20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Kosova duhet të mburret sot për numrin e madh të medieve. Ajo ka një televizion publik,

RTK-ën dhe radio publike, RK ,si dhe katër TV private të nivelit shtetëror dhe shumë

kanale televizive dhe radio lokale. Kemi një numër të konsiderueshëm të gazetave të

përditshme të cilat shkruajnë dhe informojnë për më të rejat në globin tokësor. Shikuar në

aspektin sasior kjo është një arritje e jashtëzakonshme kur kemi parasysh se para luftës kemi

pasur vetëm dy sosh RTP dhe RP si dhe vetëm një gazetë të përditshme. Megjithatë në

aspektin cilësor niveli i tyre lë për të dëshiruar, pa mohuar faktin se në të gjitha këto kanale

TV kemi gazetarë dhe profesionistë të shkëlqyeshëm. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për

gazetat e përditshme.Ajo që duhet theksuar më këtë rast është se mediet, të shkruarat dhe

elektronike luajnë rol të pazëvendësueshëm në aspektin gjuhësor meqë janë në kontakt të

përditshëm dhe me të gjitha shtresat e popullit.

Institucionet e ndryshme

Nuk duhet humbur shumë kohë për të pasur një pasqyrë të qartë se cili është përdorimi i

gjuhës në institucionet tona. Mjafton t’u hedhësh një shikim shkresave të ndryshme të

afishuara në vendet e shpalljeve, mureve, agjencioneve turistike të udhëtimit, guidave të

ndryshme turistike, reklamave nëpër qytet , njoftimeve, lajmërimeve, për të parë me sa

gabime janë të përshkuara ato. Autori i këtij shkrimi mbi katedrën e një drejtori të një shkolle

të mesme kishte hasur që shtatë ditët e javës në orarin e kujdestarisë së mësimdhënësve

vetëm dy sosh ishin të shkruara drejt. Për keqardhje por i vërtetë është fakti se një numër i

madh i njerëzve nuk i shkruajnë drejt dhe pa gabime ditët e javës. Në shumicën e rasteve

këto i gjejmë nëpër shkollat tona, aty ku fitohet baza e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit.

Gjendja nuk është aspak më e mirë edhe në institucionet tjera të larta. Sa për ilustrim do marr

disa shembuj sesi shkruhet në disa institucone tona. Një zyrtar i një Ministrie në një Njoftim

për kolegët e tij shkruan…”Koleg te nderuar iu njoftoi se me date ….te gjith…etj Shkronjat

në kursiv janë të shkruara gabimisht.Në dhjetë fjalë kemi gjashtë gabime, pot të vazhdonte

shkrimi më gjat do llogaritnim çdo të tretën fjalë me gabim.Ose një shkrim tjetër …”Hartimi

i Strategjis” …”për nderë të 100 vjetorit të Pavarësis së Shqipëris”… ”ASH shprehi

gatishmërin”…”të pakënaqur me ecurin”…për të marr masat…”vizituam edhe Ministrin e

Arsimit” ( është fjala për Ministrinë dhe jo Ministrin) …”z/Beni na njoftoj” …”Ministria e

Ekonomis”

Në të folurit e përditshëm shumësi i foljeve kam dhe jam në të tashmen e dëftores po thuajse

është bërë standard përdorimi gabim kena dhe jena, madje edhe nga vetë profesorët e të

gjitha niveleve të arsimit. Kam ndesh jo rrallë kur mësimdhënës të arsimit parauniversitar t’i

shkruajnë emrat e lëndëve : fizik, matematik ose në vend të përvojë e punës ( provojë e

punës) etj. Procesverbalet e mbledhjeve në Librat e klasës , nëpër shkolla , raportet e

ndryshme, njoftimet, dhe rubrka të ndryshme në institucionet e AMU dhe AML janë nën çdo

nivel jo vetëm për për gabimet drejtshkrimor por edhe në sajimet morfo- sintaksor me plot

defekte.

Arsimi i lartë

Është për keqardhje por pjesa dërmuese e studentëve tanë kanë zbraztësira të dukshme për

t’u shprehur me shkrim por edhe me gojë si rezultat i nivelit jo të kënaqshëm nga shkolla

fillore dhe e mesme. E them me përgjegjësi të plotë se në një ese të një student të UP por

edhe të Kolegjeve private 70% është e hartuar me gabime jo vetëm gjuhësore. Çdo koment

këtyre shembujve do ishte i tepërt. 261

261 Kjo kumtesë është refleksion individual imi, ashtu siç i shoh aktualisht rrjedhat jo të favorshme

~ 328 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!