20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

është fjala për aspektin e hyjnive të së mirës dhe së keqes, sepse në religjionet natyrore,

botëkuptimi i ndeshjes kozmike me të cilën lirohet uji pjellor prej botës nëntokësore të

Kuçedrës, si botë mitike e pranverës së përhershme, të dy hyjnitë përmbajnë atribute edhe të

hyjnisë dobisjellëse edhe të hyjnisë rreziksjellëse. Domethënë nuk ka indicie që protoilirët

dhe protoshqiptarët kanë pasur botëkuptim dualist për hyjninë e të mirës dhe të keqes. Përveç

kësaj, të a.q. përbindësha në vetvete shkrijnë dualizmin hyjnor-demonik, 1

Fitorja e Dragoit kundër qenies së mbinatyrshme çon drejt ‘zhdukjes’ së mungesës –

rrjedhjes së ujit, lumenjve, përtëritjes së rendit, i cili është i njëkohshëm me kthimin e

forcave të plleshmërisë, vendosjes së rendit një herë të vendosur pas daljes në skenë të

kaosit. Kjo duket edhe te legjenda e mëposhtme e gjarprit të Bistricës: “Në zonën e Delvinës,

në lashtësi ishte një gjarpër i madh, i cili ishte bërë tmerri i zonës. Ai jo vetëm kishte zënë

burimet, por edhe hante çdo gjë që i dilte përpara. Tentativat për ta vrarë gjarprin kishin

dështuar, por u kërkua mençuria e një plaku. Plaku ngarkoi një gomar me eshkë dhe qymyr

dhe kur përbindëshi ishte në gjumë, plaku e vuri gomarin në vendin ku flinte gjarpri dhe

ndezi eshkën e ngarkuar në gomar. Gjarpri pasi e pikasi gomarin, e hëngri me gjithë

ngarkesë.Eshka vazhdonte të digjej dhe bashkë me të edhe gjarpri. Meqë nuk i duronte dot

dhimbjet, i kërkoi ndihmë perëndisë së detit dhe Bistricës. I tha: “Ku je, o nëna ime Bistricë

dhe ti motra det!” Bistrica nxorri tetëmbëdhjetë burimet e “Syrit të kaltër”, por nuk i

mjaftonin gjarprit. Ai e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, o nëna ime det dhe ti o motra ime

Bistricë!” Deti erdhi deri në Finiq, por nuk arriti dot më lart e ta shuante zjarrin e brendshëm

të gjarprit. Që të shpëtonte nga dhembjet, gjarpri lëvizi me shpejtësi në shpatin e malit mbi

Delvinë. Nga rruga e lëvizjes së gjarprit mbinë dy radhë lisash paralel për kilometra të tërë

faqe malit, që nga vendasit është quajtur e quhet “Rruga e gjarprit”. Aty sot gjendet një

dukuri komplekse natyrore me origjinë gjeologjike në të dy anët e së cilës kanë mbirë lisat.

Me kockat e gjarprit, - përfundon legjenda, – u ngrit Manastiri i Mesopotamit”. 1

Kalimi nga errësira drejt dritës nganjëherë shpjegohet edhe si pasojë e disfatës së

përbindëshit që ka gëlltitur Diellin. Që këtu del se “heroizmi i trimit vendoset në epiqendër

të ndryshimeve ciklike sezonale, duke i transformuar përfytyrimet e mëparshme për vdekjen

dhe lindjen e hyjnive të natyrës, që e thamë më lart. Në vendin e hyjnizimit të kohës

natyrore, përmes ciklizmit dhe përputhjes së fazave të botëve të ndryshme, çon jo vetëm në

mbytjen e Kuçedrës dhe i lirimit prej saj i burimeve të ujit, por e pllenon tokën (lavrimi

simbolik, hierogamia).Mundja e Kuçedrës dhe lirimi i ujrave shenjon fuqinë prodhuese të

metalit, me çka njeriu ngritet mbi qeniet tokësore, bile edhe mbi stuhitë dhe bëhet krijues i

fatit të tij ekzistencial.Përfytyrimet e tokës, të cilat gjithmonë kanë qenë personifikim i

hyjnisë femërore, kurse qielli i hyjnisë mashkullore, tani ndryshohen dhe arrihet tek

hierogamia midis hyjnisë së parë dhe trimit 1 .

Paraqitja e religjioneve monotoiste atributet e Dragoit që vret Kuçedrën i veshen

shenjtorëve të ndryshëm, të cilët luajnë rol të rëndësishëm për forcimin e besimit.Në

krishtenizëm këto atribute i vishen shën Gjergjit e shën Ilisë. Pra për shqiptarët Shën Gjergji

ishte Dragua, ndërsa Shën Ilinë e përfytyronin të hipur në një kalë të bardhë në qiell prej nga

lëshon rrufe në qiell. Ndërkaq në islamizëm atributet e Dragoit i vishen Sari Salltikut, një

shenjtë bektashian i shekullit XIII. 1 Kjo edhe është faza e personalizimit të qenieve mitike, të

cilat nga një përfytyrim i përgjithshëm për to në vetëdijen e njerëzve konkretizohen me një

emër të jetës reale – shpjegon Qemal Haxhihasani, që njëkohësisht shënon edhe fazën e

kalimit “nga bota e përgjithshme e mitologjisë në atë të njerëzve të shoqërizuar e të

~ 292 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!