20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Naser SAHITI, Sabit GASHI, Skënder ISUFI: POTENCIALI I KOSOVËS PËR

HULUMTIME SHKENCORE DHE ZHVILLIMORE NË FUSHËN E ENERGJISË

Abstrakti

Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike në Kosovë mund të arrihet duke

shfrytëzuar në mënyrë racionale kapacitetet ekzistuese gjeneruese si dhe, paralelisht, duke

bërë ngritjen e kapaciteteve të reja të bazuar në teknologji moderne. Ngritja e kapaciteteve të

reja të cilat sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit energjetik dhe në pajtim me

normat evropiane në lidhje me çështjet mjedisore, mund të arrihet vetëm nëse paraprakisht

ekzistojnë studime të mirëfillta shkencore dhe zhvillimore në këtë fushë. Hulumtimi i

nevojave dhe potencialit për hulumtime shkencore dhe zhvillimore të Kosovës në fushën e

energjisë janë në fokus të punimit në fjalë i cili është realizuar në kuadër të projektit WEB-

INCO.NET të përkrahur nga fondet e BE-së. Në punim është vlerësuar gjithashtu niveli i

integrimit në fushën evropiane të hulumtimeve si dhe është vlerësuar përputhja e prioriteteve

të vendit tonë me prioritetet e vendeve të rajonit.

1. Sistemi i shkencës dhe teknologjisë në fushën e Energjisë në Kosovë

Me futjen e punës hulumtuese në kuadër të prioriteteve qeveritare, viteve të fundit është

shënuar një progres i kufizuar në drejtim të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të

hulumtimeve shkencore dhe zhvillimore. Këshilli Kombëtar i Shkencës (KKSH) i themeluar

në vitin 2007, ka hartuar draftin e Programit Kombëtar të Shkencës (PKSH) i cili është

aprovuar nga Parlamenti në vitin 2010. Hulumtimi në fushën e Energjisë është identifikuar si

një nga prioritetet kryesore të programit. Megjithatë, sa i përket punës hulumtuese dhe

kërkimore, edhe më tej ekzistojnë një mori barrierash të cilat pengojnë zhvillimin e

aktiviteteve hulumtuese në bazë të prioriteteve tashmë të definuara. Edhe pse Qeveria

fillimisht kishte ndarë një buxhet prej 1 Milion € për financimin e projekteve nga 6 fushat

prioritare, të identifikuara në PKSH, për shkak të zhvendosjeve buxhetore vetëm 0.4 Milion

janë investuar për financimin e projekteve hulumtuese. Në anën tjetër, pjesëmarrja në

Programin e Kornizës Evropiane të Hulumtuese (FP7) ka shënuar një ngritje të lehtë sa i

përket aplikimeve por edhe më tej është shumë e kufizuar sa i përket projekteve të

financuara. Në lidhje me kontributin e institucioneve vendore për përkrahjen e projekteve

hulumtuese mund të konstatohet që janë përkrahur disa projekte të vogla hulumtuese me

karakter zhvillimor të cilat kanë për qëllim primar zhvillimin e sektorit të energjisë. Në

përgjithësi, puna shkencore edhe më tutje në masë të madhe është e bazuar në iniciativa

individuale, me financim vetjak dhe me një ndërlidhje fare të vogël me aktivitetet

ekonomike.

Gjendja e përgjithshme në sektorin e energjisë

Korniza institucionale dhe ligjore

~ 373 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!