të ofrojnë bazën e nevojshme ligjore për planifikimin

e aktiviteteve strategjike në këtë fushë. Disa nga ligjet si dhe dokumentet strategjike e

programore kryesore të aprovuara gjer më tani janë: Ligji për Energjinë, Ligji për Energjinë

Elektrike, Ligji për Rregullatorin e Energjisë, Ligji për Efiçiencën e Energjisë, Ligji për

Ngrohjen, Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2009-2018, Plani i Kosovës për

Efiçiencë të Energjisë 2010-2018 dhe Strategjia e Ngrohjes së Kosovës 2011-2018

Gjendja aktuale në lidhje me furnizimin me energji

Përfundime të rëndësishme në lidhje me adresimin e problemeve dhe sfidave të sektorit të

Energjisë në Kosovë mund të nxirren në bazë të analizës së pjesëmarrjes sektoriale në

konsumin e energjisë.

Siç është prezantuar në fig. 1 sektori me konsum më të lartë të energjisë është sektori i

amvisërisë. Në anën tjetër konsumi e energjisë elektrike përbën 30% të tërë energjisë së

konsumuar në këtë sektor. Kjo nënkupton që zvogëlomi i konsumit të energjisë elektrike në

këtë sektor do të ndikonte në përmirësimin substancial të furnizimit përgjithshëm me energji.

Kjo mund të arrihet nëpërmjet adresimit të humbjeve komerciale siç janë keqpërdorimi i

energjisë elektrike dhe mospagimi i energjisë së shpenzuar. Adresimi adekuat i humbjeve të

tilla do të kontribuonte dukshëm në zvogëlimin e konsumit. Një tjetër çështje që duhet

trajtuar është përdorimi i gjerë i energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes. Analizat tregojnë

që rreth 50 % e energjisë elektrike të konsumuar nga amvisëritë, shpenzohet për nevoja të

ngrohjes. Përveç kësaj, nga figura 1 shihet që 50 % të konsumit total të energjisë e përbën

konsumi në sektorin e amvisëritë dhe atë të shërbimeve. Në anën tjetër rreth 66 % e energjisë

totale të konsumuar në këta sektor, shpenzohen për nevoja të ngrohjes.

Fig. 1 Shpërndarja e konsumit të energjisë nëpër sektorë në vitin 2010

Bujqësia 2

Amvisëritë

Shkalla e lartë e konsumit të energjisë në sektorin amvisërisë dhe atë të shërbimeve tregon

potencialin e madh për racionalizimin e shfrytëzimit të energjisë në ndërtesat rezidenciale

(ndërtesat e banimit) dhe ato të shërbimeve publike. Bazuar në një fakt të tillë, Qeveria dhe

~ 374 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!