20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr.Xheladin ZYMBERAJ 1 : PËR NJË EKOLOGJIZIM TË VARIANTIT TË

FOLUR DHE TË SHKRUAR TË GJUHËS STANDARDE

~ 311 ~

1 Fakulteti i Edukimit

Gjuha është një mjet komunikimi. Njerëzit jetojnë e bashkëveprojnë në një mjedis

shoqëror. Kështu, ajo nuk duhet shikuar vetëm në raport me përdoruesin, por edhe si

modalitet veprimi. Dejvid Crystal, një linguist i njohur anglez thotë se bota është një

mozaik vizionesh, të cilat shprehen përmes gjuhës.

Realizimi konkret i gjuhës është akti i të folurit. Në mjedisin ku jetojnë, njerëzit

përveç raporteve të tjera kanë edhe kontakte verbale. Kështu të folurit është edhe si sinjal i

identitetit shoqëror. Ashtu si gjuhët e tjera, shqipja përmban disa njësi gjuhësore që

pasqyrojnë karakteristikat e folësit e të dëgjuesit dhe marrëdhënive midis tyre.

Gjuhëtari i mprehtë, Prof. Xhevat LLoshi ndër të tjera thekson: ``Gjuha është

veprimtari shoqërore dhe një ndryshim në gjuhë është për t’i thënë botës se duhet të

ndyshojë 1 . Ne mendojmë se në rrjedhën e gjuhës, njësia dhe ndryshueshmëria janë

gjeneratorë që vënë në lëvizje zhvillimin e hovshëm të saj. Përballë këtij zhvillimi është e

natyrshme dhe e nevojshme njohja e rregullave që drejtojnë veprimtarinë gjuhësore.

Gjuhësia moderne dhe kushtet e reja shoqërore kërkojnë që gjuha të shihet e të

studiohet edhe në raport me shoqërinë, me përdoruesin, me antropologjinë , me proceset

psikike, me bazat neurologjike në raport me përdorimin e mjeteve kompjuterike etj.

Përveç të tjerash edhe në fushën e komunikimit kërkohet një vetëdije më e lartë në

përdorimin e gjuhës së folur dhe asaj të shkruar. Gjuha standarde duhet parë, jo vetëm në

raport me përdoruesin, por edhe me mjedisin gjuhësor shoqëror. Me t’u zbuluar një send ,

nga cilado fushë qoftë, ai kërkon një emërtim të ri. Prandaj është e nevojshme që në nivelin e

ASHAK të formohet një komision për hartimin e termave të rinj. Pas lufte, bashkë me disa

kolegë kemi mbajtur seminare nëpër shkolla të viseve të ndryshme të Kosovës , gjatë asaj

kohe kam vënë re se, sidomos në zonat e thella, nxënësit e atyre viseve nuk e zotërojnë në

nivel të kënaqshëm gjuhën standarde. Kodi i tyre gjuhësor është më i kufizuar në krahasim

me moshatarët e tyre në zonat e tjera. Për këtë prapambetje gjuhësore nuk janë fajtorë vetëm

nxënësit. Kjo lidhet edhe me kontekste të tjera shoqërore, pra me ngritjen profesionale dhe

gjuhësore të arsimtarëve. Ka mjaft tregues të tjerë që sinjalizojnë MASHT-in për të

organizuar seminare me arsimtarët jo vetëm në fushën e metodologjisë së avancuar të

mësimdhënies, por edhe të atillë që trajtojnë problemet e gjuhës standarde.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!