Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Dr. Elindë RAMADANI-DIBRA: LUIGJ GURAKUQI PËR PAVARËSINË DHE ARSIMIN SHQIPTAR “Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjate e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.”, Fan Noli . Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, është me vend që të kujtojmë dhe të risjellim ndër ne, kontributin e vyer të personaliteteve Shqiptare, që mundësuan me përkushtimin dhe guximin e tyre këtë ngjarje madhore në historinë e kombit tonë. Vitet e para të 1900-tës, sollën në Shqipëri një lëvizje të gjerë për liri e zhvillim kombëtar. Një sërë ngjarjesh dhe zhvillimesh i paraprinë ngjarjes madhore të Shqipërisë, 12 Nëntorit të vitit 1912. Me bindje mund të flitet për një Pavarësi pararendëse, atë të realizuar në shtypin e kohës, ndër veprat letrare, në tekstet shkollore, si dhe me miratimin e alfabetit 1 dhe hapjen e Normales së Elbasanit e të mjaft shkollave të tjera. Kjo lëvizje në bashkërendim me veprimtarinë diplomatike dhe me forcën e armëve të kryengritjeve të viteve 1910, 1911 dhe 1912, nën nxitjet “dritë e diturisë përpara do na shpjerë si dhe me pushkë e penë për mëmëdhenë”, mundësuan plot një shekull më parë Pavarësinë e Shqipërisë. Lufta për gjuhën e shkollën shqipe nuk ishte thjeshtë një lëvizje kulturore. Ajo mori një karakter të theksuar politik e patriotik. Rilindësit shpallën me forcë se nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, se nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, se nuk mund të ketë gjuhë shqipe pa shkronja shqipe e shkolla kombëtare, ku të mësohej shqipja. 4 Në këtë fazë të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare historia thirri në skenë baballarët e mendjes, një brez të ri luftëtarësh e udhëheqësish, të cilët, me në krye Ismail Qemalin, realizuan idealet e rilindësve, ëndrrën e hershme të shqiptarëve Dhe ndër më të shquarit prej tyre, paraqitet personaliteti i Luigj Gurakuqit, si krijues, studiues, drejtues i arsimit, hartues tekstesh, e mbi të gjitha si mendje e ndritur e patriot i shquar që kontribuoi fuqishëm për lirinë e Shqipërisë. Është cilësuar si:” ndër më të mëdhenjtë e atyre që mbyllën me sukses një etapë të historisë dhe të arsimit tonë kombëtar, Rilindjen, dhe të atyre që vunë gur themeli për etapën pasardhëse, Pavarësinë. 2 Në propagandimin e traditave luftarake, patriotike e liridashëse të popullit tonë, Gurakuqi kishte një synim të madh: shqiptarët të njohin vlerën e vet, të mos hidhen në zjarr e të mos vriten për fitimin e të tjerëve e humbjen e vet, të njohin e të çmojnë vlerën e gjakut të tyre. Gurakuqi është organizator dhe figurë qëndrore e “Kongresit të Manastirit” dhe i “Komisisë Letrare Shqipe” në Shkodër, drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit, ministri i parë i Arsimit Shqiptar (1912), hartues tekstesh dhe librave ndihmës me qëllim zhvillimin e kulturës kombëtare ndër të cilët veçojmë në renditje: Abetare për Msoitore Filltare t’Shqypniis, Libri i parë, Napoli, 1905. Knimè t’para për Msoitorè Filltarè t’Shcypnis, Libri i dytë, Napoli, 1905. ~ 31 ~

KUMTESA Abetar i vogël shcyp mas Abevet t’Bashkimit e t’Stambollit, me tregime n’t’dy dhialektet , Bukurect, 1906. Vargenimi n’Gjuh Shcype me gni Fjalorth shcyp – frangisht n’marim, Napoli 1906. Fjalorth Shcyp – Frangisht e Frangisht –Shcyp i fjalve t’reja, Napoli 1906. Abetari i gjuhës shqipe, Moti i Parë, Athinë, 1912. Këndimet e para për çunat, Mot i Dytë, Prej D.H, Athinë, 1912. Këndimet e dyta për çunat, Mot i Tretë Prej D.H, Athinë, 1912. Këndimet e treta per çunat, Mot i Katërtë, Prej D.H. Athinë, 1912. Shtimi i abetarit shqip për çunat, Mot i Parë e i Dytë, Prej D.H., Athinë, 1912. Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i parë, Romë, 1919 dhe Ble i dytë, Shkodër, 1920. (Dokumente zyrtare të paraqitura nga Dërgata Shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris), përkthyer e përgatitur për botim në gjuhën shqipe nga Luigj Gurakuqi. Përkushtimi në hartime tekstesh mësimore e në veçanti të abetareve, zhvillimi i një strategjie mësimore të bazuar në traditë por edhe në modelet perëndimore u bënë motoja e punës së Gurakuqit, për të cilin."Çështja e arsimit, ka randësi kryesore në rilindjen e kombit shqiptar, pse vetëm me një mësim të shëndoshë e me një arsim të vërtetë mund të ngjallet e mund të mkambet kombi ynë e mund të fitojë të drejtën me hymun në rradhën e popujve të qytetëruar" 3 . Përkushtimi për arsimin, vizioni perëndimor e mbi të gjitha mbështetja në trashëgiminë kulturore të truallit ku u lind e ndihmuan së shumti Gurakuqin që të ndërtojë një koncept të drejtë mbi shkollën kombëtare shqiptare, duke arritur kështu të ndriçoj mendimin arsimor të Rilindjes. Me rastin e hapjes së shkollës së Elbasanit, drejtor së cilës u emërua Gurakuqi, në fjalën e përshëndetjes do të shprehej: “Dita e sotme. Kjo ditë e bardhë dhe plot hare, që gshini sot mbi qytetin tonë, do të mbetet si një ditë e madhe, si një ditë e çqueme e e paharueme në histori të kombit tonë, do të qëndrojë si një e kreme e shenjtë e e përvjetëshme, e cila do të lutet me nderim e brohori, babë mbas babe e djalë mbas djali, ndër kohnat e panumëruarshëme që do të vijnë e gjer në jetë të jetës”. Trashëgimia kulturore e popullit tonë, traditat kombëtare, zakonet, dokumentet e ndryshme shkrimore apo gojore që nga më të vjetrat e deri tek më e reja, vlerat që ato mbartin, u bënë shpesh herë objekt vëmendjeje i studimeve dhe i artikujve të Gurakuqit teksa paraqet mendim për to në disa artikuj, e veçanërisht në “Përparimi i Shqiptarëve”. Gurakuqi është vlerësuar edhe si historiani i parë i traditës arsimore – kulturore shqiptare. “Veprimtaria pedagogjike dhe arsimore e Luigj Gurakuqit, -shkruan Prof. Bedri Dedja-, shkëlqeu në vitin 1909-1912 e më pas, kur ai vuri në jetë me patriotizëm të flakët, me urtësi dhe me guxim politik, me një guxim të pashembullt shkencor, idealet e Rilindjes Kombëtare për arsimin.” 4 Ai njihte e vlerësonte ndihmesën e dhënë nga shkrimtarët e vjetër për kultivimin e gjuhës shqipe, zhvillimin e letërsisë e të kulturës sonë kombëtare, si: Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin, njihte mirë krijimtarinë e ndihmesën e shkrimtarëve e veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare nga të gjitha trevat e Shqipërisë, nga arbreshët, nga kolonitë shqiptare në Evropë, të të gjithë shqiptarëve kudo që jetonin e vepronin. Vlerëson ndër shkrime dhe fjalime Naim Frashërin, Veqilharxhin, Mitkon, Abdyl e Sami Frashërin, Jani Vreton, etj. Pati fati të njihej nga afër me botën arbëreshe me përpjekjet e mëdha të bëra nga arbëreshët për ruajtjen e mbajtjen gjallë të zakoneve, të traditave e të gjuhës amtare dhe njëkohësisht të kishte mësues ne kolegjin e Shën Mitër Koronës, Jeronim De Radën. 5 . Jeronin de Rada është për Gurakuqin “sotëpërsot vjershëtari ynë më i madh”, dhe përulet me respekt të thellë ndaj këtij këngëtari të “naltë dhe të ambël”, ndaj “Nestorit Arbëresh”. Gurakuqi vlerëson edhe punën e gjithë atyre që e ndoqën rrugën e këtij burri të madh, si Darën, Kamardën, ~ 32 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Elindë RAMADANI-DIBRA: LUIGJ GURAKUQI PËR PAVARËSINË DHE

ARSIMIN SHQIPTAR

“Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi

me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjate e më shumë se kushdo

tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.”,

Fan Noli .

Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, është me vend që të kujtojmë dhe të risjellim

ndër ne, kontributin e vyer të personaliteteve Shqiptare, që mundësuan me përkushtimin dhe

guximin e tyre këtë ngjarje madhore në historinë e kombit tonë. Vitet e para të 1900-tës,

sollën në Shqipëri një lëvizje të gjerë për liri e zhvillim kombëtar. Një sërë ngjarjesh dhe

zhvillimesh i paraprinë ngjarjes madhore të Shqipërisë, 12 Nëntorit të vitit 1912. Me bindje

mund të flitet për një Pavarësi pararendëse, atë të realizuar në shtypin e kohës, ndër veprat

letrare, në tekstet shkollore, si dhe me miratimin e alfabetit 1 dhe hapjen e Normales së

Elbasanit e të mjaft shkollave të tjera. Kjo lëvizje në bashkërendim me veprimtarinë

diplomatike dhe me forcën e armëve të kryengritjeve të viteve 1910, 1911 dhe 1912, nën

nxitjet “dritë e diturisë përpara do na shpjerë si dhe me pushkë e penë për mëmëdhenë”,

mundësuan plot një shekull më parë Pavarësinë e Shqipërisë.

Lufta për gjuhën e shkollën shqipe nuk ishte thjeshtë një lëvizje kulturore. Ajo mori

një karakter të theksuar politik e patriotik. Rilindësit shpallën me forcë se nuk mund

të ketë Shqipëri pa shqiptarë, se nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, se nuk mund

të ketë gjuhë shqipe pa shkronja shqipe e shkolla kombëtare, ku të mësohej shqipja. 4

Në këtë fazë të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare historia thirri në skenë baballarët e

mendjes, një brez të ri luftëtarësh e udhëheqësish, të cilët, me në krye Ismail Qemalin,

realizuan idealet e rilindësve, ëndrrën e hershme të shqiptarëve Dhe ndër më të shquarit prej

tyre, paraqitet personaliteti i Luigj Gurakuqit, si krijues, studiues, drejtues i arsimit, hartues

tekstesh, e mbi të gjitha si mendje e ndritur e patriot i shquar që kontribuoi fuqishëm për

lirinë e Shqipërisë. Është cilësuar si:” ndër më të mëdhenjtë e atyre që mbyllën me sukses

një etapë të historisë dhe të arsimit tonë kombëtar, Rilindjen, dhe të atyre që vunë gur

themeli për etapën pasardhëse, Pavarësinë. 2 Në propagandimin e traditave luftarake,

patriotike e liridashëse të popullit tonë, Gurakuqi kishte një synim të madh: shqiptarët të

njohin vlerën e vet, të mos hidhen në zjarr e të mos vriten për fitimin e të tjerëve e humbjen e

vet, të njohin e të çmojnë vlerën e gjakut të tyre. Gurakuqi është organizator dhe figurë

qëndrore e “Kongresit të Manastirit” dhe i “Komisisë Letrare Shqipe” në Shkodër, drejtori i

parë i Shkollës Normale të Elbasanit, ministri i parë i Arsimit Shqiptar (1912), hartues

tekstesh dhe librave ndihmës me qëllim zhvillimin e kulturës kombëtare ndër të cilët

veçojmë në renditje:

Abetare për Msoitore Filltare t’Shqypniis, Libri i parë, Napoli, 1905.

Knimè t’para për Msoitorè Filltarè t’Shcypnis, Libri i dytë, Napoli, 1905.

~ 31 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!