20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

qelqit të mbushur me indikator, me të cilët sasia e hidrogjenit është lexuar në përqindje.

Dizajnimi i pajisjes kontinuale për prodhim biologjik te hidrogjenit

Një nga detyrat e para të hulumtimit ka qenë dizajnimi dhe vënia në funksion e pajisjes

kontinuale për prodhim biologjik të hidrogjenit (fig. 1).

Ekzistojnë disa tipe të kulturave kontinuale, por aplikim më të gjerë në industri ka kultura

kontinuale e tipit hemostat që është përdorur edhe me rastin e hulumtimit tonë. Gjatë

dizajnimit, madhësia e bioreaktorit ka diktuar përzgjedhjen e pjesëve përcjellëse të pajisjes

në përgjithësi. Vëllimi i reaktorit në hulumtimin tonë ka qenë 25 l, dhe ka qenë i ndërtuar

nga çeliku i fisnikëruar.

Rezervari i ushqimit mund të jetë nga plastika ose ndonjë material tjetër jokorrodues, por që

vëllimi i tij nuk duhet ti tejkaloj shumë herë vëllimin e reaktorit, sepse gjatë operimit disa

ditësh mund të bëhet kontaminimi me baktere të tjera që gjenden në ambientin për rreth, gjë

që do të shkaktonte shpenzimin e materieve ushqyese pa hyrë brenda në reaktor.

Në rezervar të ushqimit është paraparë vendi për dalje të ushqimit në të cilën vendoset gypi i

cili përmes pompës do ta dërgoj ushqimin në biorekator. Gypat të cilët e përcjellin ushqimin

nga rezervari në reaktor preferohet të jenë gypa të silikonit sepse kanë një rezistence të mirë

kimike.

Vëllimi i lëngut në reaktor duhet të jetë konstant, dhe kjo është rregulluar me rënie te lirë

përmes një dalje anash në pjesën e sipërme të reaktorit. Për kontrollin e kushteve që

mbizotërojnë në brendi të reaktorit janë vendosur një pH-metër dhe termometri. Për të

penguar fundërrimin e biomasës është përdorur një pompe recikluese, që ka vene ne lëvizje

biomasën brenda reaktorit. Për të mirëmbajtur vlerat e pH, pajisjes i është shtuar një enë e

mbushur me NaOH e cila ka pasur një pompe dozuese që ka vënë në lëvizje solucionin në

momente të caktuara.

Rezultatet e hulumtimit

~ 363 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!