Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Aida BADO( DOKTORANTE): SJELLJA GJUHËSORE E FOLËSVE SHQIPTAR PAS ’90-S Në këtë kumtesë do të përpiqemi të dallojmë sjelljen gjuhësore të folësve shqiptar pas 1990-s, pra do të përcaktojmë rrugët ose mënyrat që janë ndjekur, këto dhjetëvjeçarët e fundit, për të pasuruar leksikun ekzistues me njësi të reja 1 . Me anë të metodës së krahasimit është bërë krahasimi i dy fjalorëve botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përkatësisht, “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1980” dhe “Fjalori i gjuhës shqipe, 2006”. Nga ky krahasim është nxjerrë korpusi i fjalëve të cilat ndodhen vetëm në fjalorin e vitit 2006, i cili do shërbejë edhe si burim për studimin tonë. **** Është e njohur aftësia e folësve për të krijuar fjalë të reja, duke u nisur nga fjalët e njohura. Shembullin më të mirë të zbatimit të kësaj teorie na e japin shkrimtarët. Në prozën e sotme shqipe, sidomos në atë të Ismail Kadaresë, janë vënë re njësi të reja leksikore të krijuara falë mjeteve fjalëformuese që gjuha shqipe ofron. 1 Këto fjalë, shpeshherë, bëhen pjesë jo vetëm e gjuhës së letërsisë, por edhe e leksikut të përgjithshëm. “Kalimi i një fjale të re në sistemin leksikor të mbarë shqipes kushtëzohet në radhë të parë nga nevojat e sistemit dhe nga vlerat që merr fjala brenda këtij sistemi”. 1 Në këtë pikë lind pyetja: Cilat janë rrugët ose mënyrat e pasurimit të leksikut që kanë ndjekur shqiptarët këto dhjetëvjeçarët e fundit? Nga vëzhgimet e bëra del se, këto dhjetëvjeçarët e fundit, janë përdorur këto rrugë 1 : formimi i tyre sipas mënyrës morfologjike dhe huazimi i tyre nga gjuhët fqinje. Formimi i njësive leksikore sipas mënyrës morfologjike Kur flasim për formime fjalësh sipas mënyrës morfologjike, kemi parasysh mënyrat e tipat e fjalëformimit të parashtruara në gramatika të ndryshme të gjuhës shqipe. Ne jemi mbështetur tek renditja që jep “Gramatika e gjuhës shqipe” I (2002, fq 60). Do të merren në shqyrtim edhe rastet kur tema e përdorur për formimin e fjalëve të reja nuk është me burim nga gjuha shqipe, apo edhe kur mjetet e përdorura nuk janë me burim nga gjuha shqipe. Rasti i parë tregon se fjala e huaj është ngulitur në sajë të përdorimit të saj si temë fjalëformuese, duke zgjeruar çerdhen e saj me mjetet e shqipes. Rasti i dytë tregon se huazimi i mjeteve të huaja është bërë bashkë me fjalën e huaj dhe në disa rrethana i është ngjitur edhe temës shqipe. Formime me prejardhje a. Formime me parashtesë. Parashtesat e përdorura më së shumti këto 20-30 vitet e fundit janë: anti-, pa-, de-, ç-, in-, mos-, a-, s-, sh- ~ 295 ~

KUMTESA pas-, para- nën-, mbi- ndër-, për- stër-, tej-, super- 1 ri- jashtë-, vetë-, gjysmë-, drejt- 1 foto-, mikro- Këto parashtesa, për lehtësi studimi, i kemi grupuar në 7 grupe parashtesash. Grupi i parë i parashtesave përfshin parashtesat që shënojnë kuptime, të cilat u kundërvihen temave fjalëformuese përkatëse, si: pa-, ç, mos-, s-, sh- anti-, de-, in-, a-. Nga këto parashtesa, përdorim më të madh ka parashtesa ç-. Me këtë parashtesë, e cila paraqitet mjaft prodhimtare, janë formuar mbiemra dhe folje. Numrin më të madh të formimeve me këtë parashtesë e zënë mbiemrat: në f. pol 1 . i çintegruar; në f. usht 1 . i çminuar; në f. fiz. 1 i çmagnetizuar; në fusha të tjera i çlidhur, i çmaterializuar, i çideologjizuar, i çmagjepsur, i çmbushur, i çmësuar, i çmekur, i çmprehur etj. Në të gjitha rastet parashtesa ç- u ngjitet mbiemrave të formuar nga nyjëzimi i pjesores. Veç mbiemrave, sikurse thamë, kemi edhe foljet. Në këtë rast janë formuar folje kryesisht nga foljet: çmiqësoj, çideologjizoj, çngec, çngul etj. Vihet re një përdorim më i shpeshtë i parashtesës së huaj anti-. në raport me atë kundër. Kështu kemi, në f. drejt 1 ., antikrim, antikontrabandë; në f.usht. antigaz; në fusha të tjera antivlerë. Një përdorim të gjerë ka edhe parashtesa pa-. Ajo është përdorur, përgjithësisht, në këto fusha: në f. libr. 1 kemi i pakondicionuar; në f. biol 1 . kemi i paasimilueshëm, i papërvetueshëm; në f. gjuh. 1 kemi i paanalizueshëm; në f. pol. kemi i parevokueshëm; në fusha të tjera kemi pabarazi, i pacivilizuar etj. Nga shembujt e dhënë vihet re se, kjo parashtesë i është ngjitur, më së shumti, mbiemrave të formuar me prapashtesën –shëm dhe mbiemrave të formuara nga nyjëzimi i pjesores. Parashtesa e huaj de- përdoret paralelisht me parashtesën e shqipes sh-. Ka raste ku në të njëjtën temë fjalëformuese të jenë përdorur, përkatësisht, këto dy parashtesa sinonimike. Kjo ka ndodhur, përgjithësisht tek fjalët e krijuara nga tema të huaja (të huazuara): i dekurajuara: i shkurajuar (nga kurajë- guxim), por kemi edhe i deformuar: i shformuar. Kjo dëshmon përpjekjen për të zëvendësuar parashtesat e huaja me ato të shqipes. Ka raste kur zëvendësimi i parashtesës de- me parashtesën sh- nuk është i mundur, por ajo po zëvendësohet mjaft mirë me parashtesën pa- p.sh. i degazuar (i pagazuar) 1 , i decentralizuar (i pacentralizuar). Fjalët me këto parashtesa janë folje e mbiemra: shkredh (kredh), i shkredhur (i kredhur), i deformuar (i formuar), i deshifruar (i shifruar), i decentralizuar (i centralizuar). Edhe në këto raste tema mbiemërore më prodhimtare, është ajo me nyjëzimin e pjesores. Parashtesat in-, mos-, a- dhe s-. Këto janë parashtesat që dalin me përdorim më të paktë nga parashtesat e këtij grupi. Më prodhimtarja prej tyre është parashtesa mos-: mosrespektim, mossukses, mosvlerësim, mosveprues. Parashtesa in- përdoret më shumë në ligjërimin libror dhe i paravihet kryesisht emrave me temë të huaj: f. libr. indipendencë, indipendent, intolerancë. Parashtesa a- është gjetur e përdorur vetëm në një rast, në fushën e arsimit i atestuar. Në këtë rast ajo nuk ka kuptim mohues, por duket sikur fjalës i jep një kuptim intensiv. Grupi i dytë përmban parashtesa që janë në antonimi me njëra-tjetrën: pas- dhe para-. Këto parashtesa janë gjetur të përdorura më së shumti në fushën e arsimit: i parastudiuar, ~ 296 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Aida BADO( DOKTORANTE): SJELLJA GJUHËSORE E FOLËSVE

SHQIPTAR PAS ’90-S

Në këtë kumtesë do të përpiqemi të dallojmë sjelljen gjuhësore të folësve shqiptar pas

1990-s, pra do të përcaktojmë rrugët ose mënyrat që janë ndjekur, këto dhjetëvjeçarët e

fundit, për të pasuruar leksikun ekzistues me njësi të reja 1 .

Me anë të metodës së krahasimit është bërë krahasimi i dy fjalorëve botuar nga

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përkatësisht, “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1980”

dhe “Fjalori i gjuhës shqipe, 2006”. Nga ky krahasim është nxjerrë korpusi i fjalëve të cilat

ndodhen vetëm në fjalorin e vitit 2006, i cili do shërbejë edhe si burim për studimin tonë.

Është e njohur aftësia e folësve për të krijuar fjalë të reja, duke u nisur nga fjalët e

njohura. Shembullin më të mirë të zbatimit të kësaj teorie na e japin shkrimtarët. Në prozën e

sotme shqipe, sidomos në atë të Ismail Kadaresë, janë vënë re njësi të reja leksikore të

krijuara falë mjeteve fjalëformuese që gjuha shqipe ofron. 1 Këto fjalë, shpeshherë, bëhen

pjesë jo vetëm e gjuhës së letërsisë, por edhe e leksikut të përgjithshëm.

“Kalimi i një fjale të re në sistemin leksikor të mbarë shqipes kushtëzohet në radhë të parë

nga nevojat e sistemit dhe nga vlerat që merr fjala brenda këtij sistemi”. 1

Në këtë pikë lind pyetja: Cilat janë rrugët ose mënyrat e pasurimit të leksikut që kanë

ndjekur shqiptarët këto dhjetëvjeçarët e fundit?

Nga vëzhgimet e bëra del se, këto dhjetëvjeçarët e fundit, janë përdorur këto rrugë 1 :

formimi i tyre sipas mënyrës morfologjike dhe huazimi i tyre nga gjuhët fqinje.

Formimi i njësive leksikore sipas mënyrës morfologjike

Kur flasim për formime fjalësh sipas mënyrës morfologjike, kemi parasysh mënyrat e tipat

e fjalëformimit të parashtruara në gramatika të ndryshme të gjuhës shqipe. Ne jemi

mbështetur tek renditja që jep “Gramatika e gjuhës shqipe” I (2002, fq 60).

Do të merren në shqyrtim edhe rastet kur tema e përdorur për formimin e fjalëve të reja

nuk është me burim nga gjuha shqipe, apo edhe kur mjetet e përdorura nuk janë me burim

nga gjuha shqipe. Rasti i parë tregon se fjala e huaj është ngulitur në sajë të përdorimit të saj

si temë fjalëformuese, duke zgjeruar çerdhen e saj me mjetet e shqipes. Rasti i dytë tregon se

huazimi i mjeteve të huaja është bërë bashkë me fjalën e huaj dhe në disa rrethana i është

ngjitur edhe temës shqipe.

Formime me prejardhje

a. Formime me parashtesë. Parashtesat e përdorura më së shumti këto 20-30 vitet e fundit

janë:

anti-, pa-, de-, ç-, in-, mos-, a-, s-, sh-

~ 295 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!