Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Dhjetë vjet para se të botonte “Këngë e britma nga qyteti i djegur”, Mitrush Kuteli studioi gjeografinë e këngës shqipe në punimin titulluar “Vendet e largimit në këngët popullore shqipe “. Ky punim duhet konsideruar i pari në historinë e folkloristikës shqiptare që prek zemërgjërësinë e këngës shqipe si dhe përhapjen gjeografike të saj. Le të ndalemi pakëz te ky punim për të theksuar disa vlera që i ka vërejtur Kuteli. Ja një mendim që më ka befasuar: “...Këngët popullore shqipe përbëjnë një lëndë dokumentare me rëndësi të veçantë, për studimin e kohës së kaluar. Studentët shqiptarë të jashtëm, dhe pikërisht ata që vazhdojnë degën e letërsisë, mund t’i bëjnë një shërbim të madh kombit duke zgjedhur si tema për licenca ose doktorata fushën virgjine të folklorit shqiptar.” Vini re fjalën “studentë të jashtëm”. Le të koncentrohemi, le ta thellojmë pak të menduarit tonë “të jashtëm”. Është viti 1933. Ata që bënin shkollimin e lartë ishin jashtë shtetit shqiptar dhe folkloristi ynë apelon, këshillon në rolin e mentorit, të merren për objekte studimi ato lëmi e fusha që janë të paprekura siç është, apo siç ka qenë folklori ynë. Është koha e mbretërisë së Zogut. Mitrush Kuteli na këshillon të bëhen liçenca e doktorata që në vitin 1933. Në gjithë Shqipërinë ahere nuk kish ende asnjë fakultet, qoftë nga shkencat filologjike apo nga ato të shkencave ekzakte. Tingëllojnë në mënyrë profetike fjalët e Kutelit para se të hapet Universiteti i Tiranës më 1957. Na gëzon largpamësia apo vizioni i M.Kutelit. Ai e ka dhënë këtë mendim vizionar në një kohë kur çështjet gjuhësore dhe çështjet e kulturës sonë të shekullit të kaluar i kanë bërë më shumë të huajt se sa studiuesit tanë. Dhe kjo jo pse kanë munguar vlerat tona folklorike, por pse kanë munguar studiuesit nga gjiri ynë. Shikuar nga ky aspekt shkrimi studimor i Kutelit mbetet sa vizionar aq edhe sinjifikativ, sa i qëlluar aq edhe aktual dhe na gëzon ky fakt, siç na gëzojnë edhe shkrimet e tij qofshin nga sfera ekonomike apo ajo artistike. Le të theksojmë me këtë rast se fjala e dytë e titullit “... e largimit” është përdorur në kuptimin e shtrirjes gjeografike të këngës shqipe nëpër botë siç sqaron edhe N. Jorgaqi . Mitrush Kuteli e shpreh këtë mendim sugjestiv kur ishte vetëm 26 vjeçar dhe mendimi i tij mbetet aktual dhe vlen si leksion për të gjithë ata që i kanë në dorë përcaktimet e tezave të mr. e dr. Për këtë punim e për këtë temë, kanë shkruar disa studiues por të gjithë e kanë lënë anash çështjen thelbësore apo esencën që e theksuam më lart. Fjalën e kam për mendimin e Kutelit në fund të punimit të tij. Të gjithë këta ose s’e kanë ditur ose e kanë anashkaluar punimin “Vendet e largimit në këngët popullore shqiptare “ shkruar nga M.Kuteli,1933. Në këtë studim të botuar para gati 80 vjetësh, Kuteli ka shfaqur mendime dhe ka nxjerr konstatime me interes shkencor. Ai na del njohës i shkëlqyeshëm jo vetëm i poezisë shqiptare por edhe i asaj ballkanike. Ai na sjell shembuj që dëshmojnë shtrirjen gjeografike të këngës popullore shqiptare, duke thënë se perandoria e këngës sonë është tepër e gjerë “ajo shtrihet që nga Spanja e gjer në Brusë e ndofta edhe më tej, që nga Krimeja e gjer në Abisini”. Kështu dëshmohet se kënga shqipe pushton me toponiminë e saj tri kontinentet me këngët më të hershme, kurse me ato më të vonshme edhe dy kontinentet tjera, pra Amerikën dhe Australinë. Duke qenë njohës i mirë i folklorit dhe këngëve tona popullore, ai rendit një varg emrash: Spanja, Italia, Venetiku, ose Venetia, Karadaku, Rumelia, Vidini, Plevna, Edreneja, Vllahia, Ardeli, Mallakovi, Krimi, Vullaka, Abisinia etj. Ky varg emrash shtohet po t’i radhisim edhe viset e Greqisë: Athinë, Misalongji, Morea, si edhe viset legjendare: Janina, Preveza, Korfuzi, Suli, Hormova apo "Hercegovinë gjithë male"etj. Veç këtyre në këngët ~ 317 ~

KUMTESA popullore shqipe kujtohen kombe të huaja me të cilët shqiptari pat ardhur në marëdhënie si Frëngu ose Francezi, Inglizi ose Englezi, Taliani, Nemci, Magjari, Bosnjëria, Shqahu ose Piperlliu, Turku ,Tartari, Greku, Vllahu, Moskovi, Arapi, Habeshi etj. Dua të ndalem edhe në dy momente me rëndësi të këtij studimi. Mitrush Kuteli me metodën krahasimtare hyn në botën e këngës rumune, greke e “shqahe”. Ai ka qenë njohës edhe i gjuhëve të këtyre këngëve ballkanike por edhe i vet folklorit rumun, sllav e grek. Për këngën shqahe ai thotë se legjenda bëhet përrallë; te ajo greke kënga del e ngarkuar me artificializëm dhe me ide të mbjella. Kënga rumune ose rumuni nuk këndon përveç se malet, grykat, fushat dhe lumenjtë e tij. Inspiracioni është pasiv, sepse rumuni njeh këto kombe kur i erdhën në vatrën e tij dhe jo sepse u ka shkelur ai tokën. Pse kënga popullore shqiptare del, sipas M.Kutelit, më e avansuar, pyet Kuteli dhe përgjigjet vet: “Pa fjalë se shkaku i dukshëm është se në kohën e kaluar shqiptari ka rrahur shumë dendur rrugët e mërgimit. Po ky fenomen nuk është veçse një efekt. Shkaqet e vërteta mund t’i përmbledhim në tri grupe kryesore: 1) shkaqe politike, 2) shkaqe shoqërore dhe 3) shkaqe ekonomike. Duke zbatuar metodën krahasimtare, ai konstaton se kënga popullore shqiptare është “lulja e egër e muzës shqiptare”. Nga këto shkaqe që i përmendëm më lart, muza popullore shqiptare pushton kontinentet me këngët si më poshtë: a) Ka vojtë fjala te Dovleti:/Ne at Bruzë e ba gazepi :/ U vra Isuf Pula vetë i tretë. b) Një të enjëte nga qindia/ ndë Misir u zu nizaja/ se iu rrethua kalaja./Ndë Misir e ndë Vullakë... c) Sevastopull anë deti,/ia vuri synë dovleti/.../...Lëfton Englez e Francezi/ i gjori Moskovë sa ndezi... ç) Mbeçë ore shokë mbeçe/ përtej urën e Qabesë... d) Del Sulltan Aziz nga varri,/... ta muar të shkretën Tunë/ Tun’ e pashtë Rumelisë/lanet paç bej i Vllahisë,/iu bëre jatak Rusisë/muar gjysmën e Anadollisë/mbeti pellgu i Shqipërisë,/do t’ia falnjë Italisë! dh) Plevn e shkretë male-male,/mos e shkretë pse s’u fale/Osman pasha i kalove/... treqind mijë rusër vrave. e) Njeh ushtartë shqyptarë t’rri/ç’po shëtisin n’Rumeli/nër shkretin’ a rrin ka dy/ ç’m ‘ka marrë malli, o shtëpi. ë) Ç’ka Veziri që m’vret mue/ke m’ka’ çue e kam nigjue,/Nrenermore more i kam shkue/e me Grekt unë kam luftue:/dy-tri herë un’ jam plague/me heqima jam mjekue/ e ylefen s’ma ka pague... f) Koha po vjen, o rob i xanë/prej asaj të zezës Spanjë/a një fjalë a një të re/për Ag-Omerin s’o ke? ~ 318 ~

KUMTESA

popullore shqipe kujtohen kombe të huaja me të cilët shqiptari pat ardhur në marëdhënie si

Frëngu ose Francezi, Inglizi ose Englezi, Taliani, Nemci, Magjari, Bosnjëria, Shqahu ose

Piperlliu, Turku ,Tartari, Greku, Vllahu, Moskovi, Arapi, Habeshi etj.

Dua të ndalem edhe në dy momente me rëndësi të këtij studimi. Mitrush Kuteli me

metodën krahasimtare hyn në botën e këngës rumune, greke e “shqahe”. Ai ka qenë njohës

edhe i gjuhëve të këtyre këngëve ballkanike por edhe i vet folklorit rumun, sllav e grek. Për

këngën shqahe ai thotë se legjenda bëhet përrallë; te ajo greke kënga del e ngarkuar me

artificializëm dhe me ide të mbjella. Kënga rumune ose rumuni nuk këndon përveç se

malet, grykat, fushat dhe lumenjtë e tij. Inspiracioni është pasiv, sepse rumuni njeh këto

kombe kur i erdhën në vatrën e tij dhe jo sepse u ka shkelur ai tokën.

Pse kënga popullore shqiptare del, sipas M.Kutelit, më e avansuar, pyet Kuteli dhe

përgjigjet vet: “Pa fjalë se shkaku i dukshëm është se në kohën e kaluar shqiptari ka rrahur

shumë dendur rrugët e mërgimit. Po ky fenomen nuk është veçse një efekt. Shkaqet e

vërteta mund t’i përmbledhim në tri grupe kryesore:

1) shkaqe politike, 2) shkaqe shoqërore dhe 3) shkaqe ekonomike.

Duke zbatuar metodën krahasimtare, ai konstaton se kënga popullore shqiptare është

“lulja e egër e muzës shqiptare”.

Nga këto shkaqe që i përmendëm më lart, muza popullore shqiptare pushton kontinentet

me këngët si më poshtë:

a)

Ka vojtë fjala te Dovleti:/Ne at Bruzë e ba gazepi :/ U vra Isuf Pula vetë i tretë.

b)

Një të enjëte nga qindia/ ndë Misir u zu nizaja/ se iu rrethua kalaja./Ndë Misir e ndë

Vullakë...

c)

Sevastopull anë deti,/ia vuri synë dovleti/.../...Lëfton Englez e Francezi/ i gjori Moskovë sa

ndezi...

ç)

Mbeçë ore shokë mbeçe/ përtej urën e Qabesë...

d)

Del Sulltan Aziz nga varri,/... ta muar të shkretën Tunë/ Tun’ e pashtë Rumelisë/lanet paç

bej i Vllahisë,/iu bëre jatak Rusisë/muar gjysmën e Anadollisë/mbeti pellgu i Shqipërisë,/do

t’ia falnjë Italisë!

dh)

Plevn e shkretë male-male,/mos e shkretë pse s’u fale/Osman pasha i kalove/... treqind mijë

rusër vrave.

e)

Njeh ushtartë shqyptarë t’rri/ç’po shëtisin n’Rumeli/nër shkretin’ a rrin ka dy/ ç’m ‘ka

marrë malli, o shtëpi.

ë)

Ç’ka Veziri që m’vret mue/ke m’ka’ çue e kam nigjue,/Nrenermore more i kam shkue/e

me Grekt unë kam luftue:/dy-tri herë un’ jam plague/me heqima jam mjekue/ e ylefen s’ma

ka pague...

f)

Koha po vjen, o rob i xanë/prej asaj të zezës Spanjë/a një fjalë a një të re/për Ag-Omerin s’o

ke?

~ 318 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!