20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

pas-, para-

nën-, mbi- ndër-, për-

stër-, tej-, super- 1

ri-

jashtë-, vetë-, gjysmë-, drejt- 1

foto-, mikro-

Këto parashtesa, për lehtësi studimi, i kemi grupuar në 7 grupe parashtesash.

Grupi i parë i parashtesave përfshin parashtesat që shënojnë kuptime, të cilat u

kundërvihen temave fjalëformuese përkatëse, si: pa-, ç, mos-, s-, sh- anti-, de-, in-, a-. Nga

këto parashtesa, përdorim më të madh ka parashtesa ç-. Me këtë parashtesë, e cila paraqitet

mjaft prodhimtare, janë formuar mbiemra dhe folje. Numrin më të madh të formimeve me

këtë parashtesë e zënë mbiemrat: në f. pol 1 . i çintegruar; në f. usht 1 . i çminuar; në f. fiz. 1 i

çmagnetizuar; në fusha të tjera i çlidhur, i çmaterializuar, i çideologjizuar, i çmagjepsur, i

çmbushur, i çmësuar, i çmekur, i çmprehur etj. Në të gjitha rastet parashtesa ç- u ngjitet

mbiemrave të formuar nga nyjëzimi i pjesores. Veç mbiemrave, sikurse thamë, kemi edhe

foljet. Në këtë rast janë formuar folje kryesisht nga foljet: çmiqësoj, çideologjizoj, çngec,

çngul etj.

Vihet re një përdorim më i shpeshtë i parashtesës së huaj anti-. në raport me atë kundër.

Kështu kemi, në f. drejt 1 ., antikrim, antikontrabandë; në f.usht. antigaz; në fusha të tjera

antivlerë.

Një përdorim të gjerë ka edhe parashtesa pa-. Ajo është përdorur, përgjithësisht, në këto

fusha: në f. libr. 1 kemi i pakondicionuar; në f. biol 1 . kemi i paasimilueshëm, i

papërvetueshëm; në f. gjuh. 1 kemi i paanalizueshëm; në f. pol. kemi i parevokueshëm; në

fusha të tjera kemi pabarazi, i pacivilizuar etj. Nga shembujt e dhënë vihet re se, kjo

parashtesë i është ngjitur, më së shumti, mbiemrave të formuar me prapashtesën –shëm dhe

mbiemrave të formuara nga nyjëzimi i pjesores.

Parashtesa e huaj de- përdoret paralelisht me parashtesën e shqipes sh-. Ka raste ku në të

njëjtën temë fjalëformuese të jenë përdorur, përkatësisht, këto dy parashtesa sinonimike. Kjo

ka ndodhur, përgjithësisht tek fjalët e krijuara nga tema të huaja (të huazuara): i dekurajuara:

i shkurajuar (nga kurajë- guxim), por kemi edhe i deformuar: i shformuar. Kjo dëshmon

përpjekjen për të zëvendësuar parashtesat e huaja me ato të shqipes. Ka raste kur

zëvendësimi i parashtesës de- me parashtesën sh- nuk është i mundur, por ajo po

zëvendësohet mjaft mirë me parashtesën pa- p.sh. i degazuar (i pagazuar) 1 , i decentralizuar

(i pacentralizuar). Fjalët me këto parashtesa janë folje e mbiemra: shkredh (kredh), i

shkredhur (i kredhur), i deformuar (i formuar), i deshifruar (i shifruar), i decentralizuar (i

centralizuar). Edhe në këto raste tema mbiemërore më prodhimtare, është ajo me nyjëzimin

e pjesores.

Parashtesat in-, mos-, a- dhe s-. Këto janë parashtesat që dalin me përdorim më të paktë

nga parashtesat e këtij grupi. Më prodhimtarja prej tyre është parashtesa mos-: mosrespektim,

mossukses, mosvlerësim, mosveprues. Parashtesa in- përdoret më shumë në ligjërimin libror

dhe i paravihet kryesisht emrave me temë të huaj: f. libr. indipendencë, indipendent,

intolerancë. Parashtesa a- është gjetur e përdorur vetëm në një rast, në fushën e arsimit i

atestuar. Në këtë rast ajo nuk ka kuptim mohues, por duket sikur fjalës i jep një kuptim

intensiv.

Grupi i dytë përmban parashtesa që janë në antonimi me njëra-tjetrën: pas- dhe para-.

Këto parashtesa janë gjetur të përdorura më së shumti në fushën e arsimit: i parastudiuar,

~ 296 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!