20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mbi bazën e këtij koncepti që kishte ai thekson se po të lëmë zakonet që kemi trashëguar, po

të mohojmë prindërit tanë, atëherë “Fisnik ma s’ jemi, s’ jemi ma shqiptarë”.

Lufta e tij për propogandimin e afirmimin e traditave e zakoneve më të mira të popullit

tonë ka synime të qarta patriotike, sociale e kulturore. Kultivimin e tyre e vlerësonte si

element të rëndësishëm të formimit të ndërgjegjes kombëtare, si mjet të qytetërimit e

të kulturës së popullit.Sigurimi i unitetit kombëtar të popullit tonë ishte ndër synimet

themelore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Si dhe rilindësit e tjerë edhe Gurakuqi e shihte

këtë unitet, si unitet territorial, krahinor, unitet gjuhësor dhe unitet e mirëkuptim fetar. Luftoi

për të bashkuar në një të tërë tokat e viset shqiptare. Për këtë ai iu përmbajt idesë: “Shqipnia

e shqiptarvet me kufijt që i ka falun zoti deri ku flitet gjuha e ambël e zogjvet të shqipes.” 12

Njësinë e atdheut, bashkimin e kombësisë, lidhjet e gjakut e të gjuhës, mirëkuptimin fetar në

mes besimeve të ndryshme, i quante si baza të sigurta të jetës kombëtare.

Gurakuqi, si drejtues dhe organizator i shkollës shqipe dhe arsimit kombëtar, si mësues dhe

edukator, si pedagog dhe didakt i talentuar, i kushtoi shumë vëmendje, përpjekje dhe energji

sigurimit të teksteve mësimore, hartimit dhe botimit të tyre. Kontributi i tij në këtë në këtë

fushë të dijes qe i një rëndësie të veçantë jo vetëm për sistemin arsimor por për gjithë

zhvillimin kombëtar: ."Çështja e arsimit, theksonte Gurakuqi, ka randësi kryesore në

rilindjen e kombit shqiptar, pse vetëm me një mësim të shëndoshë e me një arsim të vërtetë

mund të ngjallet e mund të mkambet kombi ynë e mund të fitojë të drejtën me hymun në

rradhën e popujve të qytetëruar. Kontributi i tij në këtë fushë që gurë themeli për mendimin

pedagogjik shqiptar. Në këtë drejtim e ndihmoi kultura e gjerë, formimi i shkencor e

pedagogjik, njohja e gjuhëve të huaja dhe, mbi të gjitha, patriotizmi që u bë motivi që

shoqëroi veprimtarinë së tij nëpërmjet një vullnetitë pashoq. Si autor dhe bashkautor, me

punë origjinale, apo edhe me përshtatje, siç e bëmë me dije më sipër, Gurakuqi i dha

shkollës shqipe tetë tekste mësimore, me një vëllim prej 732 faqesh. Gurakuqi na ka lënë

platformën pedagogjike e shkencore më të përparuarën dhe më të arrirën e kohës së tij për

hartimin e teksteve shkollore. Probleme të veçanta të saj i ka trajtuar në disa artikuj, nga të

cilët duhen veçuar: “Albania” e Shoqnija e “Bashkimit” - Themelimi i gjuhës letrare”,

“Gjuha e shkencave”, si edhe në disa letra, posaçërisht në letërkëmbimin me Asdrenin.

Nga ana tjetër, njohjen e përvetësimin e traditave e zakoneve të popullit Gurakuqi do ta

konsideronte si një nga detyrat më të mëdha të shkollës shqiptare, si një nga qëllimet e

më të mëdha të sistemit arsimor për edukimin qytetar të të rinjve shqiptarë. Prandaj ai do të

shkruante: “Nji popull që nderon burrat e vet, nji popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo

vetëm ndër faqet e histories, por edhe mbi rrasa e në monumenta, ai popull tregon se ka

ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njef miradijen e ka dëshir me u sjellun e me u drejtuem

mbas shëmbullit të të Mëdhajvet të vet”. 16

~ 35 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!