20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr. Irena GJONI 1 : NDËRTIMI I ARKETIPIT TË MITIT PËR PËRBINDËSHAT

DRAGOI DHE KUÇEDRA NË BREGDETIN E JONIT SHQIPTAR

1

Departamenti: Letërsi shqipe

Universiteti i Tiranës Filiali i Sarandës

Përmbledhje

Objekti i këtij studimi është ndërtimi hipotetik i arketipit të mitit për përbindëshat

Dragoi dhe Kuçedra në Bregdetin e Jonit shqiptar. Mbështetur në rekonstruimin e teksteve të

shenjta e të fragmenteve të tyre, të cilët flasin për ndeshjen (agon) kozmike midis Dragoit

(Indra) dhe Kuçedrës, është e mundshme të rekonstruohet legjenda e Bregdetit Jonian.

Në ballafaqimin e atributeve të Kuçedrës me Dragoin në studimet etnologjike

shqiptare, duke i bërë jehonë pozitivizmit historik dhe sidomos teorisë e bartjes e të huazimit

të motiveve, bëhen përpjekje që këto dy figura mitike në koordinatën vertikale historike të

paraqiten sikur njëra ndjek tjetrën, domethënë Dragoi ndjek Kuçedrën dhe kështu krijohet

përfytyrimi sikur kemi të bëjmë me një figurë mitike, por të paraqitur me dy emra dhe që i

përkasin dy periudhave historike: Kuçedrën e një periudhe më të lashtë e ka zëvendësuar

Dragoi i një periudhe më të vonë. Duke ballafaquar Alojz Shmausin, Albert Lordin e

studiuesit rus, përqafohet pikëpamja se këtu kemi të bëjmë me një hyjni të një rendi më të ri,

që asgjëson një hyjni të një rendi më të vjetër.

Rekonstruimin e panteonit mitik të Bregdetit Jonian mbështetur në gjurmët e

hulumtimeve simiotiko-filologjike e semiologjiko-etimologjike (të Lambercit e Çabejt) dhe

etnologjiko-filologjike (hermeneutike të Paplekës), mund të sjellë supozimin se në legjendën

mitike të Dragoit Jonian, bëhet fjalë për heronjtë kryesorë të dramës kozmike mitike nga miti

protoilir, pra edhe protoshqiptar, ku Dragoi e ka zëvendësuar alopersonazhin –

(vetëtimsjellësin, vetëtimëmbajtësin), ndërkaq Kuçedra (si sunduese e botës nëntokësore),

botën mitike të pranverës së përhershme. Në të vërtetë Dragoi dhe Kuçedra janë të vetmit

perëndi parashqiptare e protoilire.

Për të mbërritur në përfundimin se këtu nuk kemi të bëjmë me shtresëzime të

atributeve të këtyre përbindshave nëpër periuadha të ndryshme historike, por me dy hyjni, të

cilat pikëtakohen, ndeshen në qiell, në një zonë të ndërmjetme midis diellit e tokës. Dhe në

këtë pikë arrijnë vertikalisht nga drejtime të kundërta: Kuçedra nga nëntoka, kurse Dragoi

nga Qielli.

Dragoi

Toka

Kuçedra

~ 289 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!