20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

që analizën e vlerave numerike ta bëjmë në nivel të tresheve të shifrave, për pozitat përkatëse

të shumëfisheve.

Figura 5. Pjesa e algoritmit për shndërrimin e vlerës numerike në tekst të zakonshëm

Në figurën 5 është paraqitur një pjesë e algoritmit për analizimin e vlerave numerike

dhe shndërrimin e tyre në tekst. Pas kësaj, teksti i fituar konvertohet në të folur duke e

shfrytëzuar sistemin standard për sintetizimin e të folurit nga tekstet e shkruara shqipe.

Përfundim

Shndërrimi i teksteve të shkruara në të folur mbetet edhe më tutje një fushë me

shumë interes. Gjuha shqipe ende nuk është e përfshirë në bashkësinë e gjuhëve për të cilat

ka një zgjidhje përfundimtare lidhur me këtë çështje. Ne jemi angazhuar në gjetjen e një

modeli sipas të cilit do të mund të bëhej shndërrimi i teksteve të shkruara në gjuhën shqipe,

në të folur. Duke i përcjellur edhe studimet për gjuhët tjera, jemi duke e përpunuar idenë e

sintezës së të folurit me bashkimin e fajllave akustik të segmenteve tekstuale, të cilët ruhen

në një bazë të dhënash.

Problemi kryesor që paraqitet gjatë sintetizimit është ai i bashkimit të segmenteve

akustike, në procesin e gjenerimit të fjalëve. Nga algoritmi i dhënë më sipër shihet se si

segmente akustike janë një numër i caktuar fjalësh (ato që paraqiten më së shpeshti në tekstet

e gjuhës shqipe), pastaj dyshkronjëshet (difonet) dhe të gjitha shkronjat e alfabetit. Kurse,

problemi i shndërrimit të numrave në zë lehtë zgjidhet duke i shndërruar së pari numrat në

tekste të zakonshëm dhe pastaj, tekstet e fituara konvertohen në zë duke e shfrytëzuar

procedurën e zakonshme që përdoret për tekstet tjera.

Recensentë:

Prof. Asoc. Dr. Blerim Rexha

Prof. Asoc. Dr. Lule Ahmedi

~ 348 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!