Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 parauniversitar, edhe në fushën e drejtësisë: i paraburgosur, paszgjedhor, por edhe në fusha të tjera: pararini, pararinor. Ato i paravihen mbiemrave të nyjshëm a të panyjshëm dhe tregojnë që tipari i dhënë i përket një kohe më të hershme a më të vonë sesa tipari i shënuar nga tema fjalëformuese. Grupi i tretë përbëhet nga parashtesa me prejardhje parafjalore: nën-, mbi-, ndër-, për-. Nga këto parashtesa, përdorim më të gjera ka parashtesa për-. Nga ana leksiko-gramatikore, fjalët e termat me këto parashtesa janë kryesisht mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm dhe folje. Këto parashtesa janë shfrytëzuar më shumë në leksikun libror dhe në fushën e mjekësisë: i përdatuar, përbyk, i përdjegur, përdhëmb, i përfolur, përfush, përkap, i përndjekur, i mbiçmuar, mbikaloj, mbilodhem, mbipasnesër, mbipeshë, i mbiquajtur, i nënçmuar, nënndërgjegje, ndëretnike, ndërkall, mbidozë etj. Parashtesa mbi- në dy raste del në sinonimi me parashtesën stër- dhe tjetër-: mbilodhem për stërlodhem; mbipasnesër për tjetërpasnesër. Në të gjitha rastet parashtesat nën- dhe mbi- dalin antonimike. Grupi i katërt përmban parashtesa që shprehin ngjyrime të zmadhimit a të teprisë: stër- , tej dhe super-. Prej tyre më të përdorurat janë parashtesat tej- dhe stër-. Fusha e përdorimit të tyre është e gjerë: tejnesër, tejpardje, tejparvjet, tejpasnesër, tejzgjat, tejndot, i tejzgjatur, i stërmundimshëm, stërngop, i stërmunduar, stërkeq, i stërlodhur, supermarket, superstradë (këto dy fjalët e fundit janë huazime). Parashtesa tej- nuk shpreh vetëm ngjyrime të zmadhimit a të teprisë, në disa fjalë ajo tregon që tipari i veprimit i përket një kohe më të vonë sesa tipari i shënuar nga tema fjalëformuese: tejnesër për pasnesër; tejpardje për tjetërpardje, tejparvjet për tjetërparvjet; tejpasnesër për tjetërpasnesër. Nga ana leksikogramatikore, fjalët dhe terma me këtë parashtesë janë mbiemra, ndajfolje dhe folje. Parashtesa super- hetohet tek disa emra të huazuara: superstradë, supermarket etj. Grupi i pestë ka në përbërje parashtesën ri-. Kjo parashtesë është shfrytëzuar në fjalësin e fushës së ndërtimit, së bujqësisë, fushës së emërtimeve me burim libror, fushës së ekonomisë etj. P.sh, rikonstruktoj, rimbjell, ristrukturoj, por kemi edhe rimartohem, rijetoj. Kjo parashtesë u paravihet vetëm foljeve. Me anë të kësaj parashtese folja emërton një veprim që kryhet sërish, por në ndonjë rast shpreh edhe ndonjë ngjyrim tjetër kuptimor: rijetoj:.. sjell ndërmend ngjarje të së kaluarës; ristrukturoj: e bëj sërish diçka duke ia ndryshuar strukturën. Grupi i gjashtë përmban siparashtesat me burim nga gjuha shqipe: jashtë-, vetë-, gjysmë-, drejt-. Nga këto siparashtesa, përdorim më të gjerë ka siparashtesa vetë-. Siparashtesat e tjera kanë një përdorim më të pakët. Kjo ndoshta ka të bëj me faktin se këto siparashtesa nuk kanë gjegjëse të tyre të huaj, sikurse ka siparashtesa vetë-. Shpeshherë, rritja e numrit të përdorimit të një tipi parashtese me burim nga gjuha shqipe, ka të bej me zëvendësimin e gjegjëses së saj të huaj me parashtesën përkatëse shqipe. Disa nga fushat ku janë përdorur më së shumti këto parashtesa janë: f. libr. vetëdeklaroj, vetëdemaskohem, vetëfajësohem, vetëdorëzohem etj; f. ek. 1 vetëfinancohem, f. tek. 1 vetëkurdiset, vetëkomandohet; f. bot. 1 vetëpërhapje; në fusha të tjera gjysmëburrë; gjysmëditë; gjysmëdremitje; gjysmënatë; gjysmëzot; i jashtënatyrshëm. Grupi i shtatë përmban siparashtesat me burim të huaj: foto-, mikro-. Këto siparashtesa kanë një përdorim relativisht të dendur në fusha të ndryshme të dijes. Siparashtesa me përdorim më të gjerë është siparashtesa foto-, pasi fusha ku ajo përdoret, fusha e fotografisë, këto vitet e fundit ka pësuar zhvillimin më të madh. 1.1 Pasurimi i leksikut të gjuhës shqipe nëpërmjet huazimit ~ 297 ~

KUMTESA Në këtë çështje do të mundohemi t’i grupojmë këto huazime, sipas disa kritereve të përcaktuar nga Jani Thomai në librin “Leksikologjia e gjuhës shqipe” i vitit 2002 dhe sipas një kriteri të ri dalë nga analiza jonë. Fjala e huaj ka hyrë këto 20-30 vitet e fundit në gjuhën shqipe në këto raste: a. Kur ka qenë një term ndërkombëtar. Huazime të tilla termash janë vënë re në këto fusha: - Fusha e mjekësisë: aids (sëmundje, sida), adrenalinë (lëndë e nxjerrë nga gjëndra nënveshkore), fizioterapi (mjekim me anë ushqimesh,me masazhe etj.), neuron (njësi e sistemit nervor), stres (brengë që vjen nga trysnia trupore), skaner (aparat mjekësor) etj. - Fusha e ekonomisë: bankomat (aparat për të tërhequr para), euro (njësi monetare), kesh (para në dorë), klientelë (tërësia e klientëve), tender (paraqit një propozim) etj. - Fusha e fesë: rabin (predikues i fesë izraelite), shiit (besimtar mysliman) etj. - Fusha e kuzhinës: picë (gjellë), kek (ëmbëlsirë) etj. - Fusha e teknologjisë (elektronikës): disketë, faks, celular, kompjuter, kompaktdisk, maus, printer etj. - Fusha e arsimit: master (gradë që merret pas mbarimit të shkollës pasuniversitare), test (grup pyetjesh) etj. b. Kur e ka kërkuar një stil i caktuar i gjuhës. Në rastin tonë huazime të tilla i përkasin këtyre fushave: - Fusha e emërtimeve me burim libror: abonim (pajtoj), absorboj (përthith), aprovues (miratues), i avancuar (i përparuar), ekzekutor (vrasës), entitet (qenie), evaziv (i paqartë) etj. - Fusha e politikës: abrogoj (shfuqizoj), i bojkotuar, i decentralizuar, i ratifikuar etj. c. Kur ka lindur një profesion i ri. Zhvillimi ekonomik, kulturor e teknologjik përkon edhe me lindjen e mjeshtërive të reja. Për këtë arsye, vendet më pak të zhvilluara kanë zhvilluar më vonë disa mjeshtëri në krahasim me vendet e tjera. E njëjta gjë ka ndodhur me Shqipërinë. Me orientimin e ekonomisë shqiptare drejt ekonomisë së tregut dhe me zhvillimet e reja të teknologjisë e kulturës, u bë e nevojshme që sektori i profesioneve të pasurohet me mjeshtëri që vendet e tjera më të zhvilluara ekonomikisht tashmë i kishin, prandaj veç përvojës, në disa raste, morëm edhe emërtimin e profesionit: biznesmen (ai që merret me biznes), kambist (ai që merret me kambizëm), masazhit (ai që bën masazh), opinionist (ai që jep në shtyp e televizion gjykime e vlerësime për çështje të ndryshme shoqërore), menazhues (ai që menazhon punën dhe prodhimin e një ndërmarrjeje etj.); analíst (publicist që merret me analizën e ngjarjeve e të situatave politike etj.; sipas mendimit të analistëve) etj. d. Kur ka sjellë ndonjë nuancë kuptimi më të përpiktë e të veçantë: ekstradoj (kriminelin) d.m.th. “ia dorëzoj dikë shtetit ku akuzohet për krim”, kurse dorëzoj (kriminelin) është tjetër gjë; kamikaz d.m.th. “ai që vetëvritet (zakonisht me eksploziv), duke vrarë edhe të tjerët përreth”, kurse vetëvrasës ka një kuptim tjetër, pasi nuk përfshin në kuptim edhe vrasjen e njerëzve të tjerë; trafikoj (tregtoj) d.m.th. “tregtoj në mënyrë të paligjshme mallra të ndaluara..”, kurse tregtoj nënkupton mënyrën e ligjshme të veprimtarisë. Përfundime Nga kjo analizë e fjalëve të reja me të cilat është pasuruar gjuha shqipe këto dhjetëvjeçarët e fundit, mund të dilet në këto përfundime: ~ 298 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

parauniversitar, edhe në fushën e drejtësisë: i paraburgosur, paszgjedhor, por edhe në fusha

të tjera: pararini, pararinor. Ato i paravihen mbiemrave të nyjshëm a të panyjshëm dhe

tregojnë që tipari i dhënë i përket një kohe më të hershme a më të vonë sesa tipari i shënuar

nga tema fjalëformuese.

Grupi i tretë përbëhet nga parashtesa me prejardhje parafjalore: nën-, mbi-, ndër-, për-.

Nga këto parashtesa, përdorim më të gjera ka parashtesa për-. Nga ana leksiko-gramatikore,

fjalët e termat me këto parashtesa janë kryesisht mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm dhe

folje. Këto parashtesa janë shfrytëzuar më shumë në leksikun libror dhe në fushën e

mjekësisë: i përdatuar, përbyk, i përdjegur, përdhëmb, i përfolur, përfush, përkap, i

përndjekur, i mbiçmuar, mbikaloj, mbilodhem, mbipasnesër, mbipeshë, i mbiquajtur, i

nënçmuar, nënndërgjegje, ndëretnike, ndërkall, mbidozë etj. Parashtesa mbi- në dy raste del

në sinonimi me parashtesën stër- dhe tjetër-: mbilodhem për stërlodhem; mbipasnesër për

tjetërpasnesër. Në të gjitha rastet parashtesat nën- dhe mbi- dalin antonimike.

Grupi i katërt përmban parashtesa që shprehin ngjyrime të zmadhimit a të teprisë: stër-

, tej dhe super-. Prej tyre më të përdorurat janë parashtesat tej- dhe stër-. Fusha e përdorimit

të tyre është e gjerë: tejnesër, tejpardje, tejparvjet, tejpasnesër, tejzgjat, tejndot, i tejzgjatur, i

stërmundimshëm, stërngop, i stërmunduar, stërkeq, i stërlodhur, supermarket, superstradë

(këto dy fjalët e fundit janë huazime). Parashtesa tej- nuk shpreh vetëm ngjyrime të

zmadhimit a të teprisë, në disa fjalë ajo tregon që tipari i veprimit i përket një kohe më të

vonë sesa tipari i shënuar nga tema fjalëformuese: tejnesër për pasnesër; tejpardje për

tjetërpardje, tejparvjet për tjetërparvjet; tejpasnesër për tjetërpasnesër. Nga ana leksikogramatikore,

fjalët dhe terma me këtë parashtesë janë mbiemra, ndajfolje dhe folje.

Parashtesa super- hetohet tek disa emra të huazuara: superstradë, supermarket etj.

Grupi i pestë ka në përbërje parashtesën ri-. Kjo parashtesë është shfrytëzuar në fjalësin

e fushës së ndërtimit, së bujqësisë, fushës së emërtimeve me burim libror, fushës së

ekonomisë etj. P.sh, rikonstruktoj, rimbjell, ristrukturoj, por kemi edhe rimartohem, rijetoj.

Kjo parashtesë u paravihet vetëm foljeve. Me anë të kësaj parashtese folja emërton një

veprim që kryhet sërish, por në ndonjë rast shpreh edhe ndonjë ngjyrim tjetër kuptimor:

rijetoj:.. sjell ndërmend ngjarje të së kaluarës; ristrukturoj: e bëj sërish diçka duke ia

ndryshuar strukturën.

Grupi i gjashtë përmban siparashtesat me burim nga gjuha shqipe: jashtë-, vetë-,

gjysmë-, drejt-. Nga këto siparashtesa, përdorim më të gjerë ka siparashtesa vetë-.

Siparashtesat e tjera kanë një përdorim më të pakët. Kjo ndoshta ka të bëj me faktin se këto

siparashtesa nuk kanë gjegjëse të tyre të huaj, sikurse ka siparashtesa vetë-. Shpeshherë,

rritja e numrit të përdorimit të një tipi parashtese me burim nga gjuha shqipe, ka të bej me

zëvendësimin e gjegjëses së saj të huaj me parashtesën përkatëse shqipe. Disa nga fushat ku

janë përdorur më së shumti këto parashtesa janë: f. libr. vetëdeklaroj, vetëdemaskohem,

vetëfajësohem, vetëdorëzohem etj; f. ek. 1 vetëfinancohem, f. tek. 1 vetëkurdiset,

vetëkomandohet; f. bot. 1 vetëpërhapje; në fusha të tjera gjysmëburrë; gjysmëditë;

gjysmëdremitje; gjysmënatë; gjysmëzot; i jashtënatyrshëm.

Grupi i shtatë përmban siparashtesat me burim të huaj: foto-, mikro-. Këto siparashtesa

kanë një përdorim relativisht të dendur në fusha të ndryshme të dijes. Siparashtesa me

përdorim më të gjerë është siparashtesa foto-, pasi fusha ku ajo përdoret, fusha e fotografisë,

këto vitet e fundit ka pësuar zhvillimin më të madh.

1.1 Pasurimi i leksikut të gjuhës shqipe nëpërmjet huazimit

~ 297 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!