20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Muhamet AVDYLI, Prof. Asoc. dr. Tamara LUARASI: NJË VËSHTRIM I

PËRGJITHSHËM MBI PËRDORIMIN E TEKNOLOGJIVE TË GPS DHE TË

SENSORËVE NË MENAXHIMIN E NJË BIZNESI TRANSPORTI

Përmbledhje:

Artikulli do të ketë një karakter përshkrues të qëllimit, metodologjisë, si dhe të teknologjive

që do të përdoren në një studim në nivel doktorature. Studimi do të marrë përsipër

përdorimin e teknologjive moderne në krijimin e një sistemi menaxhues të aktivitetit të një

biznesi transporti ne lidhje me përdorimin e automjeteve të tij. Esenca e studimit është

krijimi i një sistemi informacioni rreth një grupi automjetesh dhe përdorimi i tij për

kontrollin, planifikimin, dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të tyre. Ky sistem informacioni

mundësohet nga sistemet satelitore ekzistues GPS, bashkëpunimi i tyre me sensorë të

vendosur në automjet dhe shfrytëzimi i këtij informacioni me medoda bashkëkohore

programimi.

Hyrje

Sistemi i Pozicionimit Global (GPS) është një sistem i bazuar në përshkimin satelitor të

hapësirës që siguron informacione të ndryshme që mund të përdoren sipas interesave

specifike të bizneseve ose institucioneve të ndryshme. Informacionet e marra nga GPS me

ndihmën e marrësve specialë bëhet e mundur me teknologjitë moderne hardware dhe

software të rezervohen në Servera te caktuar ku këto informacione do të përpunohen dhe

përdoren për qëllimet konkrete të studimit. Teknologjia nga pikëpamja e hardware-it

përfshin marrësin GPS, sensorë të ndryshëm që vendosen në automjete me konfigurime

specifike të tyre për të mbledhur atë lloj informacioni për të cilin jemi të interesuar si dhe

paisje të tjera që do të bënin të mundur transmetimin e këtij informacioni në një Server. Nga

ana tjeter ky transmetim kërkon ndërhyrjen e një software-i që do të realizonte komunikimin

e Serverit me paisje te tilla si marrësi GPS dhe sensorët si dhe interpretimin e informacionit

që do të kalonte nga sensori në një bazë të dhënash në Server. Në rastin konkret të këtij

studimi, gjithë kjo teknologji do të përdorej për një menaxhim më të mirë të aktivitetit të

transportit nga pikpamja e përdorimit më me efikasitet të automjeteve, duke e lidhur këtë

efikasitet me përdorimin e rrugës më të përshtatëshme (nga pikëpamja e kostos), shfrytëzimit

racional të kohës së punës dhe elementëve të tjerë që të gjithë bashkë do të ngrinin

rendimentin dhe dhe efikasitetin të një biznes transporti.

-Shtrimi i Problemit: Studimi merr shtysë nga një situatë e zakonshme dhe që është

~ 367 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!