20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Denis HIMCI 1 (PHD Student): PËRFYTYRIMI I SHQIPËRISË NË POEZINË E

SOTME TË ARBËRESHËVE TË ITALISË

Artikull

~ 335 ~

1 Universiteti “A. Xhuvani”,Elbasan

Fakulteti i Shkencave Humane

Departamenti i Gjuhës Italiane

Arbëri dhe arbëreshë. Shqipëria dhe shqiptarët. Sa vite e shekuj, kalime farëzash njëri pas

tjetrit në dhe të huaj. Ngulime shqiptarësh kudo. Por a kanë humbur vallë lidhjen me vendin

e tyre, atdheun e lashtë, gjuhën, kulturën dhe ëndrrat?!...Jo pa qëllim e filluam artikullin tonë

me këtë fragment ku në vazhdimësi do të jenë vetë shqiptarët me veprimtarinë, aktivitetin e

tyre dhe prodhimtarinë krijuese të tyre në ngulimet ku ato janë vendosur.

“Të rralla janë në botë diasporat që, për shumë shekuj, edhe pas shpërnguljes në dhe të

huaj, ruajnë me ngulm gjuhën, kulturën, traditat dhe dashurinë për mëmëdheun e tyre të

lashtë, siç janë ngulimet arbëreshe të Italisë. Dhe jo vetëm i ruajnë, por dhe i punojnë pa

pushim për t’i shtuar, duke nxjerrë breza të tërë veprimtarësh që janë shquar për lëvrimin e

gjuhës së vet amtare dhe i kanë dhënë letërsisë, kulturës e shkencës shqiptare një numër të

mirë veprash me merita të shënuara” – pohon prof. Gj.Shkurtaj në studimin e tij: Poezia e

sotme arbëreshe 1 .

E gjithë letërsia e sotme arbëreshe është një përpjekje gati masive e shkrimtarëve për ta

afruar krijimtarinë e tyre me atë të dheut mëmë, me gjuhën që përdorin sot kudo shkrimtarët

shqiptarë.

Letërsia e sotme arbëreshe është kryesisht një vjershë me temë shoqërore. Ajo ndjek traditën

më të mirë të lirikës së Serembes. Motivet e saj i përfiton jeta e katundit, por tashmë jo e një

katundi të vetmuar. Aty shprehet shqetësimi për gjendjen e rëndë të arbëreshit, që ndihet

përjetësisht i huaj e larg atdheut të parë , por që është edhe krenar për atdheun e të parëve,

për origjinën shqiptare. Duhet të themi me gojën plot se këtë cilësi të arbëreshëve nuk e zbeh

dot asnjë mjegullim që mund të vijë nga sa flitet e shkruhet ndonjëherë për Shqipërinë e

shqiptarët, apo nga sa mund të kenë pësuar e kryer në Itali e gjetkë mërgimtarët më të rinj

shqiptarë, të përplasur andej-këndej nga valët e eksodeve masive të viteve ’90. Poezia

arbëreshe është një poezi e lëvruar, ashtu si edhe gurra e saj ushqyese, kënga popullore, I

mëshon fakti se gjaku i arbrit, sado i shprishur nuk birret, nuk bëhet ujë, as në botën e sotme

moderne e aq të trazuar. Sigurisht,që në kohën e sotme arbëreshe nuk mund të mos tregohej

më e ndjeshme ndaj aktualitetit bashkëkohor, sesa ndaj së kaluarës. Kjo nuk do të thotë se

ajo nuk merret më me të shkuarën. Historinë ajo e njeh, e përfill dukshëm dhe e parakupton

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!