20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Prof. Ukë OSMANAJ: PESHA DHE RËNDËSIA E GJUHËS NË INSTITUCIONE

Hyrje

Dhjetëvjetëshi i fundit që përkon me çlrimin e Kosovës solli me vete ndryshime të mëdha në

të gjitha fushat e jetës . Këto ndryshime jo vetëm për Kosovën por për të gjitha trojet

shqiptare nuk u përcollën dot pa vështirësi dhe sfida ndër më të ndryshmet. Përpjekjet,

vuajtjet, heroizmi dhe guximi rezultuan me çlirimin e vendit – ardhjen e lirisë të shumë

pritur.Dekada e fundit e shek. XX dhe fillimi i shekullit XXI do të mbetën të shkruara me

shkronja të arta në historinë tonë më të re – për shtetin e Kosovës” Nuk është për t’u vajtuar

vdekja derisa fitohet pavdekshmëria”.citoj të ketë thënë një dijetar. Pavdeksinë, sinonim të

lirisë, tanimë Kosova e ka. Nuk ka dyshim kjo është epoka më e ndritëshme e shtetit më të ri

të Evropës. Kosova tani është shtet sovran, demokratik dhe i pavarur.

Do ishte iluzion të mendonim se liria i solli të gjitha. Liria është parakusht jetik për arritje

dhe ndryshime të mëdha në sferat e jetës së një kombi .Pikërisht për këtë shteti duhet të

jetëi i përgjegjshëm dhe në lartësinë e duhur të funksionimit tij. Në të kundërtën

mosfunksionimi mirëfilltë i një vendit i përcjellur me veprime devijante ;si korrupsion,

pabarazi ligjore, zhvillim të ulët ekonomik, arsimim jo cilësor, diskriminim të të drejtave të

njeriut, pa barazi gjinore për pasojë do ketë që : shpresat, synimet,optimizmi dhe të gjitha

ato që lidhen me shtetin të mos jenë në hap me kohën, të shndërroheshin në zhgenjim dhe

pesimizëm. Këtë porosi ua përcollën politikanëve tanë miqtë tanë ndërkombëtar që

ndihmuan në ardhjen e lirisë dh pavarësisë së Kosovës duke iu sugjeruar se “liria (nënkupto:

shteti është po aq i vështirë të bëhet sikurse edhe fitorja e luftës. Këtë e dëshmuan

katërcipisht edhe ngjarjet e viteve të fundit në të dyja shtetet shqiptare. Në Shqipëri, pa

mohuar arritjet e shkëlqyera që janë bërë dy dekadat e fundit që cilësohen si shembje e një

sisremi komunist totalitar dhe shtypës dhe arritja e demokracisë. Megjithë progresin e pa

kontestueshëm që ka bërë Shqipëria ajo ende përballet me shumë vështirësi dhe sfida që

bëhen pengesë serioze për integrimin e saj në BE. Ndërsa për Kosovën këto probleme bëhen

edhe më të ndjeshme dhe më vështirë të realizuara për këto arsyena:

E para – Kosova historikisht e pushtuar nuk pati eksperiencën e duhur që në nismë të

shtetësisë të merrej me sforcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, përkundër angazhimeve të

pareshtura.

E dyta – Në një periudhë të caktuar, madje edhe sot, në vendim-marrje të rëndësishme

shteti ynë është në vartësi dhe i “kushtëzuar” nga faktori ndërkombëtar. Kosova nuk e ka

sovranitetin në gjithë territorin e saj (kujtojmë pjesën veriore të Mitrovicës). Papunësia, pa

perspektiva për të rinjt, zhvillimi i ultë ekonomik, arsimimi jo cilësor, korrupsioni e dukuri të

~ 325 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!