20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

vetëm kaq, por edhe dhuna fizike dhe psikike mbi shqiptarët nga aparati shtetëror e i

dhunshëm serb, detyroi elitën politike shqiptare, që më 7 shtator të vitit 1990, të shpallë

Kushtetutën e Kaçanikut, për të vazhduar më tej më 2 korrikun, shpalljen e Kosovës shtet të

pavarur. Në bazë të kësaj Kushtetute (Kaçanik,1990, neni 10, pika 10 ), gjuhës shqipe i jepej

ky status: ,,Në shkollat fillore, të mesme, të larta e fakultete, respektivisht në paralelet e

tyre sigurohen kushtet për mësimin në gjuhën amtare, respektivisht në gjuhën shqipe,

serbokroate dhe turke, në pajtim me ligjin. Në rajonet ku jetojnë romët, varësisht nga

kushtet, sigurohet mësimi fillor edhe në gjuhën rome”. (Kushtetuta e Kaçanikut, 7

shtator, 1990, neni 10, : 10)

Apeli i studentëve për Konsultën e Prishtinës

Në prag të organizimit të Konsultës së Prishtinës, ishte bërë një apel nga ana e studentëve

shqiptarë në adresë të kësaj konsulte, që me rastin e diskutimeve për shqipen në Kosovë, të

ndiqej rruga e Tiranës zyrtare. Një gjë të tillë e potencon edhe profesor Rexhep Ismajli i cili

hedh në dritë faktin se ka pasur një apel nga ana e studentëve, në të cilin kërkohej që të

pranohej Projekti i Drejtshkrimit (1967) i Tiranës. (Ismajli, 1998:182) Profesor, Ismajli më

tutje shton se “në një atmosferë të përgjithshme pro Projektit nuk duket që ky apel i

studentëve të ketë qenë vendimtar pasi që ishte më parë disponimi i përgjithshëm i

shqiptarëve në atë kohë që shkonte në favor të mbështetjes për gjuhën letrare”. Në fakt, për

shqiptarët që jetonin në trojet e okupuara njësimi i gjuhës shihej si një mjet i fuqishëm i

bashkimit kombëtar, i cili synohej të arrihej. (Ismajli, 2003:45) pasi që organizmi i Konsultës

Gjuhësore ishte edhe prodhim i rrethanave të reja politike, shoqërore, ekonomike dhe

kulturore që ishin krijuar në Kosovë pas demaskimit të politikës antishqiptare të Aleksandar

Rankoviqit në Plenumin e Brioneve (1966).

Prandaj, pranimi i gjuhës letrare në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës nga populli shqiptar

në Jugosllavi ishte rrjedhojë logjike për atë kohë, pasi siç ka theksuar me të drejtë edhe

dijetari i njohur Jannet Byron :“vendimet e shqiptarëve të Jugosllavisë motivoheshin me

parë nga aspekte shoqërore se sa gjuhësore”.

-Nga e tëra që u tha më lart, mund të konstatojmë se planifikimi i shqipes në Shqipëri dhe në

trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, deri në fazën e fundit pati rrugë të ndryshme pasi që siç ka

theksuar R. Ismajli, deri sa në Shqipëri po zhvillohej “lufta në gjuhë”, në Kosovë zhvillohej

“lufta për gjuhë”. (Ismajli, 2003:29).

- Puna në përzgjedhjen, kodifikimin dhe elaborimin e normës u bë kryesisht prej

autoriteteve gjuhësore nga Shqipëria e edhe Projekti i Drejtshkrimit (1967) u përfundua pas

punës së gjuhëtarëve nga Shqipëria, por, miratimi i tyre nga shqiptarët e ish-Jugosllavisë

ishte fund e krye një akt i shprehjes së përkatësisë kombëtare. Këtu shihet qartë se pesha e

nacionalizmit po matej përmes gjuhës.

Në fund të kësaj kumtese dëshiroj të jep këtë përfundim:

-Unifikimi i gjuhës shqipe çoi në përafrimin e bashkimit kombëtar. Kjo tregoi se ne, nuk

ishim një popull që me dëshirë jemi ndarë nga njëri –tjetri. Nuk ishim dy shtete sepse ishim

një komb me një gjuhë të përbashkët, i ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha të Evropës.

Dhe fare në fund po sjell këtu dy mendime, njëri i sociologut të gjuhës Karl Deutsch dhe i

dyti i veprimtarit të njohur të çështjes shqiptare, patriotit Jusuf Gërvalla.

I pari (Deutsch) thotë:,,Duhet të mbahet mend, sido që të jetë se elementet e tjera të

rëndësishme të kombësisë, si institucionet politike dhe edukative, letërsia, territori, lëvizjet

~ 303 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!