20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Abetar i vogël shcyp mas Abevet t’Bashkimit e t’Stambollit, me tregime n’t’dy dhialektet ,

Bukurect, 1906.

Vargenimi n’Gjuh Shcype me gni Fjalorth shcyp – frangisht n’marim, Napoli 1906.

Fjalorth Shcyp – Frangisht e Frangisht –Shcyp i fjalve t’reja, Napoli 1906.

Abetari i gjuhës shqipe, Moti i Parë, Athinë, 1912.

Këndimet e para për çunat, Mot i Dytë, Prej D.H, Athinë, 1912.

Këndimet e dyta për çunat, Mot i Tretë Prej D.H, Athinë, 1912.

Këndimet e treta per çunat, Mot i Katërtë, Prej D.H. Athinë, 1912.

Shtimi i abetarit shqip për çunat, Mot i Parë e i Dytë, Prej D.H., Athinë, 1912.

Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i parë, Romë, 1919 dhe Ble i dytë, Shkodër,

1920. (Dokumente zyrtare të paraqitura nga Dërgata Shqiptare në Konferencën e Paqes në

Paris), përkthyer e përgatitur për botim në gjuhën shqipe nga Luigj Gurakuqi.

Përkushtimi në hartime tekstesh mësimore e në veçanti të abetareve, zhvillimi i një strategjie

mësimore të bazuar në traditë por edhe në modelet perëndimore u bënë motoja e punës

së Gurakuqit, për të cilin."Çështja e arsimit, ka randësi kryesore në rilindjen e kombit

shqiptar, pse vetëm me një mësim të shëndoshë e me një arsim të vërtetë mund të ngjallet e

mund të mkambet kombi ynë e mund të fitojë të drejtën me hymun në rradhën e popujve të

qytetëruar" 3 . Përkushtimi për arsimin, vizioni perëndimor e mbi të gjitha mbështetja në

trashëgiminë kulturore të truallit ku u lind e ndihmuan së shumti Gurakuqin që të ndërtojë

një koncept të drejtë mbi shkollën kombëtare shqiptare, duke arritur kështu të ndriçoj

mendimin arsimor të Rilindjes. Me rastin e hapjes së shkollës së Elbasanit, drejtor së cilës u

emërua Gurakuqi, në fjalën e përshëndetjes do të shprehej: “Dita e sotme. Kjo ditë e bardhë

dhe plot hare, që gshini sot mbi qytetin tonë, do të mbetet si një ditë e madhe, si një ditë e

çqueme e e paharueme në histori të kombit tonë, do të qëndrojë si një e kreme e shenjtë e e

përvjetëshme, e cila do të lutet me nderim e brohori, babë mbas babe e djalë mbas djali,

ndër kohnat e panumëruarshëme që do të vijnë e gjer në jetë të jetës”. Trashëgimia kulturore

e popullit tonë, traditat kombëtare, zakonet, dokumentet e ndryshme shkrimore apo gojore

që nga më të vjetrat e deri tek më e reja, vlerat që ato mbartin, u bënë shpesh herë objekt

vëmendjeje i studimeve dhe i artikujve të Gurakuqit teksa paraqet mendim për to në disa

artikuj, e veçanërisht në “Përparimi i Shqiptarëve”. Gurakuqi është vlerësuar edhe si

historiani i parë i traditës arsimore – kulturore shqiptare. “Veprimtaria pedagogjike dhe

arsimore e Luigj Gurakuqit, -shkruan Prof. Bedri Dedja-, shkëlqeu në vitin 1909-1912 e më

pas, kur ai vuri në jetë me patriotizëm të flakët, me urtësi dhe me guxim politik, me një guxim

të pashembullt shkencor, idealet e Rilindjes Kombëtare për arsimin.” 4

Ai njihte e vlerësonte ndihmesën e dhënë nga shkrimtarët e vjetër për kultivimin e gjuhës

shqipe, zhvillimin e letërsisë e të kulturës sonë kombëtare, si: Buzukun, Budin, Bardhin,

Bogdanin, njihte mirë krijimtarinë e ndihmesën e shkrimtarëve e veprimtarëve të shquar

të lëvizjes kombëtare nga të gjitha trevat e Shqipërisë, nga arbreshët, nga kolonitë shqiptare

në Evropë, të të gjithë shqiptarëve kudo që jetonin e vepronin. Vlerëson ndër shkrime dhe

fjalime Naim Frashërin, Veqilharxhin, Mitkon, Abdyl e Sami Frashërin, Jani Vreton, etj.

Pati fati të njihej nga afër me botën arbëreshe me përpjekjet e mëdha të bëra nga arbëreshët

për ruajtjen e mbajtjen gjallë të zakoneve, të traditave e të gjuhës amtare dhe njëkohësisht

të kishte mësues ne kolegjin e Shën Mitër Koronës, Jeronim De Radën. 5 . Jeronin de Rada

është për Gurakuqin “sotëpërsot vjershëtari ynë më i madh”, dhe përulet me respekt të thellë

ndaj këtij këngëtari të “naltë dhe të ambël”, ndaj “Nestorit Arbëresh”. Gurakuqi vlerëson

edhe punën e gjithë atyre që e ndoqën rrugën e këtij burri të madh, si Darën, Kamardën,

~ 32 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!