Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

Fig.2. Performanca në inovacion KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Vendet lider në inovacion (fig. 3) (Komisioni Europian, 2012; fq3) kanë një shpërndarje të drejtë dhe të gjerë të tetë dimensioneve kryesore, dmth kanë pikë të fortë kërkimin shkencor kombëtar dhe sistemet e inovacionit me një rol të rëndësishëm në aktivitetin e biznesit dhe një bashkëpunim shumë të mirë privat-publik; shumë prej tyre performojnë shumë mirë në indikatorët që lidhen me aktivitetin e firmave; gjithashtu të gjitha këto vende karakterizohen nga komercializimi i njohurive teknologjike, që demonstrohet nga treguesit e licencës dhe të ardhurat nga jashtë prej licencave. Vendet me shkallë më të ulët inovacioni, kanë raport të pabalancuar në tetë dimensionet psh. inovatorët modestë kanë një zhvillim mesatar të burimeve njërëzore, por janë mbrapa në sistemet e kërkimit apo bashkëpunime. Fig.3. Grupet e shteteve: Performanca e inovacionit sipas dimensioneve. III. Inovacioni në Shqipëri, vështirësi dhe sfida Inovacioni i sipërmarjeve është një dukuri që zyrtarisht ka filluar të trajtohet vonë në Shqipëri. Në raportin e Komisionit Europian mbi inovacionin Shqipëria mungon, si në pasqyrat që i referohen vendeve europiane ashtu edhe tek ato që nuk janë pjesë e BE-së si: Maqedonia, Serbia, Turqia etj, për shkak të mungesës së të dhënave në këtë drejtim dhe për më tepër dhe kur këto të dhëna ekzistojnë, ato nuk janë grumbulluar sipas standarteve ndëkombëtare (OECD, Eurostat apo UNESCO). I vetmi raport që i jep mundesinë Shqipërise të krahasohet me shtetet e tjera në inovacion është “Global Competitiveness Report”, por në këtë raport indikatorët e marrë parasysh janë vetem pesë krahasuar me 27 të ~ 357 ~ CH - Zvicër ; SE - Suedi DK - Danimarkë ; DE – Gjermani FI - Finland , BE - Belgjikë UK – Angli, FR -Francë IS – Islandë, AT - Austri NL - Holandë LU - Luksemburg IE -Irlandë SI-Slloveni CY-Qipro EE-Estoni O-Norvegji IT -Itali PT-Portugali CZ -Ceki ES-Spanjë , HU -Hungari GR-Greqi MT -Maltë HR-Kroaci SK - Sllovaki PL-Poloni RS-Serbi RO -Rumani LT-Lituani MK- Maqedoni

KUMTESA “Innovation Union Scoreboard”. Aktualisht, referuar “Global Competitiveness Report”, Shqipëria ka përmirësuar konkurueshmërinë ekonomike të saj duke avancuar nga vendi i 96-të në vitin 2010, në të 78-in në 2012, nga 142 vende të marra në shqyrtim; si dhe ka përmirësuar klimën ndaj biznesit dhe lehtësuar procedurat e hapjes së tyre, sipas raportit të Bankës Botërore “Doing Business” renditja për Shqipërinë ka lëvizur nga vendi i 136 në 2008, në të 82-in në 2012, nga 183 vende. Nëse sot në Shqipëri është më lehtë krahasuar me katër vite më parë për të hapur biznes ato sërisht vazhdojnë të performojnë dobët në inovacion, për shkak dhe të strukturës sektoriale të bizneseve, veçanrisht të SME ku rreth 70% e tyre (INSTAT 2011) i përkasin tregtisë dhe shërbimeve të tilla si hoteleri, kafe e restorante si dhe bizneseve në fundin e zinxhirit të prodhimit (façon). Struktura e eksporteve është gjithashtu tregues i inovacionit të dobët, sepse sipas Bankës së Shqipërisë, ajo është e tillë që në masën 85% mbizotërohet nga industritë e bazuara intensivisht në burimet natyrore dhe punën e pakualifikuar (minerale, produkte agro – ushqimore, veshmbathje, lëkurë, këpucë, etj), por dhe me disavantazhin e produktivitetit më të ulët në Ballkanin perëndimor. Varësia e plotë nga teknologjia e huaj që hyn në Shqipëri përmes IHD dhe struktura e importit ku zëri makineri dhe pajisje është i dyti, e rendisin të 42/142 vendeve (Global Competitiveness Report) që duhet parë si një avantazh për inovacionin. Por, kapaciteti teknologjik i bizneseve shqiptare për të avancuar brenda tyre në teknologji është shumë i ulët, numri i patentave është më i ulët se në të gjitha vendet e rajonit (në vitin 2005 ka patur vetëm pesë aplikime për patentë kombëtare). Teknologjia e informacionit ka rritje të shpejtë tek individët dhe familjarët, por për bizneset mbeten prapa në nivel rajonal, sipas INSTAT në vitin 2011, 23 % e SME-ve përdorin kompjuterin në biznes , 16% e tyre përdorin internetin dhe vetëm 5 % e përdorin për shit-blerje. Buxheti vjetor për R&D ështe rreth 0.37 % e GDP-së në 2012, më i ulët nga të gjitha vendet e tjera europiane, për më tepër kapaciteti e kompetenca e limituar për të menaxhuar kërkimin bazë dhe të aplikuar, bëjnë që të jemi shumë larg standardeve europiane, e për rrjedhojë kjo vështirëson kooperimin dhe pjesëmarrjen në programet evropiane dhe ndërkombëtare dhe disavantazhon inovacionin. Shqipëria gjithashtu mbetet akoma mbrapa vendeve të tjera europiane në stabilizimin e politikave proaktive për të suportuar ngritjen e kapaciteteve për ndërmarrjet, veçanrisht SME-ve. Përballë sfidave të zhvillimit ekonomik, por dhe atyre të integrimit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hartimin e një sërë strategjish që në thelbin e tyre synojnë krijimin e “mundësuesve” aktivë, si më poshtë vijon : A. Burime njerëzore dhe sisteme kërkimi Liberalizimi i Arsimit të Lartë, ka bërë që aktualisht, në vend të ketë 13 Institucione Publike të Arsimit të Lartë dhe 46 Institucione Private të Arsimit të Lartë, për rrjedhojë numri i studentëve nga viti akademik 2006-2007, në vitin 2010 – 2011, në të tre ciklet e studimit bachelor, master dhe doktoraturë është rritur 56 % (nga 86.178 në 134.877 studentë) dhe për të njëjtën periudhë, po me 56 % është rritur dhe trupa akademike (INSTAT dhe MASH, 2012). Programi “Brain Gain”, një inisiativë e UNDP me Qeverinë shqiptare, që shënon si datën e nisjes shtatorin e 2006, ka bërë të mundur kthimin e shkencëtarëve dhe të diplomuarve ekselentë nga universitetet më të mira botës. Të dhënat tregojnë për punësimin e 78 personave në sektorin publik dhe privat. Gjithashtu, “Fondi i ekselencës” i mbështetur në një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave të vitit 2007, përcaktonte përdorimin ~ 358 ~

Fig.2. Performanca në inovacion

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Vendet lider në inovacion (fig. 3) (Komisioni Europian, 2012; fq3) kanë një shpërndarje të

drejtë dhe të gjerë të tetë dimensioneve kryesore, dmth kanë pikë të fortë kërkimin shkencor

kombëtar dhe sistemet e inovacionit me një rol të rëndësishëm në aktivitetin e biznesit dhe

një bashkëpunim shumë të mirë privat-publik; shumë prej tyre performojnë shumë mirë në

indikatorët që lidhen me aktivitetin e firmave; gjithashtu të gjitha këto vende karakterizohen

nga komercializimi i njohurive teknologjike, që demonstrohet nga treguesit e licencës dhe

të ardhurat nga jashtë prej licencave. Vendet me shkallë më të ulët inovacioni, kanë raport të

pabalancuar në tetë dimensionet psh. inovatorët modestë kanë një zhvillim mesatar të

burimeve njërëzore, por janë mbrapa në sistemet e kërkimit apo bashkëpunime.

Fig.3. Grupet e shteteve: Performanca e inovacionit sipas dimensioneve.

III. Inovacioni në Shqipëri, vështirësi dhe sfida

Inovacioni i sipërmarjeve është një dukuri që zyrtarisht ka filluar të trajtohet vonë në

Shqipëri. Në raportin e Komisionit Europian mbi inovacionin Shqipëria mungon, si në

pasqyrat që i referohen vendeve europiane ashtu edhe tek ato që nuk janë pjesë e BE-së si:

Maqedonia, Serbia, Turqia etj, për shkak të mungesës së të dhënave në këtë drejtim dhe për

më tepër dhe kur këto të dhëna ekzistojnë, ato nuk janë grumbulluar sipas standarteve

ndëkombëtare (OECD, Eurostat apo UNESCO). I vetmi raport që i jep mundesinë

Shqipërise të krahasohet me shtetet e tjera në inovacion është “Global Competitiveness

Report”, por në këtë raport indikatorët e marrë parasysh janë vetem pesë krahasuar me 27 të

~ 357 ~

CH - Zvicër ; SE - Suedi

DK - Danimarkë ; DE –

Gjermani

FI - Finland , BE - Belgjikë

UK – Angli, FR -Francë

IS – Islandë, AT - Austri

NL - Holandë LU -

Luksemburg IE -Irlandë

SI-Slloveni

CY-Qipro EE-Estoni

O-Norvegji IT -Itali

PT-Portugali CZ -Ceki

ES-Spanjë , HU -Hungari

GR-Greqi MT -Maltë

HR-Kroaci SK -

Sllovaki PL-Poloni

RS-Serbi

RO -Rumani LT-Lituani

MK- Maqedoni

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!