20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Kur normat gjuhësore nuk njihen si duhet, atëherë bëhen edhe shkelje të tyre. Kështu,

shkeljet gjuhësore vihen re te administrata, te shtypi, te mediet etj.

Në ofiqaritë tona , nga mosnjohja e nivelit të duhur të gjuhës, bëhen regjistrime të

gabueshme të emrave vetjakë.

Së këndejmi vjen edhe shtysa për një ekologjizim, një ngritje e vetëdijes së

përdoruesit të gjuhës në një shkallë më të lartë. Në të mirë të kësaj çështjeje kaq të

rëndësishme flet edhe Prof. Xhevat Lloshi:

``Ekologjia gjuhësore`` e mbështetur në studime serioze pragmatike do të jepte ndihmesë të

vlefshme për të përmirësuar atmosferën serioze të vendit 1 .

Të folurit e drejtë është edhe një sinjal i mirë i identitetit shoqëror. Edhe në gjuhën e

shkruar ka norma që duhen zbatuar dhe respektuar. Njësitë gjuhësore vargëzohen ashtu siç e

kërkon natyra e gjuhës. Nga përdorimi vend e pa vend i tyre bëhen edhe shkelje të gjuhës

standarde.

Shkelje të tilla vihen re edhe në sferën e ekonomisë, të administrimit, të biznesit, , të arsimit

etj.

Në fushën e arsimit ndeshim gabime që u përkasin degëve të ndryshme gjuhësore:

Fonetikës, Morfologjisë, Sintaksës, leksikut etj.

Në fonetikë ka shkelje të drejtshqiptimit, te përdorimi i theksit, te grupet e zanoreve,

të cilat nuk shqiptohen të plota; mosruajtja e zanores ë të patheksuar në pozicionin në fillim

të fjalës dhe në atë fundor. Mosshqiptimi i j-së ndërzanore paqja (paqa), anija (ania) etj.

Shurdhimi i bashkëtingëlloreve të zëshme në trup të fjalës. Ka shkelje edhe te grafia e

shqipes standarde. E rëndësishme për grafinë e një gjuhe është leximi i njëvlershëm i

diagramave 1 . Shkelje të tjera ndeshim edhe te modifikimet e tingujve, sidomos në ligjërimin

kuvendor. Nga mosnjohja në shkallë të duhur e prozodisë, shpesh, njësitë suprasegmentare

ngatërrohen me dukuritë kryesore prozodike.

Në morfologji ka shkelje te struktura e fjalës, te shumësi i emrave, te përdorimi i

trajtave të shkurtra të përemrave vetorë, te përdorimi i pronorëve, te shkrimi i datave.

Gabimisht kemi edhe krijimin e një rase gjinore pa mbaresë. Shpesh bëhet ngatërrimi i vetës

së parë të lidhores me vetën e tretë. Përdoren gabimisht trajtat e fjalëve në pjesore e në

paskajore.

Në sintaksë vihen re shkelje në ndërtime sintaksore. Prof Emil Lafe me kompentencë

të thellë gjuhësore thekson: Dhunimi i strukturës sintaksore sjell shpërfytyrimin e gjuhës 1 .

Gabimet sintaksore vihen re kryesisht te format kryesore të lidhjeve sintaksore, sidomos te

përshtatja e drejtimi; te bashkërregullimi i trajtave mënyrore të foljeve kallëzues, te

përdorimi i gjymtyrëve të dyta.

Raportet sintaksore në disa raste mund të gjejnë shprehje në topikën a rendin e

fjalëve e të gjymtyrëve , herë – herë edhe fjalive 1 . Nëse nuk jemi të kujdesshëm në këtë

drejtim, çrregullojmë kohezionin dhe koherencën sintaksore.

Ka shkelje edhe te paravendosja e prapavendosja e një gjymtyre a fjalie ndaj gjymtyrës a

fjalisë së cilës i referohet rendi i gjymtyrëve në fjali dhe i fjalive në periudhë. Pra, duhet një

kujdes i shtuar në këtë drejtim, sepse mbi faktet gjuhësore ushtrojnë veprimin e tyre edhe

dukuritë shoqërore. Kështu, zhvillimi kulturor i një populli sjell edhe pasurimin e mjeteve

sintaksore të gjuhës së tij , rritjen e fuqisë shprehëse të saj 1 . Prandaj mbetet i

përgjithmonshëm konstatimi i Prof. Idriz Ajetit se në veprimtarinë e kulturës së gjuhës nuk

mund të ketë sukses po nuk u edukua dashuria për gjuhën amtare , ndjenja e përgjegjësisë

dhe qëndrimi i ndërgjegjshëm ndaj saj.

~ 312 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!