20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Në këtë çështje do të mundohemi t’i grupojmë këto huazime, sipas disa kritereve të

përcaktuar nga Jani Thomai në librin “Leksikologjia e gjuhës shqipe” i vitit 2002 dhe sipas

një kriteri të ri dalë nga analiza jonë.

Fjala e huaj ka hyrë këto 20-30 vitet e fundit në gjuhën shqipe në këto raste:

a. Kur ka qenë një term ndërkombëtar. Huazime të tilla termash janë vënë re në këto

fusha:

- Fusha e mjekësisë: aids (sëmundje, sida), adrenalinë (lëndë e nxjerrë nga gjëndra

nënveshkore), fizioterapi (mjekim me anë ushqimesh,me masazhe etj.), neuron (njësi e

sistemit nervor), stres (brengë që vjen nga trysnia trupore), skaner (aparat mjekësor) etj.

- Fusha e ekonomisë: bankomat (aparat për të tërhequr para), euro (njësi monetare), kesh

(para në dorë), klientelë (tërësia e klientëve), tender (paraqit një propozim) etj.

- Fusha e fesë: rabin (predikues i fesë izraelite), shiit (besimtar mysliman) etj.

- Fusha e kuzhinës: picë (gjellë), kek (ëmbëlsirë) etj.

- Fusha e teknologjisë (elektronikës): disketë, faks, celular, kompjuter, kompaktdisk, maus,

printer etj.

- Fusha e arsimit: master (gradë që merret pas mbarimit të shkollës pasuniversitare), test

(grup pyetjesh) etj.

b. Kur e ka kërkuar një stil i caktuar i gjuhës. Në rastin tonë huazime të tilla i përkasin

këtyre fushave:

- Fusha e emërtimeve me burim libror: abonim (pajtoj), absorboj (përthith), aprovues

(miratues), i avancuar (i përparuar), ekzekutor (vrasës), entitet (qenie), evaziv (i paqartë)

etj.

- Fusha e politikës: abrogoj (shfuqizoj), i bojkotuar, i decentralizuar, i ratifikuar etj.

c. Kur ka lindur një profesion i ri. Zhvillimi ekonomik, kulturor e teknologjik përkon edhe

me lindjen e mjeshtërive të reja. Për këtë arsye, vendet më pak të zhvilluara kanë zhvilluar

më vonë disa mjeshtëri në krahasim me vendet e tjera. E njëjta gjë ka ndodhur me

Shqipërinë. Me orientimin e ekonomisë shqiptare drejt ekonomisë së tregut dhe me

zhvillimet e reja të teknologjisë e kulturës, u bë e nevojshme që sektori i profesioneve të

pasurohet me mjeshtëri që vendet e tjera më të zhvilluara ekonomikisht tashmë i kishin,

prandaj veç përvojës, në disa raste, morëm edhe emërtimin e profesionit: biznesmen (ai që

merret me biznes), kambist (ai që merret me kambizëm), masazhit (ai që bën masazh),

opinionist (ai që jep në shtyp e televizion gjykime e vlerësime për çështje të ndryshme

shoqërore), menazhues (ai që menazhon punën dhe prodhimin e një ndërmarrjeje etj.);

analíst (publicist që merret me analizën e ngjarjeve e të situatave politike etj.; sipas

mendimit të analistëve) etj.

d. Kur ka sjellë ndonjë nuancë kuptimi më të përpiktë e të veçantë: ekstradoj

(kriminelin) d.m.th. “ia dorëzoj dikë shtetit ku akuzohet për krim”, kurse dorëzoj (kriminelin)

është tjetër gjë; kamikaz d.m.th. “ai që vetëvritet (zakonisht me eksploziv), duke vrarë edhe

të tjerët përreth”, kurse vetëvrasës ka një kuptim tjetër, pasi nuk përfshin në kuptim edhe

vrasjen e njerëzve të tjerë; trafikoj (tregtoj) d.m.th. “tregtoj në mënyrë të paligjshme mallra

të ndaluara..”, kurse tregtoj nënkupton mënyrën e ligjshme të veprimtarisë.

Përfundime

Nga kjo analizë e fjalëve të reja me të cilat është pasuruar gjuha shqipe këto

dhjetëvjeçarët e fundit, mund të dilet në këto përfundime:

~ 298 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!