20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

breshrin, erërat e fuqishme, thatërsirën me çka i ndalë shirat, që bijnë “nga qielli”.Me këto

atribute lidhet me qiellin dhe fiton atributet e qiellit.

Përkundrejt kësaj Himere – Kuçedër, ekziston një Dragua.Veprimet e Dragoit lidhen

me jetën e njerëzve në tokë. Ai kështu na del si një hyjni mirëbërës, i cili kujdeset për

organizimin e jetës në tokë, në rastet kur kjo pengohet nga forcat destruktive, siç ështe

kuçedra, të cilën e ka armik të përbetuar. Ja si i përshkruan Mark Tirta këto atribute të

Dragoit: “Përdorimi i rrufesë si armë në duar të dragoit tregon se këtu kemi të bëjmë me

hyjni të qiellit, pra me një kryehyjni, siç ndodhte në kohën e lashtë dhe te grekët, trakët,

sllavët, perianët etj. Edhe Zeusi, Jupiteri, Peruni dhe të tjera, në ndeshjet e tyre përdorin

rrufenë, parmendën. Përdorimi i parmendës (plorit a zgjedhës së saj) së pavëdyer (të

panëmur) si armë nga dragoi është tepër domethënës si atribut i hyjnisë së bujqësisë.Kau ka

një rol të madh si dragua. Ai, sipas besimeve popullore, në asnjë rast nuk fluturon, po

bërlyket, gërryen tokën me brirë e me to lufton.” 1 .

Në këtë kontekst, shumë e njohur është në Bregdetin e Jonit legjenda e mëposhtme:

“Në një vend të Kaonisë, Perëndia Diell goditi me rrufe demin (ose kaun) dhe nga plaga e tij

filloi të rrjedhë gjak, i cili duke rënë në tokë, çuditërisht u jepte jetë luleve, bimëve, pemëve

dhe çdo gjëje të gjallë. Armiku i Diellit dërgoi gjarprin i cili filloi të pijë gjakun e kaut pa e

lënë atë të bjerë në tokë. Dhe atëherë, pemët dhe lulet filluan të thahen.Dielli u zemërua, u

prek shumë dhe u mbyll të vajtonte në shpellën e tij qiellore.Nga lotët e shumtë që derdhi

nuk po ngrohte dot tokën dhe atëherë toka u mbulua nga akulli. Gjarpri, i trembur, u fut nën

tokë dhe nuk e pinte më gjakun e kaut i cili vijoi të rrjedhë pak nga pak. Pemët e bimët

filluan ta pinë, por me kursim e në heshtje dimërore.Sidoqoftë, gjatë kohës që gjarpri flinte,

ato krijuan rezervat e jetës, aq sa të shpëtonin kur të zgjohej gjarpri”. 1

Edhe Dragoi në luftë me Kuçedrën përdor vetëtimën, e cila është atribut i

qiellit.Dragoi, siç e thamë më lart, është qenie ktonike qiellore dhe, si i tillë është i lidhur me

tokën, përkatësisht me bujqësinë, që nënkupton se është në shërbim të njerëzimit që merret

me bujqësi 1 .

Ndërtimi i arketipit të mitit për përbindëshat Dragoi dhe Kuçedra

Lufta kundër Kuçedrës ose substituteve të tjera të saj paraqet luftën jetësore të të

mirës me të keqen, dritës dhe errësirës, të forcave të kozmosit kundër forcave të

kaosit.Mbytja e Kuçedrës nga Dragoi është njëri prej motiveve më të lashta dhe më të

përhapura botërore.Në Bregdetin e Jonit, në kohë shiu dhe vetëtimash e shkreptimash, thuhet

se lufton Dragoi me Kuçedrën e bregdetasit nuk i lenë gratë të dalin jashtë derës së shtëpisë,

sepse thonë se i shkojnë në ndihmë Kuçedrës. Burrat vetë dalin të gjithë jashtë dhe thonë: “O

Zot ndihmoje Dragoin tonë!”

Me legjendën për personalizimin e mitit mund të supozohet se këtu kemi disa

fragmente të një teksti ritual, të mitit, i cili përgjatë shekujve ka fituar veshjen kishtare, nën

të cilën qëndron rrëfimi mitik (pagan, ama parailire e parashqiptare) i ndeshjes midis

Vetëtimsjellësit – qiellorit dhe kundërshtarit të tij si sundues i botës nëntokësore, botës

mitike të pranverës së përhershme, ose nëse e përmbysim amën mitike (ekofeministike) të

ndeshjes së të ashtuquajturit përbindësh me kundërshtarin e tij. Meqë është fjala për një

legjendë mitike fragmentare, ku si heronj themelorë kemi Dragoin dhe Kuçedrën, të cilët në

rrafshin protoshqiptar e protoilir (në të a.q. interpretim "panteonik") figurojnë si

vetëtimmbajtës Dragoi dhe formëgjarpri Kuçedra, është e nevojshme të theksohet se nuk

~ 291 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!