20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Të ndikuar nga përdorimi i internetit, të rinjtë kanë krijuar një “ gjuhë të

internetit”, e cila na del me veçanti të shumta. Gjuha e përdorur në internet po perceptohet

gjithnjë e më tepër si një hibrid midis gjuhës së folur dhe asaj të shkruar 1 . Ajo është shumë

praktike për të bërë dialog në internet, sepse përdoren vetëm dy ose disa shkronja,

shpeshherë të kombinuara me numra, për të shprehur një mendim me përmbajtje të pasur dhe

për t’u marrë vesh mirë me njëri-tjetrin 1 .

Sot, kur e jetojmë të ashtuquajturën epokë të rrjeteve sociale, si: Facebook,

Twitter, Myspace, Mesenger etj, është formuar një prirje interesante e shkrimit me sa më

shumë shkurtesa të ndryshme, të përziera me numra e simbole për shprehjen e emocionit.

Shembujt janë të shumtë, p.sh: flm (faleminderit), sps (s’ka përse), çka ka 3( çfarë

ka të re), 1herë (njëherë), mpuq (më puth), vër8 (vërtetë), 3gim (tregim), 2shim (dyshim),

7zënë (shtatzënë) e shumë e shumë shembuj të tjerë.

Duke qenë të ndikuar fort dhe në vazhdimësi nga anglishtja, të rinjtë e kanë zgjedhur

një metodë imitimi në komunikim, në disa raste i kanë krijuar shkurtesat në shqip, si ato që i

përmendëm, e në disa raste të tjera i përdorin të gatshme nga anglishtja për të treguar zotësi

dhe njohuri të anglishtes si “modë e kohës”.

Këto shkurtesa përdoren si formula të përziera, si p.sh: B4 për (before) --- më

përpara, 2DA për (today) – sot, L8R për (later) – më vonë, K2 (këtu).

Në krijimin e shumë shkurtesave ka ndikuar edhe përdorimi i celularit. Duke mos

mjaftuar numri i shkronjave në dispozicion për përdoruesit e celularit, u krijuan një numër i

madh i shkurtesave, si: prsh (pershendetje), flm (faleminderit) sps, mpuq etj.

Për dallim nga “shqipja e internetit”, “shqipja e administratës”, këto vitet e

fundit është ndihmuar nga programet kompjuterike në gjuhën shqipe. Programet e sotme

kompjuterike të gjuhës shqipe janë një ndihmë shumë e madhe për përdoruesit e

kompjuterit, duke u mundësuar atyre njohuri dhe përforcim të standardit të shqipes.

Programet kompjuterike të punuara nga “Qendra për Edukim dhe Përparim” , si: Fjalori

elektronik shpjegues, AS tastiera shqip, Drejtshkrimori, Office 2010 shqip, Windows 7

shqip etj, i kanë krijuar mundësitë që gabimet dhe deformimet gjuhësore të pakësohen

dukshëm.

Megjithëse këto programe kanë disa mangësi në përdorim, duke i pasur parasysh

rrethanat në të cilat po zhvillohet jeta, ato janë njëra prej arritjeve më të rëndësishme në jetën

shkencore dhe arsimore shqiptare. Përfituesit e drejtpërdrejt nga këto programe janë

punonjësit e administratës në radhë të parë, por edhe njerëzit e profileve të ndryshme

akademike.

Me gjithë përparësitë dhe ndihmën që na ofrojnë këto programe kompjuterike, duke

pasur parasysh mangësitë që kanë, përdorimi i tyre nga njerëzit që nuk e njohin sadopak

standardin mund të ndikojnë në formimin e një “varshmërie ndaj kompjuterit”. Me këtë

rrezikohet që standardi dhe normat gjuhësore në përgjithësi të mbesin si diçka “abstrakte”.

Gjuha e internetit ka disa karakteristika interesante që duhet të studiohen, karakteri i

saj spontan dhe përdorimi i shkujdesur kanë krijuar edhe një material ndryshe nga ai i gjuhës

standarde, material i cili mund të reflektohet me pasoja të mëdha për shqipen.

Në fund them se nëse nuk përpiqemi sadopak ta përmirësojmë gjendjen e

përdorimit të gjuhës së sotme, “ne” të cilët nuk e njohim mirë përdorimin e “formulave

~ 333 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!