20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

personalizuar. Kemi këtu momentin e parë të lidhjeve të individit si person me bashkësinë e

tij epike, por edhe me universin e tij shoqëror e kozmogonik” 1 .

Qemal Haxhihasani duke i mëshuar kësaj çështjeje, por në një kontekst tjetër, në

kontekstin e saktësimit historik të figurës së Gjergj Elez Alisë, ecurinë diakronike të

formimit të kozmosit mitik etnokulturor shqiptar e dallon tri periudha:

(a) në periudhën e parë bën pjesë lufta e Dragoit me Kuçedrën: “dragojtë luftojnë kundër këtyre

përbindëshave me parmenda /.../, fakt që flet për praktikimin e kulteve bujqësore në popullin

tonë që në kohërat më të lashta”;

(b) “Në periudhën e dytë, janë figurat e kozmosit mitologjik shqiptar ato që i shndërrojnë

heronjtë nga barinj të thjeshtë në kreshnikë legjendarë, në luftëtarë të guximshëm, të

vendosur dhe të pamposhtur për të mbrojtur vendin, të drejtat, jetën dinjitoze, kulturën, doket

e tyre tradicionale”;

(c) “Në periudhë e tretë këta elemente jo vetëm që do të marrin zhvillim të mëtejshëm, por edhe

do të shkrihen në mënyrë të pandarë në një të vetme organike, në një kozmos etnokulturor

veçues, në vjetërsi normash të sjelljes së anëtarëve të fisit që do të dallojnë heroin e epikës

sonë heroike tradicionale prej atij të popujve të tjerë“ 1 .

Sipas tij Kuçedra përfaqëson të përgjithshmen, kurse Dragoi të veçantën, personalen.

Gjithnjë në këtë drejtim ai pranon evoluimin e kësaj figure, por këtë e shpjegon në një rrugë

tjetër me anë të individualizimit, personalizimit. Prandaj, sipas kësaj, Kuçedra do t’i përkiste

periudhës më të hershme, asaj politeiste, kurse Dragoi një periudhe më të re, në prag ose

përgjatë periudhës së formimit, konstituimit e të konsolidimit të besimeve monoteiste.

Mirëpo, meqë i përkitkan dy periudhave të ndryshme, atëherë nuk gjen shpjegim nevoja e

ndeshjes së tyre. Sikur të mos kishin bashkëjetuar, atëherë as nuk do të kishte nevojë të

ndeshen dhe sikur të kishin jetuar në periudha të ndryshme pse u ndeshën, kur nuk e kanë

mbërri njëri – tjetrin?

Në këtë mënyrë shpjegohet procesi i kalimit të perceptimeve mitologjike, të një

periudhe shumë të hershme në një periudhë më të re. Mitin e mbytjes së Kuçedrës dhe të

lirimit të ujërave për nevojat e njerëzimit, krishterimi, si e pamë, do ta zëvendësojë me

shenjtorë të kalendarit të besimit të krishterë 1 , me njërin prej shenjtorëve më të rëndësishëm

të tij shën Gjergjin që është shumë I përhapur në krahinën e Bregdetit të Jonit, ndërkaq

figurën e Kuçedrës do ta zëvendësojë me gjarprin, që është simbol i djallit. Ndaj edhe kishat

do të stolisen me ikona të fytyrës së shën Gjergjit, i paraqitur si kalorës (edhe kjo është

atribut i Dragoit – mendon Haxhihasani 1 ) që e vret Kuçedrën, alias djallin.

Pikëpamje të ndryshme mbi kohën e ekzistencës së Kuçedrës e Dragoit

Në ballafaqimin e atributeve të Kuçedrës me Dragoin në studimet etnologjike

shqiptare, duke i bërë jehonë pozitivizmit historik dhe sidomos teorisë së bartjes e të

huazimit të motiveve bëhen përpjekje që, këto dy figura mitike në koordinatën vertikale

historike të paraqiten sikur ndjekin njëra – tjetrën, domethënë Dragoi ndjek Kuçedrën dhe

kështu krijohet përfytyrimi sikur kemi të bëjmë me një figurë mitike, por të paraqitur me dy

emra dhe që i përkasin dy periudhave historike: Kuçedra e një periudhe më të lashtë e ka

zëvendësuar Dragoi i një periudhe më të vonë. Duke ballafaquar Alojz Shmausin, Albert

Lordin e studiuesit rus përqafohet pikëpamja se “këtu kemi të bëjmë me një hyjni të një rendi

më të ri, që asgjëson një hyjni të një rendi më të vjetër” 1 .

~ 293 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!