20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Motiv më I përhapur është ai i mbresave dhe i gjendjes shpirtërore që pasqyron ndjesitë e

forta të takimeve e përjetimeve në Shqipëri. Arbëreshi në vendin e të parëve sikur bëhet

përsëri fëmijë, i duket sikur prek gjirin e mëmës apo siç thotë Di Maxhio:

“Biri I lashtë kthehet te nëna gjithnjë e re, ulet në prehërin e saj, lëkundet në djepin e

shekujve, nën këngën e kujtimeve dhe I sjell nënës karafilin e zemrës.”

Për Vorea Ujkon ardhja në Shqipëri është “Kthimi I birit Shkapërdhjarë te vatra e vjetër”Ai

ka ecur 500 vjet në gjurmët e stërgjyshërve, me këngë arbëreshe në buzë dhe, më në fund, e

ka gjetur burimin, “dheun e lisave e të erërave ku e ndien veten si “vëlla i fshatarëve dhe i

punëtorëve”.Kaloi koha e pulëbardhave në det, -thotë Vorea Ujko. Tani në vend të

pulëbardhave vijnë vetë arbëreshët në Shqipëri dhe shqiptarët nga Shqipëria në ngulimet

arbëreshe.

Del Gandio, një nga ata që ka ardhur më shpesh, po edhe që i ka kënduar me aq pasion

Shqipërisë, ka gjithnjë në buzë lutjen “Më fto Shqipëri” dhe ardhjen e tij këtu e quan si

“lajmëtar dashurie” të të gjithë atyre që janë shpërndarë nëpër botë.

Zef Skiro di Modika, gjithashtu, i prekur thellë nga sa ka gjetur në Shqipëri shkruan:

“Njëmijë këngë të pakënduara…më kanë plasur në kraharor për ty o tokë e dashur”.

Poetët arbëreshë i drejtohen Shqipërisë si gjësë më të shtrenjtë: mëmë, diell, vatër, truall i

papërsëritshëm, tokë e shenjtë, burim ku zë fill jeta dhe historia e tyre.

Vlerat e poezisë së sotme arbëreshe janë të dukshme, sidomos në penat e disa prej poetëve

më të shquar, të cilët kalojnë më tej se përshtypjet nga vizitat në Shqipëri dhe mëtojnë të

depërtojnë më thellë, të kapin një hapësirë sa më të gjerë, të kahjeve dhe të rrjedhave të jetës

së sotme shqiptare. Ata e shohin Shqipërinë si një realitet ku e shkuara dhe e sotmja përbëjnë

një binom të pandashëm e një vijim logjik. Siç thotë V. Ujko “e shkuara, e sotmja, e

ardhmja bashkohen me emrin e lavdisë” “Çerdhja”.Në një rast tjetër ai shprehet:

“Koloviten ullinj mbi herojt’ e varrosur e unë dëgjoj fanfarat e Shqipërisë së re” “Era e

historisë”.

Edhe më shkoqur e thotë këtë ide në vargjet:

“nga toka tërë e vjetër dolli vrulli tërë i ri” “Butrinti”.

Del Gandio, ndërsa flet për Shqipërinë e sotme,i vjen vetvetiu në mendje e kaluara e

lavdishme e saj dhe i bashkon të dyja këto pamje në një vision të vetëm:

“O Shqipëri se njëherë ti qe

Mbrojtëse e Evropës dhe lavdia,

Kështu të shoh dhe sot”

“O Shqipëri”.

Zef Skiro Maji,i gëzuar për bukurinë e vendit të të parëve, po edhe entuziast për rrjedhat e

mbara të ecurisë që shihte në ato vite në Shqipëri, e ndien veten si biri që kërkon shpatën e

etërve për t’u radhitur në luftë krahas vëllezërve shqiptarë:

“Shpatën e etërve më jep/ që edhe unë/

Me të dy duart të të mbroj, sepse unë arbëreshi/ të dua të begatshme/

Të lumtur të dua/ midis kombeve krenare/

E me krenari për ty jem/ mëmëdheu i lashtë.

“Udhëtimi iparë”

Duket e çuditshme, por është një ndjesi aq e natyrshme, që disa nga poetët arbëreshë i

përjetojnë aq thellë takimet e situatat në Shqipëri, saqë janë gati të bëjnë çfarëdo sakrifice

për atdheun e tyre të dikurshëm.

“Për ty Shqipëri jap edhe jetën” V. Ujko

~ 339 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!