20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

arbëreshe iu deshën me se tridhjetë vjet që të mblidhte forcat e të riniste udhën e vet e të

luante rolin që i takonte. Shprehja e saj kryesore përsëri do të ishte vjershëria, tashmë me një

identitet të qartë e të papërcaktuar.Baza e saj do të mbetej edhe më tej përfytyrimi i

Shqipërisë, si atdheu i lashtë.Më 1946 Dushko Vetmo përuroi prurjet e reja të poezisë

arbëreshe me përmbledhjen “Bubuqe t’egra”, e cila çelej me vjershën e famshme “Atdheut”

në të cilën, nëpërmjet një apostrofe të fuqishme, Shqipëria merr përmasat e një përkushtimi

shpirtëror të të gjithë qenies arbëreshe:

“Për ty na o mëmë po dhurojmë,

Per ty te lufta nder, lule, madhëri,

Kërkojmë, o mëmë e dashur Shqipëri,

E prapë për ty çdo ditë rrojmë!!

Jo vetëm te Dushko Vetmo, po edhe te shumica e poetëve të tjerë arbëreshë që erdhën pas tij,

nis të evokohet shpesh e me shpesh atdheu i lashtë, Shqipëria.Madje edhe te LLuka Pevrone,

Vincenco Borreshio, Karmell Kundreva etj., dotë vijojë për mjaft kohë po ai përfytyrim i

përtërirë i traditës së Rilindjes, por njëkohësisht edhe do të gjallërohet dhe do të shihet nga

këndvështrime të reja. Tipike është këtu poezia e LLuka Perrones, një poet lirik shumë

interesant,i cili përfaqëson ata poetë arbëreshë që shkruan për Shqipërinë e re, por pa pasur

rastin ta njihnin atë drejtpërsëdrejti.Përfytyrimin e saj Perrone, Borreshio etj., e nxorrën nga

kujtesa legjendare e popullit, nga përfytyrimi tradicional arbëresh. Shqipëria përfytyrohet si

një mëmë e lashtë, e dashur dhe madhështore, që nuk i ka harruar asnjëherë bijtë e saj të

mërguar.Edhe bijtë e saj, arbëreshët, nga ana e tyre, sipas Perrones, megjithëse nuk e kanë

parë kurrë Shqipërinë, e ndiejnë thellë dashurinë për të dhe e kanë gjithnjë në zemër e në

mendje.

Arbëria e moçme apo Shqipëria e sotme në përfytyrimin e Lluka Perrones merr paraqitje nga

më të larmishmet, të gjitha prekëse e mbreslënëse: ajo herë paraqitet si një dru i lashtë që

kurrë nuk thahet, por qëndron gjithnjë i blertë, herë si një vend me diell, me vasha e trima,

me lule e zogj, herë si toka ku rron i gjallë kujtimi i pasosur i Skënderbeut.Midis të tjerave

në vjershën: “Moj mëma Arbëri”, ku ai thotë: “një burbuqe u çel, në horizontin ka Arbëria”.

Vëmë re se autori, megjithëse atdheu i të parëve vijon të jetë i mbuluar me një tis idilik, me

nota malli e trishtimi, prapë e ndien se Shqipëria e sotme ndryshon nga ajo e dikurshmja dhe

kjo hedh dritë e optimizëm në poezinë e tij. Përfytyrimi i Shqipërisë në poezinë arbëreshe do

të vijë duke evoluar e ndryshuar. Veçanërisht, rrethana e re, e krijuar në vitet ’70 e më pas, jo

pak arbëreshë do të vinin në Shqipëri apo në Kosovë, herë si turistë, herë si kursantë, në

kuadrin e kurseve apo seminareve të gjuhës shqipe e kulturës shqiptare. Por do t’i shohim

edhe si pjesëmarrës në veprimtari letrare apo të ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe

Artistëve të Shqipërisë. Edhe poetë, studiues e grupe artistike arbëreshe e kosovare në ato

vite, pothuajse, rregullisht do të shkonin nëpër ngulimet arbëreshe të Italisë. Kështu,

Shqipëria dhe takimi me shqiptarët u kthye nga një ëndërr në një të vërtetë të gjallë, nga një

dëshirë e zjarrtë në një mundësi të hapët e me peërspektiva e më të gjera. Të gjitha këto nuk

mund të mos sillnin edhe një situatë të re në poezinë arbëreshe. Ardhja në mëmëdheun e

lashtë të Vorea Ujkos, Del Gandies, Kondrevës, Zef Skiro Majit, Zef Skiro Modikës,pastaj

edhe e Paskal Rendës, Kate Cukaros, Matilde Ferraros etj., shkaktoi frymëzime e shprehje

origjinale të mallit të ri. Ata shkruan vjersha për qytetet e Shqipërisë, për Sarandën, Tiranën,

Shkodrën, Krujën, për njerëzit, të cilët i gjetën aty dhe u miqësuan me ta menjëherë, për

bukuritë e natyrës shqiptare, por edhe për poetët e shkrimtarët shqiptarë që ishin të njohur në

Shqipëri e në Kosovë. Kemi kështu, një shkëmbim marrëdhëniesh miqësore të poetëve

~ 337 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!