20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Sipas kësaj kuptojmë se të dy këto qenie ktonike kanë bashkëjetuar, nuk kanë jetuar

në periudha të ndryshme historike, njëra pas tjetrës dhe i përkasin të njëjtës periudhë

historike.

Fjalët çelës: përbindësh, Dragua, Kuçedër, ndërtimi i arketipit, Bregdeti i Jonit.

NDËRTIMI I ARKETIPIT TË MITIT PËR PËRBINDËSHAT DRAGOI DHE

KUÇEDRA NË BREGDETIN E JONIT SHQIPTAR

Hyrje

Një nga sfidat e etnologëve sot, është ndërtimihipotetik i arketipave duke u nisur nga

ato mbetje mitike që kanë mbërritur përmes mbijetojave deri në ditët e sotme.Objekti i këtij

studimi është ndërtimi hipotetik i arketipit të mitit për përbindëshat Dragoi dhe Kuçedra në

Bregdetin e Jonit shqiptar.Mbështetur në rekonstruimin e teksteve të shenjta e të fragmenteve

të tyre, të cilët flasin për ndeshjen (agon) kozmike midis Dragoit dhe Kuçedrës është e

mundshme të rekonstruohet legjenda e Bregdetit Jonian.Miti i mbytjes së Kuçedrës dhe i

lirimit të ujërave konsiderohet se ka të bëjë me pjesën e vitit kur mungon uji dhe kur udha e

Diellit është lart, pra, rreth kthyerjes së diellit në verë.

Rekonstruimin e panteonit mitik të Bregdetit Jonian mbështetur në gjurmët e

hulumtimeve simiotiko-filologjike e semiologjiko-etimologjike (të Lambercit e Çabejt) dhe

etnologjiko-filologjike (hermeneutike të Paplekës) mund të sjellë supozimin se në legjendën

mitike të Dragoit Jonian bëhet fjalë për heronjtë kryesorë të dramës kozmike mitike nga miti

protoilir, pra edhe protoshqiptar, ku Dragoi e ka zëvendësuar alopersonazhin –

(vetëtimsjellësin, vetëtimëmbajtësin), ndërkaq Kuçedra (si sunduese e botës nëntokësore),

botën mitike të pranverës së përhershme. Në të vërtetë Dragoi dhe Kuçedra janë të vetmit

perëndi parashqiptarë e parailirë.Marrëdhëniet e tyre mund të ndërtohen pjesërisht. Kështu,

në rrafshin protoshqiptar fitojmë këtë skemë të dramës mitike kozmike: Dragoi e

mbyt/ndjek/mund Kuçedrën me vetëtimën/bubullimën. 1

Kuçedra dhe Dragoi në traditën e Bregdetit të Jonit

Në mitologjinë e Bregdetit të Jonit shqiptar, e vjetër sa dhe vetë shqiptarët në këto

troje e hapësira, ekziston një përbindësh me shumë kokë, me trup gjarpri që nxjerr zjarr nga

goja e qëquhet Himera. Herë shfaqet me kokë luani, ngërdheshur para sulmit, me bishtin e tij

të një gjarpri që në shtrirje kap nga brirët një dhi. Himera është një lloj Kuçedre në

mitologjinë e Bregdetit të Jonit.Kjo kafshë e përbindshme shfaqet kur dikton viktimën e

pastaj zhduket.Mendohet se jeton në malet Akrokeraune ose të Vetëtimave. Himera është

kafshë e steresë që “viktimat e saj” i godet me “flakët e gjata”, që i ngjajnë një gjarpri të

zjarrtë.

Me Himerën lidhet një ndër dukuritë specifike metereologjike e më mbresëlënëse të

Krahinës së Bregdetit që quhet Sifoni, ose Stihi.Ai, në kuptimin popullor, është i shtrirë nga

retë mbi malet Akrokeraune e deri në det. Zbriste po nga reja lart e futej në det. Thithte ujë

prej tij, përpinte anijet, shkulte ullinjtë. Populli mendon se kaq fuqi ka sifoni, sa nxjerr ullirin

nga toka në Palasë dhe e shpie në Vuno. Po ta prisnin, nuk bënte dëm, ndaj bënin çdo lutje e

kryenin disa rite për ta “prerë”.Dhe të gjitha e kishin burimin te Himera.

Edhe karakteristikat gjeografike të trevës rreth vendbanimit të Himarës japin pamjen

e një përbindëshi.Sipas karakteristikave të saj Kuçedra, në vija globale, përfytyrohet si hyjni

e nëntokës, sepse jeton nëpër shpella e ujëra nëntokësorë.Nga ana tjetër, ajo shkakton

~ 290 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!