20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

“Innovation Union Scoreboard”.

Aktualisht, referuar “Global Competitiveness Report”, Shqipëria ka përmirësuar

konkurueshmërinë ekonomike të saj duke avancuar nga vendi i 96-të në vitin 2010, në të

78-in në 2012, nga 142 vende të marra në shqyrtim; si dhe ka përmirësuar klimën ndaj

biznesit dhe lehtësuar procedurat e hapjes së tyre, sipas raportit të Bankës Botërore “Doing

Business” renditja për Shqipërinë ka lëvizur nga vendi i 136 në 2008, në të 82-in në 2012,

nga 183 vende. Nëse sot në Shqipëri është më lehtë krahasuar me katër vite më parë për të

hapur biznes ato sërisht vazhdojnë të performojnë dobët në inovacion, për shkak dhe të

strukturës sektoriale të bizneseve, veçanrisht të SME ku rreth 70% e tyre (INSTAT 2011) i

përkasin tregtisë dhe shërbimeve të tilla si hoteleri, kafe e restorante si dhe bizneseve në

fundin e zinxhirit të prodhimit (façon). Struktura e eksporteve është gjithashtu tregues i

inovacionit të dobët, sepse sipas Bankës së Shqipërisë, ajo është e tillë që në masën 85%

mbizotërohet nga industritë e bazuara intensivisht në burimet natyrore dhe punën e

pakualifikuar (minerale, produkte agro – ushqimore, veshmbathje, lëkurë, këpucë, etj), por

dhe me disavantazhin e produktivitetit më të ulët në Ballkanin perëndimor.

Varësia e plotë nga teknologjia e huaj që hyn në Shqipëri përmes IHD dhe struktura e

importit ku zëri makineri dhe pajisje është i dyti, e rendisin të 42/142 vendeve (Global

Competitiveness Report) që duhet parë si një avantazh për inovacionin. Por, kapaciteti

teknologjik i bizneseve shqiptare për të avancuar brenda tyre në teknologji është shumë i

ulët, numri i patentave është më i ulët se në të gjitha vendet e rajonit (në vitin 2005 ka patur

vetëm pesë aplikime për patentë kombëtare). Teknologjia e informacionit ka rritje të shpejtë

tek individët dhe familjarët, por për bizneset mbeten prapa në nivel rajonal, sipas INSTAT

në vitin 2011, 23 % e SME-ve përdorin kompjuterin në biznes , 16% e tyre përdorin internetin

dhe vetëm 5 % e përdorin për shit-blerje.

Buxheti vjetor për R&D ështe rreth 0.37 % e GDP-së në 2012, më i ulët nga të gjitha vendet

e tjera europiane, për më tepër kapaciteti e kompetenca e limituar për të menaxhuar kërkimin

bazë dhe të aplikuar, bëjnë që të jemi shumë larg standardeve europiane, e për rrjedhojë kjo

vështirëson kooperimin dhe pjesëmarrjen në programet evropiane dhe ndërkombëtare dhe

disavantazhon inovacionin. Shqipëria gjithashtu mbetet akoma mbrapa vendeve të tjera

europiane në stabilizimin e politikave proaktive për të suportuar ngritjen e kapaciteteve për

ndërmarrjet, veçanrisht SME-ve.

Përballë sfidave të zhvillimit ekonomik, por dhe atyre të integrimit, qeveria shqiptare ka

ndërmarrë hartimin e një sërë strategjish që në thelbin e tyre synojnë krijimin e

“mundësuesve” aktivë, si më poshtë vijon :

A. Burime njerëzore dhe sisteme kërkimi

Liberalizimi i Arsimit të Lartë, ka bërë që aktualisht, në vend të ketë 13 Institucione Publike

të Arsimit të Lartë dhe 46 Institucione Private të Arsimit të Lartë, për rrjedhojë numri i

studentëve nga viti akademik 2006-2007, në vitin 2010 – 2011, në të tre ciklet e studimit

bachelor, master dhe doktoraturë është rritur 56 % (nga 86.178 në 134.877 studentë) dhe për

të njëjtën periudhë, po me 56 % është rritur dhe trupa akademike (INSTAT dhe MASH,

2012).

Programi “Brain Gain”, një inisiativë e UNDP me Qeverinë shqiptare, që shënon si datën e

nisjes shtatorin e 2006, ka bërë të mundur kthimin e shkencëtarëve dhe të diplomuarve

ekselentë nga universitetet më të mira botës. Të dhënat tregojnë për punësimin e 78

personave në sektorin publik dhe privat. Gjithashtu, “Fondi i ekselencës” i mbështetur në

një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave të vitit 2007, përcaktonte përdorimin

~ 358 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!