20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

nga gazeta e ditёve tona dhe edisa viteve mё parё.Ky numër i madh duhet të na shqetësojë.

Por shqetësimi është akoma dhe më i madh kur ne jemi të vetëdijshëm se gazetat janë ndër të

vetmet materiale të shkruara që më së shumti lexohen.Kështu që duke u lexuar vazhdimisht

ato bëhen padashur në mënyrë të pavetëdijshme pjesë e leksikut.Kjo ndodh pasi lexuesi

rrallë i shikon me sy kritik huazimet, por i merr si të mirëqëna dhe si risi që duhen

përvetësuar.

Fjalёt e huaja tё panevojshme kanё hyrё pёrveç mjeteve tё informimit masiv siç janё

gazetat, radiot, televizionet edhe nё emёrtimet e mjediseve publike. Pёr kёtё mjafton t’u

hedhim njё sy rrugёve tё Tiranës ku vetёm nё njёrёn anё tё rrugёs “Abdyl Frashёri”

nga 54 mjedise, 36 janё tё emёrtuara nё gjuhё tё huaj, 12 tё emёrtuar nё gjuhё tё huaj e ne

gjuhën shqipe dhe vetёm 6 janё tё emёrtuara nё gjuhёn shqipe.

Masa e gjerё e shqipfolësve mendoj se nuk e di ku ёshtё problemi, thjesht ai apo ajo

kur dёgjon njё emision nё radio, shikon njё debat nё television, lexon gazetёn dhe njё pjesё

tё mirё tё fjalёve nuk i kupton, atёherё mendon se nuk ka aq nivel kulturor sa pёr tё kuptuar

se pёr çfarё flitet apo gjuha ёshtё zhvilluar aq shumё dhe ai/ajo ka mbetur mbrapa nё kohё.

Atёherё lindin pyetjet: Pse duhet tё ndjehemi tё pasigurtё nё atё qё kuptojmё nga tё

lexuarit apo dёgjuarit nё gjuhёn shqipe? Duke qenё shqiptarë, duke jetuar nё vendin tonё,

pse duhet tё mёsojmё disa gjuhё tё huaja pёr tё arritur njё komunikim tё saktё me

bashkёkombasit tanё?

Sot jetojmё nё njё botё tё lirё ku secili ka tё drejtё tё thotё atё qё mendon, por

askush nuk ka tё drejtё tё shpёrfytyrojё gjuhёn qëёshtё pasuri e tё gjithёve, vetёm se ka zёnё

njё pozicion publik ku fjalёn e tij apo tё saj janё tё detyruar ta dёgjojnё njё masё e madhe

njerёzish dhe i pёrdor ato (fjalёt e huaja), ndoshta duke hamendёsuar se ёshtё i kohёs a

modern.

Gjendja e gjuhёs shqipe ёshtё shqetёsuese sot me kёtё shumёsi fjalёsh tё huaja tё

futura pa kriter pёrgjithёsisht nga njerёzit e medias, politikanёt, pёrkthyesit e papёrgjegjshёm

apo tё pa kualifikuar mirё etj.Sa mund tё themi me siguri se shumё njerёz janё familjarizuar

aq shumё me to sa nuk arrijtё tё kuptojnё se cila ёshtё fjalё e huaj dhe cila shqipe, e ku sipas

vëzhgimeve të mia bёjnё pjesё njё pёrqindje e madhe e njerёzve.

Duke menduar se si mund tё jetё gjuha jonё nё tё ardhmen, nёse futja e fjalёve tё

huaja të panevojshme do tё vazhdojё me kёtё ritёm dhe nuk do tё punohet fort pёr ta

mbrojtur atё, mund tё presim mё tё keqen, humbjen e saj.

Ёshtё e vertetё qё gjuha shqipe ka nevojё tё pёrdorё çdo ditё e mё shumё fjalё tё

reja, por kёto fjalё nuk duhen marrё vend e pa vend si tё na pёlqejё, por duhen parё me

vёmendje nёse kjo fjalё qё po pёrdorim e pasuron gjuhёn tonё apo e dёmton atё. Akoma mё

shumё sot ku tё gjithё shoqёrinё e ka pёrfshirё globalizmi duhet tё punojmё pёr ta ruajtur

dhe pasuruar gjuhёn tonё, qё tё mos humbasё. Pra, ne duhet tё marrim fjalё tё huaja qё

plotёsojnё vendet bosh nё gjuhёn shqipe, por gjithmonё duke i pёrshtatur me strukturёn e

gjuhёs dhe nuk duhet tё pranojmё fjalё tё huaja pёr tё cilёt ka gjegjёse nё shqip.

Hyrja nё gjuhёn shqipe e fjalёve tё huaja tё panevojshme tashmё ёshtё njё fakt i

pakundёrshtueshёm, por pёrvec se tё parashtroj problemin po jap disa mёnyra zgjidhjeje:

Tё gjithё e kemi cilёsuar median si pushteti i katёrt pasi ka njё fuqi tё madhe ndikuese.

Kёtё gjё e kemi tё vёrtetuar, meqёnёse njё nga rrugёt e hyrjes apo pёrhapjes nё masё tё gjёrё

tё huazimeve ёshtё media. Duke qenё njё fuqi kaq e madhe ndikuese, mund ta pёrdorim si

njё mёnyrё pёr tё dhёnё informacion se si duhet ta flasim e shkruajmё gjuhёn tonё saktё,

qartё, pastёr dhe bukur. Kjo mund tё realizohet duke transmetuar njё emision televiziv apo

~ 322 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!