20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Harrohet me këtë rast një karakteristikë e veçantë dhe dalluese e të dy këtyre qenieve

mitike. Atributet e tyre të kundërta ndihmojnë të përvijojmë pikëpamjen tonë, se nuk

përfaqësojnë një hyjni të vetme në dy periudha të ndryshme historike (pasuese të njëra –

tjetrës), po janë hyjni të të njëjtës periudhë dhe me atribute të kundërta: njëra përfaqëson

hyjnitë nëntokësore (Kuçedra), ndërkaq tjetri hyjnitë qiellore (Dragoi). Po përmendim

faktorët qenësorë dallues midis tyre:

(1) Kuçedra është demon i nëntokës dhe duke tentuar të shoqërizohet me jetën tokësore ushtron

dhunën në familje e në mjedis shoqëror, në bashkësi (pavarësisht se në disa përralla “zbutet”

e mëshirohet), shkatërron bimësinë dhe jetën tokësore.

(2) Dragoi, ndërkaq, është hyjni solar, që zbret nga qielli në tokë për t’i mbrojtur tokësorët nga

dhuna dhe shkatërrimet e Kuçedrës.

Sipas kësaj del se këtu nuk kemi të bëjmë me shtresëzime të atributeve të këtyre

përbindshave nëpër periudha të ndryshme historike, por me dy hyjni, të cilat takohen,

ndeshen në qiell, në një zonë të ndërmjetme midis diellit e tokës. Dhe në këtë pikë arrijnë

vertikalisht nga drejtime të kundërta: Kuçedra nga nëntoka, kurse Dragoi nga Qielli.

Dragoi

Toka

Kuçedra

Si përfundim, nga gjithë kjo kuptojmë se të dy këto qenie ktonike kanë bashkëjetuar,

nuk kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, njëra pas tjetrës dhe i përkasin të njëjtës

periudhë historike. Pikëpamja evolucioniste e kundërshtuar nga pikëpamja antropologjike në

studimet e sotme mitologjike botërore dhe jo vetëm në to, është lëshuar dhe dalë nga

përdorimi.

~ 294 ~

Recenzentë :

Prof.dr. Miaser Dibra

Prof.dr.Zeqirja Neziri

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!