20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

edhe parafjalët caktojnë rasë (për këtë, shih R.Memushaj, 2008: 172; Josif Mita, 2005: 90).

Prandaj, themi se koka leksikore e sintagmës parafjalore nga puna është parafjala nga që e

shndërron kryefjalën në kundrinor të zhdrejtë në rasën emërore.

Për të kuptuar drejt sintagmën me të cilën operon gjuhësia gjenerative duhet njohur

edhe konceptet e tjera gjuhësore mjaft me rëndësi: valencën dhe rolet tematike, të cilat na

ndihmojnë në analizën e sintagmave. Valencë kanë foljet, emrat e mbiemrat, të cilët

caktojnë edhe role tematike 8 (edhe parafjalët caktojnë role tematike, por nuk kanë valencë) 9 .

Praktikisht, në shembujt e mëposhtëm do të vëmë në dukje emrat dhe mbiemrat (si koka të

sintagmave) në korrelacion sintaksor me sintagmat parafjalore, si p.sh.:

a) sintagmat emërore: ecja nëpër pyll, mbyllja në shtëpi, vrapimi me kalë, shkuarja

në vende të huaja, kositja me kosë, thumbimi me fjalë, fluturimi me aeroplan, ikja nga

rreziku, punimi me dorë, luftimi kundër armikut, kuvendimi me mikun, ndeja në shtëpi,

pushimi në det, gjuajtja nga larg, veshja në dimër, shkollimi për fëmijët tanë, e ardhmja

për popullin shqiptar, bredhja nëpër male, përndjekja nga armiku i përbetuar, banimi

nëpër shtëpi të huaja, veprimi me urtësi, korrja me drapër nëpër ara, hulumtimi pa

arsye, sundimi nga armiku, përmendja nga të fikëtit etj.

b) sintagmat mbiemërore: i lodhur nga puna, i molisur nga sëmundja, i logjikshëm

në të menduar, i shtyrë në moshë, i ardhur prej Anadrinit, i lodhur nga shëndeti, i

përmendur për shkencë, i matur në fjalë, i etur për dije, i shkëputur nga bota reale, i

shkelur nga armiku, i shkruar me laps të thjeshtë, i përshtatshëm për punët tona, i arritur

me shumë mundime, i sigurt për arritje të reja,etj.

Në dy grupet e sintagmave të lartshënuara del përbërës i tyre sintagma parafjalore, e

cila është kategori sintaksore 10 e një sintagme më të madhe, p.sh.: a) nëpër pyll, në shtëpi, me

kalë, në vende të huaja..., b) nga puna, nga sëmundja, për shkencë, në moshë, prej Anadrinit

etj. Vihet në dukje qartazi se rolet tematike sintagmave parafjalore ua caktojnë emrat dhe

mbiemrat. Në grupin e parë (a) kemi sintagmën emërore, sepse koka e këtyre sintagmave

është emri, kurse në grupin e dytë (b) kemi sintagmën mbiemërore dhe kokë e këtyre

sintagmave del mbiemri. Emri dhe mbiemri janë në funksion të kokës së sintagmës dhe këto

dy klasa fjalësh kërkojnë plotësimin e valencës. Këtë plotësim valencash e bëjnë sintagmat

parafjalore, të cilat së bashku ndërtojnë sintagmën emërore dhe mbiemërore në shembujt e

marrë më lart.

Më poshtë po vëmë në dukje skemën e pemës së sintagmës parafjalore dhe

mbiemërore sipas rregullës X-bar me tri nivele projektimi 11 .

SP’’ 12 SM’’

Spec P’ Spec M’

P 0 SE M 0 SP

pikërisht para derës së shtëpisë aq i etur për dije

~ 287 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!